Sfungjerët e enëve janë shumë të përdorshëm jo vetëm për larjen e enëve por edhe për të pastruar gjëra të tjera, si p.sh bufenë, tavolinën etj. Por a jeni në dijeni se ju mund të përhapni shumë bakterie duke përdorur një sfungjer? Sic e përmendëm dhe më sipër, sfungjerët përdoren për të pastruar shumë gjëra dhe lagështira që ato mbartin shkakton shumë baktere. Si mund ti dizifektoni ata? Më poshtë do të gjeni 3 mënyra:
- Mikrovala
Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta dhe të përdorshme. Merrni sfungjerët dhe vendosini në mikrovalë për 2 minuta. Normalisht ata duhet të jenë të lagur, pasi të tharë marrin flakë.
- Lavastovilje
Edhe kjo metodë është shumë e thjeshtë. Vendosni sfungjerin së bashku me enët në lavastovilje dhe u bë. Kjo metodë larje vret 99.99% të bakterieve.
- Ace
Përzieni acen me ujë në një enë dhe vendosni sfungjerin aty për 5 minuta. Në qofte se e përzieni me ujë të ngrohtë do të jap më shumë efekt. Ja dhe një këshillë; Bëjeni përzierjen në lavamanin e enëve, kështu lani dhe lavamanin dhe sfungjerin.
- Uthull
Ja dhe një zgjidhje e thjeshtë. Vendosni sfungjerin në një enë dhe i hidhni uthull. Lëreni atje për 10 minuta dhe sfungjeri do të dizifektohet.
Keni nevojë për më shumë ndihmë sesa një sfungjeri pastruar? Na lini ne të kujdesemi! Telefononi në numrin 069 33 81 880!
Burimi- Molly Maid