Kur jeni në një punë full time dhe keni fëmijë është shumë e vështirë që të kujdeseni dhe të merreni me detajet për pastërtinë e shtëpisë suaj.
Ne po ndajmë me ju 7 mënyra të thjeshta për të pasur gjithmonë një shtëpi të pastër.
- Harrojeni perfeksionin
Kjo gjë ndonjëherë mund të duket e vështirë, sidomos kur je e fiksuar pas perfeksionit. Por ja që ndonjëhere është e nevojshme. Pastroni aq sa të mundeni në atë pak kohë që keni.
- Hidhini gjërat e panevojshme
Një shtëpi që është e mbingarkuar është shumë e vështirë për t’u pastruar. Sigurohuni të blini apo të keni vetëm gjerat, rrobat që ju nevojiten për periudhën që jeni. Kështu çdo gjë do të jetë me e lehtë, shtëpia do të duket më e rregullt, më e pastër dhe më e madhe.
- Organizoni dhe vendosini gjërat në vendet e caktuara
Kur keni një system apo një rregull që thotë: “çdo gjë ka vendin e vet dhe çdo gje duhet të kthehet në vendin e vet”, e gjitha familja do të jetë më e predispozuar ta zbatojë atë rregull.
- Zgjidhni gjënë më primare që duhet pastruar
Kur I hedh një sy shtëpisë dhe shikon që cdo gjë duhet rregulluar apo pastruar është shumë e lehtë të dorëzoheni. Por përpiquni që të shikoni me kthjellësi, shikoni gjënë e parë më kryesore që duhet pastruar apo që ka më shumë nevojë për t’u pastruar. Ndonjëherë mund të jetë larja e enëve, ndonjëherë larja e tualetit, ndonjëherë fshirja dhe larja e shtëpisë etj.
- Bëni një pastrim apo rregullim 15 min para se të flini
Do t’ju sugjeronim të krijonit një zakon , të pastroni shtëpinë cdo natën para gjumit për 15 minuta. Kjo gjë do të bënte shumë diferencë . Gjithashtu, mund të vendosni që edhe fëmijët tuaj t’ju ndihmojnë në këto 15 minuta.
- Punësoni fëmijët tuaj
Një ndihmesë nga fëmijët do të ishte një gjë fantastike. Ju lejon të keni më shumë kohë dhe shumica e punëve që ngelen për në fundjavë do të jenë të përfunduara. Motivojini fëmijët tuaj duke i përcaktuar detyrat apo punët që kanë për të bërë pas shkolle.
- Telefononi Ndihma Plus
Në rast se nuk ja dilni dot dhe doni ta merrni fundjavën pushim, telefononi në numrin 069 33 81 880 dhe do të jemi shumë të lumtur t’ju ndihmojmë.