Ne e dimë sesa shumë të zëna jeni ju kur keni një apo më shumë fëmijë të vegjël në shtëpi. Dhe për të mos mjaftuar të gjitha shishet e qumështit, biberoni, pampersat për ta zënë totalisht kohën tuaj… janë edhe ato lodrat e shpërndara në të githë shtëpinë, poshtë divaneve, nëpër kuzhinë, mbi karrige , sipër divaneve , krevateve etj. Epo, ato lodra mama të dashura kanë nevojë për vëmendjen tuaj! Dhe e dini pse? Sepse bakteriet dhe mirimangat i duan aq shumë ato, saç i duan edhe të vegjëlit tuaj.
Prandaj ato minimalisht duhen pastruar një herë në muaj.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla të vlefshme sesi ti lani në mënyrë që të vegjlit tuaj të luajnë të sigurt.
- Në lavatriçe
Lajmi i mirë është që shumë nga lodrat e fëmijëve tuaj mund të lahen kollaj në lavatriçe. Thjesht shikoni etiketën udhëzuese dhe vendosini në gradacionin e duhur.
- Lavastovilje
Larja e lodrave në lavastovilje është opsioni tjetër. Detergjenti i lavastoviljes dhe ujë i nxehtë do të bëjë larjen dhe dizifektimin e lodrave. Nëse nuk keni një lavastovilje, mund ti lani në lavaman me ujë të ngrohtë dhe me detergjentin e enëve. Lodrat elektronike, lodrat që janë shumë të mëdha ose lodrat prej druri duhet t’u merret pluhuri dhe ti dizifektoni manualisht.
- Larje me açe
Për lodrat që lahen në lavatrice mund të shtoni një gjysmë filxhani, kurse kur i lani lodrat në lavaman mund të shtoni gjysmë filxhani açe për një galon ujë.
- Larje më uthull
Për një larje më të thjeshtë dhe ekologjike , mund të merrni në konisderatë uthullën e bardhë. Në një shishe me sprucim mbusheni me ujë dhe me uthull në porcion të njëjtë dhe spruconi lodrat dhe lërini për 15 minuta. Më pas shplajini mirë. Kjo metodë nuk funksionon për lodrat që janë prej pellushi apo kafshët e mbushura.
- Pastrimi i lodrave të përdorura më parë
Sigurohuni të pastroni mirë lodrat që mund t’ju falin për fëmijët tuaj, apo që i keni blerë në një dyqan me lodra dhe gjëra të përdorura. Përdorni pak açe ( kur lodrat e lejojnë), futini në lavatriçe ose pastrojini me uthull.
Ndihma Plus është një agjenci shërbimesh që operon në treg me shërbimet e pastrimit që nga viti 2015.
Nëse dëshironi të keni më shumë kohë për veten , për fëmijët dhe familjen na kontaktoni në numrin 0693381880.
Referenca: Mollymaid.com