Truke magjike për pastrimin e shtëpisë

Truke magjike për pastrimin e shtëpisë

Ta mbash shtëpinë të pastër është një lloj arti. Në fillim mund të duket sikur mjafton të vësh pak rregull, por në të vërtetë, zonjat dhe zotërinjtë e rinj të shtëpisë, shpesh nuk e kanë idenë çfarë duhet të bëjnë me ciflat e ushqimit të tharë në mikrovalë dhe furrën që një pjesë të ushqimit vendos ta mbajë për vete. Për fat, ka disa truke që pastrojnë edhe pajisjet më të vështira me pak fantazi, pa qenë nevoja të kesh diplomë për punët e shtëpisë. Provoji, ose tregoja personit që jeton me ty që mund t’i duhen. Shtëpia do ju falenderojë.

Pastro mikrovalën me avull dhe limon

Mos e fërko mikrovalën. Vendos në të një enë me ujë dhe lëng limoni për pesë minuta dhe shiko sesi avulli do i zbusë copëzat e ngurosura të ushqimit. Kaloji një copë të pastër dhe gjithçka do shkëlqejë.

Fshi qimet e kafshëve me një dorashkë gome

Zhyte dorashkën në ujë dhe pastaj kaloje dorën mbi kolltukët e mbushur me qimet e maces ose të qenit, tapete apo sedilje makinash për ta mbledhur pushin, pa nevojën e rroller-ave.

Pastro tiganët e djegur me sodë buke

Në fillim, ziej ujë dhe uthull të bardhë në një tigan për të hequr pjesën më të madhe të shtresës së ushqimit të ngjitur. Gërryej pjesët ku ka ende mbetje me sodë buke për t’i pastruar plotësisht.

Bëji pllakat të shkëlqejnë me furçë dhëmbësh

Largo papastëritë mes pllakave me një përzierje sode dhe uji të vendosura mbi furçë dhëmbësh.

Jepu shkëlqim enëve të argjendta, vazove dhe bizhuterive me ketchup

Ketchup-i bën të shkëlqejnë përsëri serviset e argjendit që janë veshur dhe largon shtresën e sipërme mbi enët dhe tiganët prej bakri. Mund të pastroni edhe bizhuteritë me të, për më tepër.

Pastro frigoriferin me sodë dhe ujë

Pastro gjithë njollat e ushqimeve me një përzierje të thjeshtë sode. Hidh katër lugë gjelle në një çerek litri ujë dhe fërko sipërfaqet me një copë të pastër.

Ndalo grumbullimin e smërçit mbi rubineta me një limon

Shkrije atë shtresën e formuar nga grumbullimi i minerave dhe njollat e ujit me lëng limoni

Dezinfekto dyshekun me  vodka

Po, një spruco vodka vret bakteret që shkaktojnë erë të keqe dhe dezinfekton. Thjesht mos e tepro me sasinë dhe lëre dyshekun të thahet para se të vendosësh çarçafët dhe shtrojet mbi atë.

Hidh limon në koshat e mbeturinave që të mos vijnë erë e keqe

Akulli, kripa dhe një agrum do çaromatizonin edhe koshin më problematik të plehrave.

Lëre amoniakun ta pastrojë furrën

Hidh gjysmë filxhani amoniak në një enë dhe lëre brenda në furrë për një natë. Voilà! Ushqimi i mpiksur bie dhe të ngelet vetëm ta fshish nga brenda.

Do ndihesh si nje supergrua.

 

Burimi- Revista Class

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this