Shumë prindër janë mërzitur duke lexuar, dëgjuar efektet negative që teknologjia ka mbi fëmijët e tyre. Web-et janë të mbushura me metodat dhe eksperimentet më të fundit, sesi të rritësh një fëmijë në botën e teknologjisë. Por ndonjëherë për të rritur fëmijë të edukuar, me vetëbesim dhe të lumtur duhet të bësh disa gjëra shumë të thjeshta.
Më poshtë, ne do të ndajmë me ju disa këshilla shumë të thjeshta për kujdesin dhe rritjen e fëmijëve tuaj, të cilat na vijnë nga psikologët e Universitetit të Harvard.
- Kaloni kohë me fëmijët tuaj
Rregullisht duhet të kaloni kohë me fëmijët tuaj. Interesohuni për hobet e tyre, ashtu si edhe për problemet e tyre dhe më e rëndësishmja i dëgjoni ata. Ju jo vetëm do të mësoni më shumë rreth personalitetit të tyre, por edhe do t’ju jepni atyre një shembull sesi të tregojnë vëmendje dhe kujdes për të tjerët.
- Gjithmonë tregojini fëmijës rëndësinë që ka për ju
Sipas kërkimeve të psikologëve, shumë fëmijë nuk e dinë se ata janë njerëzit më të rëndësishëm në jetën e prindërve. Ata duhet ta dëgjojnë këtë nga ju. Mos harroni t’ua thoni këtë sa më shumë, në mënyrë që fëmija juaj të ndihet i sigurt, i dashuruar dhe i vlerësuar.
- Tregojini atyre sesi ti zgjidhin problemet dhe të largohen nga ato
Për shembull në qoftë se fëmija juaj dëshiron që të braktis stërvitjen e futbollit, pyetini për arsyen dhe i shpjegoni që kanë një detyrim edhe ndaj shokëve të ekipit. Në qoftë se janë të vendosur që të heqin dorë, ndihmojini ata të gjejnë një pasion tjetër.
- Mësojini t’ju ndihmojnë me dicka cdo ditë dhe tregojini që jeni mirënjohës për praninë e tyre
Sipas studimeve njerëzit që janë të aftë të tregojnë mirënjohjen e tyre janë më të prirur të tregojnë dhembshuri, të ndihmojnë dhe ti duan njerëzit. Pra, është shumë e vlefshme zhvillimi i një sërë aktivitetesh të ndryshme ku fëmija juaj mund t’ju ndihmojë nëpër shtëpi, për të cilët ju mund ta falënderoni atë cdo ditë.
- Ndihmojini fëmijët të përballen me emocionet e tyre negative
Psikologët besojnë se aftësia për t’u kujdesur për të tjerët është e shtypur nga emocione të tilla negative si zemërimi, zilia, urrejtja, dhe turpi. Ndihmesa që ju i jepni fëmijës për të kuptuar këto ndjena, do t’i udhëzojë ata drejt zgjidhjes së konfikteve të tyre të brendshme. Kjo vet-analizë do t’i vendosë ata në rrugën e gjatë për t’u bërë të kujdesshëm ndaj njerëzve. Gjithashtu është e rëndësishme vendosja e stabilitetit psikologjik.
- Tregojuni atyre se bota është shumë më e madhe, më komplekse dhe shumë më interesante sesa ata mund ta imagjinojnë
Sipas kërkimeve të psikologëve, pothuajse të gjithë fëmijët janë të interesuar vetëm në botën e vogël që i rrethon, atë të miqve dhe familjarëve. Eshtë shumë e rëndësishme që ata të mësojnë dhe të shfaqin interes në njerëz dhe evente jashtë ciklit që i rrethon. Ju mund ta ndihmoni atë dukë e mësuar të jetë një dëgjues i mire, duke e vendos vetën në vend të tjetrit dhe duke qenë i ndjeshëm.
Për ta mbyllur, disa nga fjalët që ekspertët e Harvad kanë thënë “ Të rrisësh një fëmijë të edukuar, të dashur dhe të ndjeshëm është një detyrë shumë e vështirë. Por është ajo c’ka të gjithë ne jemi të aftë të bëjmë. Dhe asgjë tjetër në botë nuk do të krahasohet me rëndësinë e kësaj detyre dhe me gëzimin që ndjehet kur ajo arrihet.”