Rritja e fëmijëve mund të jetë një veprimtari shumë sfiduese! Disa fëmijë janë disi të llastuar dhe të pabindur. Konsideroni faktin se kur keni të bëni me një fëmijë të llastuar është sjellja tij që ju shqetëson më tepër sesa fëmija! Fëmijët mund të ketë disa nevoja të paplotësuar dhe sjellja e tyre mund të jetë një përpjekje për të tërhequr vëmendjen rreth çështjes. Ju mund ta ndihmoni fëmijën duke u siguruar se do t’ju tregoj se çfarë kanë nevojë. Megjithatë është e nevojshme të krijoni kufij, për t’u marrë me gënjeshtrat dhe për të forcuar sjelljen e mirë me fëmijën. Asnjë prind nuk do ta pranonte lehtë faktin se fëmija tij mund të jetë disi ose shumë i llastuar, por e rëndësishme është që ata të përpiqen të zbusin sjelljen e fëmijëve, duke i bërë më social dhe më pak egoist!
Më poshtë ju propozojmë disa hapa për tu ndjekur në rastet e fëmijëve të llastuar :
- Krijoni një rregullore
Hartimi i një rregulloreje mund të jetë një ide shumë e mirë për të zbutur disi sjelljen e fëmijës suaj, por kjo duhet bërë duke pasur gjithmonë parasysh moshën e fëmijës dhe temperamentin e tij. Fëmijët e vegjël kanë nevojë për rregulla të thjeshta dhe të drejtëpërdrejta, ndërkohë që fëmijët më të mëdhenjë mund të nisin të kuptojnë rregulla më forta, të cilat varen gjithmonë nga situatat e vështira! Natyra e rregullores duhet të përfshijë rregulla të tilla që të minimizojnë sjelljet e tepruara të fëmijës suaj. Të tilla si :
- nëse fëmija juaj bëhet agresiv kur nuk merr menjëherë dhe gjithmonë atë që kërkon, atëherë ju duhet të mendoni një rregull që e bënë këtë sjellje tërësisht të ndaluar
- lista duhet të përfshijë një seri gjërash që prisni që fëmija juaj të kryej çdo ditë si : të laj dhëmbët, të rregulloj shtratin, të rregulloj lodrat etj
- përfshijeni dhe kërkoji mendim fëmijës suaj për të hartuar rregulloren, si përshembull duke i drejtuar pyetje të drejtëpërdrejta : çfarë duhet të bësh në mëngjes përpara se të nisesh për në shkollë?
- uluni dhe rishikojini disa herë rregulloren tuaj, në mënyrë që fëmija të dijë se çfarë pritet të bëj ai!
- Vendosni masa të vogla penalizuese në thyerjen e çdo rregulli
Jo vetëm që duhet të hartoni me vëmendje dhe kujdes një rregullore për tu ndjekur nga ana fëmijës suaj, në mënyrë që të zbus disi sjellen e tij prej mistreci, prindëri gjithashtu duhet të jetë shumë i qartë se nëse rregullat thyhen, fëmija duhet të përballet me dënime të vogla! Nëse një rregull me rëndësi thyhet ( përshembull : fëmija bëhet agresiv dhe ju gjuan ), dënimi duhet të jetë disi më serioz se sa kur një rregull më i thjeshtë shkelet ( përshembull : fëmija përton të rregulloj krevatin e tij ). Prandaj në këtë pikë duhet të keni parasysh elementët e mëposhtëm :
- asnjëherë mos ushtroni dhunë fizike të asnjë lloj natyre mbi fëmijën tuaj çfarëdo lloj rregulli që të thyej. Kjo sepse është një sjellje e rëndë nga ana juaj si madhor dhe ju largon nga fëmija dhe njëherësh i jepni një model të keq, ku ai mund ta përdor dhunën tek të tjerët ose më të vegjlit!
- sigurohuni që listën e rregullave ta keni hartuar së bashku me fëmijën tuaj dhe njëherësh edhe secilën masë penalizuese për thyerjen e çdo rregulli. Në këtë mënyrë ju e përfshini maksimalisht në proces dhe fëmija juaj do ta ketë të qartë si kristali se çfarë e pret nëse thyen ose nuk i bindet një rregulli.
- me fëmijët më të mëdhenjë në moshë, prindërit duhet të diskutojnë të gjithë elementët së bashku duke përfshirë rregullat dhe pasojat që lindin me thyerjen ose mos bindjen. Është e arsyeshme që prindërit të pyesin dhe të presin reagimin e fëmijës në lidhje me këto standarte të reja që janë duke vendosur për sjelljen në familjen e tyre.
- Mbajini të angazhuar , mos ju lini kohë të lirshme
Fëmijët që mërziten lehtë, do të jenë gjithmonë në kërkim të mënyrave më të reja dhe më interesante për tu argëtuar. Në një kohë që të qënit kreativ dhe të pasurit imagjinat është diçka pozitive për fëmijën tuaj, gjithashtu mund të jetë disi e rrezikshme pasi fëmija mund të kalojë nëpër mend sjellje ose veprime, për të cilat ata e dinë që nuk duhet t’i bëjnë! Prandaj është e rëndësishme që prindërit të marrin masa të tilla si :
- nëse fëmija juaj do të kaloj një ditë tërësisht i mbyllur në shtëpi, duhet të organizoni disa veprimtari që ta mbajnë të angazhuar, vëreni të vizatoj, të lexoj një libër, të shoh një film që i pëlqen.
- kaloni pak kohë duke luajtur së bashku, kërkojini që t’ju ndihmojë të përgatisni një kek.
- gjithashtu është mirë t’ju lini pak kohë të sajojnë lojërat e tyre, por gjithmonë prindërit duhet të gjejnë kohën të qëndrojnë më fëmijët
- Krijoni një program ose ritual ditor
Në mënyrë që ta përfshini fëmijën tuaj gjithmonë e më shumë në aktivitete brenda dhe jashtë shtëpisë, duhet të organizoheni dhe të planifikoni një rutinë ditore, veçanërisht për fëmijët që janë në shkollë. Kjo rutinë i ndihmonë fëmijët të dinë se çfarë dhe kur duhet të bëjnë diçka, duke shmangur kështu mërzitjen por edhe stresin! Prandaj duhet të veproni :
- vërini në gjumë në të njëjtin orar çdo mbrëmje, gjithashtu përpiquni t’i bëni të kenë edhe të njëjtin orar zgjimi çdo ditë, përfshirë fundjavat.
- krijoni një proces që përsëritet natyrshëm, si përshembull të bëjnë një dush çdo mbrëmje përpara gjumit, gjë që i ndihmon të çlodhen e njëherësh të kuptojnë se pas pak do të jenë në krevat.
- nëse për ndonjë arsye ndodh që të mos i përmbaheni dot rutinës suaj, zëvendësojeni me një aktivitet të ngjashëm dhe mbani premtimin se do t’i qëndroni pranë
- Kur vendosni rregulla, kini gjithmonë parasysh moshën e fëmijës
Logjikisht me rritjen e fëmijës, prindërit duhet t’i rishikojnë dhe riforumlojnë rregullat dhe pasojat e tyre. Gjithsesi duhet të mos harroni se fëmijët e vegjël nuk mund t’i kuptojnë siç duhet rregullat e vështira, ndërkohë që fëmijëve më të mëdhenjë mund t’ju lejohet të kenë pak më shumë pavarësi! Në këtë pikë duhet :
- fëmijët e grupmoshës 0 – 2 vjeç, nuk janë në gjendje të kuptojnë një gamë të gjërë rregullash. Prandaj nëse prindërit dëshirojnë të shmangin incidente është e këshillueshme të kenë vëmendje tek siguria tij dhe të largojnë gjërat me rrezik nga ambienti shtëpisë. Nëse ata fiksohen se duhet të kenë diçka që mund t’ju shkaktoj problem, prindërit duhet të jenë të qetë dhe shumë të sigurtë kur t’ju thonë ‘jo’! Dhe njëherësh t’i shpërqëndrojnë duke i përfshirë në një aktivitet tjetër. Por prindërit duhet të shpenzojnë më shumë kohë me këtë grupmoshë duke i shpjeguar dhe rishpjeguar fëmijës përse nuk duhet të bëjë disa sjellje agresive të rënda si përshembull të kafshojë ose gjuaj fëmijët e tjerë!
- fëmijët e grupmoshës 3 – 5 vjeç do të jenë në gjëndje të kuptojnë lidhjen midis shkakut dhe pasojës. Prandaj nëse ai sillet në një mënyrë që bie ndesh me rregullat tuaja, shpjegojani se ku po verpon gabim dhe se nëse e përsërit do të ketë dënim. Nëse ata gjithsesi zgjedhin të shkelin rregullin, prindëri duhet t’ju sjell në kujtesë se i kishin parlajmërur dhe të mbajnë qëndrim ndaj sjelljes së gabuar!
- grupmosha e fëmijëve 6 – 8 vjeç janë shumë të aftë të kuptojnë disiplinën. Krijoni një kohë të caktuar, pa asnjë element që ju tërheq vëmendjen (televizion, celulare, lojera elektronike ) që ata të kenë mundësi të mendojnë rreth asaj çka mund të kenë bërë gabim. Gjithsesi edhe me këtë grupmoshë, prindërit duhet të jenë të ndërgjegjshëm që nuk duhet të marrin masa shumë ekstreme. Nëse ata irritohen më shumë nga koha qe ju jepet për reflektim, prindërit duhet ta njoftojnë se kjo kohë do të zgjatet derisa ata të jenë në gjëndje të qetësohen sërish.
- për fëmijët e grupmoshës 9 – 12 vjeç, prindërit duhet të nisin të përdorin disa dënime që krijojnë mirëfill disiplinë, si përshembull t’i dënojë një javë pa dalë nga shtëpia përveçse për në shkollë, nëse ata thyejnë një rregull të caktuar. Në këtë moshë, fëmijët duhet të fillojnë të kuptojnë dhe të kenë të qartë se duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet dhe sjelljet e tyre në familje dhe në raport me të tjerët
- në moshën e adoleshencës, rregullat duhet të rishikohen edhe një herë, në mënyrë që të mos shkelin në pavarsinë dhe kontrollin e fëmijës pa arsye. Nëse një rregull thyhet në këtë fazë, sigurisht që duhet të ketë ende pasoja, por sërish prindërit duhet t’i mëshojnë rëndësisë idesë së respektimit të rregullave. Përshembull nëse fëmija juaj adoleshent vonon të kthehet në orar dhe as nuk ju telefonon për t’ju lajmëruar se po vonohet, prindërit duhet t’ja shpjegojnë qartë dhe pastër përse kjo sjellje e tij është shqetësuese dhe e gabuar. Prindërit duhet të sigurohen që në situata të tilla me fëmijët adoleshent, të marrin edhe feedback nga ana tyre duke dëgjuar versionin që kanë për veprimin që i ka bërë të shkelin rregullat!
Fëmijët e cilëdo grupmoshë gjithsesi vijnë në jetën e familjes dhe prindërve të tyre pa një manual të saktë përdorimi! Çka do të thotë se prindërit përveç faktit se duhet të përpiqen në mënyrë konstate t’i rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre sa më mirë të jetë e mundur, duke minimizuar sjellje të pa pëlqyeshme, duke krijuar mënyra të reja dhe sa më efektive që nuk ndikojnë në formimin e karakterit të fëmijës. Nga ana tjetër përindërit duhet të jenë të ndërgjshëm që asnjë masë apo rregullore e hartuar dhe e kërkuar për tu respektuar nga ana fëmijëve tyre, nuk është e pandryshueshme apo e patjetërsuesshme! Me rritjen e tyre, fëmijët zhvillojnë temperamentin dhe karakterin vetjak, prandaj është e rëndësishme të përpiqemi të rrisim një brez fëmijësh të aftë për t’u socializuar me sho – shoqin dhe të aftë të qëndrojnë të fokusuar në objektivat apo prirjet e tyre, duke i shndërruar në individë të zotë për veten dhe shoqërinë!