Pastrimi ndonjëherë është i lodhshëm dhe aspak interesant. Por me shprehjet e mëposhtme, jam e sigurt që të gjithë do të argëtohemi.
- Kërkohet :
Një grua e mirë :
Duhet të dijë të pastrojë, të gatuajë dhe të lajë rrobat. Duhet të ketë varkë dhe motor.
Ju lutem , dërgoni një foto të varkës dhe motorit.
2. Do të dëshiroja shumë që një nga personalitet e mia të kishtë dëshirë të pastronte.
3. Punët e shtëpisë nuk të vrasin, por pse të rrezikosh kot ?
4. Po mendoja që të pastroja shtëpinë sot… Por pastaj thashë me vete : “Cfarë ka bërë shtëpia për mua këto kohët e fundit?”
5. Shtëpia ime ishte e pastër.
Por pastaj fëmijët u zgjuan nga gjumi.
Fund!
6. Faturat janë larë,
Lavatricja është paguar,
Rrobat janë në furrë,
Dhe darka është në tharëse,
Duket sikur i kam përfunduar të gjitha punët për sot!
7.Kam zbuluar sekretin e një shtëpie të pastër,
Mos lejoni që burri dhe fëmijët të futen brenda!
8. M’u desh ta pastroj shtëpinë për dy ore, që t’ju thoja të ftuarve – “ Më falni për rrëmujën! “
9.Një dhomë e pastër është shenjë e një kompjuteri të thyer.
10Po shkoja në shtëpi për të pastruar…. Por pastaj dikush komentoi në statusin tim!
11.Mamaja ime thotë që shtëpia është e saja , por kur vjen puna për ta pastruar , si me magji bëhet edhe shtëpia ime !
12. Një mikja ime më dërgoi një e-mail për përdorimin e vodkës për pastrimin e shtëpisë.
PO QË FUNKSIONOI!
Sa më shumë vodka pija, aq më e pastër më dukej shtëpia!
13. Letër nga mami
Shpenzova 1.5 ore duke pastruar kuzhinën.
Në qoftë se e bën rrëmujë
Do të të vras!
Mami <3
- Fqinja ime më pyeti, – “ Në qoftë se mund ta përdorte fshesën time me korent?”
“Patjetër që po – i thashe, – për aq kohë sa të mos e nxjerrësh jashtë nga shtëpia ime”.
Burimi- tumblr quotes