Unë jam unë ( Bebi para pasqyrës dhe roli i saj)

Unë jam unë ( Bebi para pasqyrës dhe roli i saj)

Fëmijët tregojnë që në vitin e parë të jetës interes të madh ndaj shëmbëlltyres së tyre para pasqyrës. Për ta ajo është një partner loje. Ata  e kundrojnë atë me vëmendje, i buzeqëshin dhe bisedojnë me të. Fëmijët trokasin në pasqyrë.

Drejt fundit të vitit të parë të jetës sejllja e tyre ndryshon. Fëmijet i ofrojnë shëmbëlltyrës së tyre në pasqyrë lodra për të luajtur. Duke kujtuar se është fshehur para pasqyrës, mundohen ta kapin dhe ta nxjerrin para. Fëmijët e kthejnë pasqyrën nga ana e pasme, kërkojnë partnerin e hamendësuar të lojës dhe habiten kur nuk gjejnë gjë aty. Ata i bëjnë një kontroll pasqyrës.

Nga fillimi i vitit të dytë të jetës, për shume femijë, pasqyra merr nuancë të jashtëzakonshme. Ata kundrojnë në pasqyrë veten dhe lëvizjet e tyre me vëmendje. Ata e rrotullojnë kokën sa andej-këndej njëhere me ngadalë, pastaj me shumë shpejtësi. Fëmijët duken të hutuar. Ata vështrojnë vjedhurazi ose të druajtur në pasqyrë. Ka raste kur ata fillojnë papritur të qajnë, e shtyjnë pasqyrën tutje dhe fshehin fytyrën. Një pjesë e fëmijëve tregon hapur habinë ndaj vetes. Ata vështrojnë veten nga lartë poshtë, ngërdheshen dhe bëjnë klllounin. Ajo që fëmijët nuk arrijnë në një vit e gjysmë të jetës, edhe pse e shohin veten aq gjatë në pasqyrë është: njohja e vetes !

Ndërmjet muajit të tetëmbëdhjetë deri në të njëzetekatërtin fillon perceptimi i vetes. Studiues të ndryshëm e kanë analizuar këtë cështje. Ata i vunë një njollë të kuqe fëmijës në fytyrë. Para muajit të tetëmbëdhjetë fëmijës nuk do ti tërhiqet vëmendja nga njolla e kuqe, por pas kësaj moshe , dallon njollën në fytyrën e vet dhe dëshiron ta kape atë. Fëmija e di: Pasqyrimi në fytyrë jam unë, si rrjedhoje njolla me ngjyrë duhet të jetë në fytyrën time.

Perceptimi i vetes në shëmbëlltyrën e pasqyrës është vetëm një aspekt i zhvillimit të un-it. Figura e brendshme e personit të un-it zhvillohet në shumë etapa të vogla. Disa nga këto etapa shprehen në sjelljen e fëmijëve. Rreth moshës gjashtëmuajshe, ata fillojne të njohin trupin e tyre. Ata prekin veten nga koka deri te majat e gishtave të këmbëve. Me perceptimin e un-it fëmija nis ta shohë edhe njeriun përbri si individ dhe të jetojë ndjenjat e tij. Para muajit të pesëmbëdhjetë të jetës, fëmija reagon ndaj gëzimit, hidhërimit, apo dhimbjes së një pjestari të familjes. Nëse motra qan, ai nis gjithashtu të qajë. Pas kësaj moshe fëmija ndryshon sjelljen e tij kur një person i afërt është i trishtuar apo ka dhimbje. Ai nuk vuan vetëm tok me të, por mundohet edhe ta lehtësoje dhimbjen e tij. Mënyra sesi prindërit sillen me veten dhe fëmijët ndaj dhimbjes, frikës dhe trishtimit, ka të bëjë me faktorë të tjerë nëse dhe kur përpiqet një fëmijë të ndihmojë apo të ngushëllojë një njeri që vuan apo që është i trishtuar.

 

Burimi : Largo, H. Remo, Vitet e foshnjërisë,Uegen, Tiranë, 2000.

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this