10 sekrete nga një dado që mund të flas me cdo fëmijë

10 sekrete nga një dado që mund të flas me cdo fëmijë

Jo Frost , ekspertja nga emisioni televiziv Supernanny është një idhull për shumë prindër nga shumë vende të botës.  Një psikologe profesioniste, Jo mëson të rriturit sesi të reagojnë ndaj të vegjëlve dhe të krijojnë një atmosferë të shëndetshme në familjet e tyre.

Metodat e Jo-së mund të përmblidhen në 10 rregulla kryesore.  Ne kishim shumë dëshirë ti ndanim ato me ju. Mbani shënim!

 

  1. Falenderojini dhe shpërblejini

Fëmijët gjithmonë duhet ta dinë se ju jeni të kënaqur me ta. Inkurajimi mund të shprehet dhe me fjalë si : vajzë e mirë/ djali i mirë, të lumtë ose jam shumë krenar për ty. Ndjesitë janë shumë të rëndësishme për ta, kështu që përqafojini sa më shpesh që të jetë e mundur. Është një gjë shumë e mirë  në qoftë se ju shpërbleni fëmijët tuaj me yje apo ndonjë dekoratë tjetër për arritjen e tyre. Vendosini ato në vende të dukshme, në mënyrë që ata t’i shikojnë qartë- kjo është një nxitje e madhe që ata të sillen mirë.

  1. Kundërshtimi

Fëmijët tuaj duhet të dinë se “jo” është një rregull që nuk diskutohet. Prandaj rregullat që ju i vendosni fëmijës tuaj duhet të zbatohen nga e gjithë familja apo dhe nga njerëz të tjerë që nuk jetojnë aty. Në qoftë se fëmijët tuaj nuk u lejohet të pinë coca-cola, të shikojnë televizor përpara se të shkojnë në krevat apo të prekin gjërat tuaja, ja u thoni këtë gjë dhe personave të tjerë që kujdesen për ta. Rregullat e vendosura nga ju, nuk duhet të thyen nga askush.

  1. Oraret

Fëmijët tuaj ndihem më të sigurt apo më mirë kur disa gjëra ndodhin gjithmonë në orare të caktuara të ditës. Prandaj të rriturit duhet t’u mbajnë fëmijëve të tyre orare të caktuara. Në këtë mënyrë, fëmijët tuaj gjithmonë do të dinë cfarë duhet të bëjnë në këtë apo në atë orar.

  1. Vendosni limite

Shumë prindër shpesh mendojnë se fëmijët e tyre e dinë vet se cfarë është e gabuar dhe cfarë jo. Kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi anëtarët e rinj të familjes nuk kanë njohuri të mjaftueshmet dallojnë të mirën nga e keqja pa pasur një ndihmë. Është detyra e të rriturit t’i shpjegojë cfarë duhet dhe cfarë nuk duhet të bëjnë.

  1. Disiplinë

Të vendosësh kufij ndonjëherë është e padobishme pa disiplinë dhe ndëshkimin. Në qoftë se fëmijët tuaj thyejnë rregullat ata duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat. Ndëshkimet duhet të ndikohen dhe nga rregullat që ata thyejnë- nga një rregull që nuk duhej thyer për asnjë motiv, te një gjë e vogël që mund edhe te tolerohet. Prindërit duhet të kuptojnë që ndëshkimi është një veprim, jo një kërcënim. Kështu që qoftë se fëmija nuk sillet mirë, prindërit duhet të bëhen të fortë dhe të veprojnë.

  1. Paralajmërimet

Paralajmërimi shërben që fëmija të kuptojë që po bën gabim dhe të ndryshojë veprimin. Ju mund ta paralajmëroni fëmijën tuaj në dy mënyra:  në një mënyrë të mirë dhe në një mënyrë më strikte. Mënyra të mira paralajmërimi janë : “Shpejto se u bë vonë dhe ti je akoma duke veshur pantallonat” apo” Nxito se darka është gati.”

Paralajmërimet më strikte përdoren kur fëmija juaj po sillet keq dhe ju mund të përdorni shprehjet si :” “Në qoftë se nuk ndalon së vepruari në këtë mënyrë, do të ndëshkoj”  Dhe pas këtij paralajmërimi, në qofë se fëmija juaj nuk ndalon , atëherë duhet të aplikoni ndëshkimin.

  1. Sqaroni cfarë prisni prej tyre

Sic e thamë më sipër, fëmijët nuk e dinë se cfarë është e mirë apo e keqe apo cfarë pritet prej tyre. Prindërit duhet t’ia u bëjnë shumë të qartë këtë gjë. Më e mira që mund të bëhet është që t’i vendosni një poster në  dhomën e tyre, ku mund të shkruani: fëmijët e mirë gjithmonë e mbajnë dhomën e tyre pastër, ndihmojnë të moshuarit dhe nuk diskutojnë me prindërit e tyre.

  1. Vetëkontroll

S’ka rëndësi sesa keq mund të sillet fëmija juaj, ju gjithmonë duhet të ruani qetësinë. Mos humbisni kontrollin. Mbani një qëndrim të qetë por strikt. Duke ruajtur kontrollin, ju do t’i tregoni fëmijës suaj që sa herë të sillet keq do të ndëshkohet.

  1. Përgjegjësi

Qysh në moshë të vogël, fëmijët tuaj duhet të kenë disa përgjegjësi në shtëpi, të cilat do të bëhen më të mëdha gjatë kohës që rriten. Mos i jepni detyra , të cilat me shumë mundësi ata nuk do t’i arrijnë. Një fëmijë 5 vjec nuk mund të rregulloj lodrën e prishur, por të marr pluhurat e një mobilie mund ta bëjë shumë lehtësisht. Sigurohuni që ta inkurajoni fëmijën duke ju ndihmuar në punët e shtëpisë dhe pasi të ketë përfunduar jepini një shpërblim.

  1. E drejta për të pushuar

Cdo kush ka nevojë për pushim, edhe anëtarët e rinj të familjes. Mundohuni qe mos t’ia ngarkoni shumë ditën me aktivitete, mësime, kurse, kjo gjë do ti bëjë ata jo të lumtur. Duhet të kenë një kohë të lirë ku ata mund të bëjnë c’të duan.

 

Burimi-  Jo Frost’s Toddler Rules: Your 5-Step Guide to Shaping Proper Behavior

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this