Si ta ndihmojmë fëmijën të rritet?

Si ta ndihmojmë fëmijën të rritet?

Vëzhgimi i rritjes së fëmijës në vitet e paratë jetës është ndoshta faza më e vecantë e rritjes së tyre. Fëmijët e vegjël janë unikë dhe në dy vitet e para të jetës së tyre fitojnë aftësi të reja me një shpejtësi të habitshme. Cdo ditë mësojnë gjëra të reja, shfaqen sjellje të reja dhe manifestohen reagime të  ndryshme. Aspekti më interesant është që cdo fëmijë zhvillohet me një ritëm të ndryshëm.

Zhvillimi normal lejon të kuptojmë aspektet e ndryshme të sjelljes. Ndonjëherë fëmijët adoptojnë sjellje zhgënjyese, por që zakonisht bëjnë pjesë në një zhvillim normal. Pavarësia, ankthi i shkëputjes ,apo xhelozia janë disa nga pikat që përbëjnë bazën e shumë ndryshimeve gjatë zhvillimit që ndikojnë dukshëm mbi sjelljen e fëmijës.

Megjithatë, fëmijët duhet inkurajuar  të përballen me sfida që i përshtaten moshës së tyre, dhe që i lejojnë ata të eksplorojnë dhe eksperimentojnë botën gjatë fitimit të aftësive të reja. Mbështetja dhe inkurajimi bëjnë që ata të kenë një siguri më të madhe te vetvetja.

Cfarë ndodh në javët e para të jetës së fëmijës?

Të porsalindurit, megjithëse kanë një kontroll të pakët të muskujve dhe nuk janë në gjendje të ngrenë kokën, janë të aftë të shohin atë c’ka i rrethon, duke reaguar ndaj personave, tingujve, ngjyrave dhe formave. Shohin me kënaqësi fytyrat e njerëzve dhe madje ndonjëherë  ndërveprojnë më objekte të shndritshme në lëvizje. Foshnjave duhet t’u flasësh dhe të luash me to duke i argëtuar.

Javët e para janë ato, në të cilat vendoset një lidhje me familjen: prandaj është e nevojshme një sasi e madhe kohe për t’i ushqyer , ndërruar si edhe për të qëndruar me fëmijën.

Mbas 6 javësh, fëmijët janë gjithnjë e më tepër në gjendje të reagojnë në mënyrë pozitive dhe të gjallë ndaj tingujve, fytyrave veprimeve e kështu me radhe. Megjithatë, të porsalindurit , ata asimilojnë cdo gjithçka, vetëm se nuk janë në gjendje të përgjigjen. Disa prej tyre lëshojnë tinguj dhe buzëqeshin ndaj fytyrave të të tjerëve. Fëmijët janë në gjendje të ndjekin më mirë objektet me ngjyra të shndritshme dhe bëjnë tentativat e para për të kapur gjëra, por nuk janë akoma në gjendje ti mbajnë ato apo të luajnë me to.

Flenë vazhdimisht, por reagojnë më tepër dhe bëjnë zhurmë, pjesërisht si reagim ndaj veprimeve të të tjerëve. Tashme ata janë më pak pasivë ndaj situatave, pozicioneve dhe nevojave.

Fjalët e para: mami dhe babi

Kur fëmija bëhet 9 muajsh ndërveprimi me botën bëhet gjithnjë e më kompleks. Lëvizjet e trupit bëhen më të qëllimshme dhe drejtohen ndaj dickaje që fëmijës i duket më tërheqëse. Fëmijët përpiqen të mësojnë  gjëra, vende dhe persona, mbledhin objekte dhe prekin cdo gjë. Gishti tregues dhe gishti i madh mund të veprojnë së bashku për të kapur apo shtrënguar dicka. Për fëmijën bëhet thelbësore të marri pjesë në lojra të tilla si “ku ku” me të cilat argëtohet mjaft. Tani fillohet të kuptohet edhe intonacioni i “Jo”-së , tingujt që lëshon janë më domethënës dhe fillon të belbëzojë fjalët e para “mami” dhe “babi”. Gjithashtu u kushtojnë vëmendje më të gjatë kur një i rritur u lexon libra të ilustruar.

Në këtë periudhë vihet re dhe frika ndaj të huajve. Kuptohet që prindërit janë të preferuarit për fëmijën dhe n.q.s në muajt e paë ata pëlqenin cilindo që i mbante në krahë dhe tregonte kujdes ndaj tyre, tani ata qajnë sa herë që një person i huaj i merr në krahë. Tashmë ata janë në gjendje të rrinë ulur dhe lëvizin duke u zvarritur  me një shpejtësi të habitshme. Gjithashtu në këtë fazë fëmijëve u pëlqejnë shumë të rrinë në këmbë duke u mbajtur diku apo duke i mbajtur dikush.

 

Burimi: Manual për Shërbimet në Familje

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this