6 sekretet për të rritur një fëmijë të mirë sipas ekspertëve të Harvard

6 sekretet për të rritur një fëmijë të mirë sipas ekspertëve të Harvard

Të gjithë prindërit dëshirojnë që kur fëmijët e tyre të rriten të behën  njerëz të mirë. Më poshtë do të gjeni 6 këshilla nga studimet akademike të Harvard. Këto këshilla do t’ju ndihmojë të rrisni një fëmijë të sjellshëm dhe të edukuar.

 

  1. Mësoni fëmijës të kontrollojë emocionet negative

Zemërimi,mërzitja dhe zhgënjimi mund të ndikojë të fëmijët njësoj sic ndikon te ne. Por ne mund t’u mësojmë fëmijëve sesi  të mos ndikohen nga këto ndjenja negative, si edhe mos harxhojnë shumë energji me to. Kur fëmija juaj është  i qetë, mësojuni atyre këto 3 hapa të thjeshta:  së pari merr frymë thellë me hundë, pastaj nxirre me gojë dhe numëro deri në 5. Nëse e shikoni se fëmija juaj është i shqetësuar për dicka, kujtojeni për këto hapa dhe bëjeni së bashku si  veprim.

  1. Flisni me ta për përgjegjësinë që duhet të kenë për veprimet e tyre

Prindërit janë modeli që ata ndjekin, për ti imituar apo për të bërë veprime të ngjashme me ta. Bisedoni me ta për moralin, si të ndihmojnë të tjerët dhe si të jenë të kujdesshëm për gjithçka që i rrethon. Shpjegojini cfarë do të thotë që të mbajnë përgjegjësi për  veprimet e tyre. Dhe më e rëndësishme nga të gjitha- mos harroni që të silleni në mënyrën që i flisni fëmijëve, si edhe t’i  inkurajoni të bëjnë gjëra të mira.

  1. Mësojini fëmijës tuaj të bëhet i dhimbsur dhe të ndihmojë më të dobëtit

Është e rëndësishme që fëmija juaj të ndjejë keqardhje jo vetëm për të njerëzit e tij të dashur, por edhe për  ata që kanë nevojë. Pyetini ata si do ndiheshin po të ishin të sapoardhur në një klasë- kjo është një mënyrë shumë e mirë që ata të fillojnë të mendojnë për këto gjëra. Por gjithashtu bisedoni me ta edhe për probleme më të përgjithshme: Cfarë mund të bësh për fëmijët që nuk kanë të hanë? Po për ata që nuk kanë një shtëpi?

Një prind mund të bëjë shumë gjëra për të zhvilluar përgjegjësitë sociale te fëmijët e tyre.

  1. Mësojeni fëmijën tuaj të jetë mirënjohës

Është shumë e rëndësishme që fëmijët tuaj mos të ndihen asnjëherë të ndrojtur për të treguar mirënjohjen ndaj dikujt apo dickaje. Filloni me gjërat e vogla. Për shembull , thojini atyre të falenderojnë gjyshen për ushqimin e shijshëm që ka përgatitur, kujtojini herë pas herë që t’ju  falënderojë  për cdo gjë që ka kërkuar.

Kërkimet kanë treguar që njerëzit që nuk janë të ndrojtur për të shprehur mirënjohjen janë më të lumtur  dhe më të shëndetshëm  se ata që nuk e shprehin.

  1. Mësojini atyre se cfarë do të thotë sjelle e mirë.

Shumica e prindërve e shikojnë suksesin e fëmijëve në shkollë apo në sporte. Pse të mos mbahet i njëjti qëndrim edhe në sjelljen e tyre? Është e rëndësishme që të qartësohen vlerat e familjes dhe të sigurohet që fëmijët t’u përmbahen atyre në fjalë edhe në veprime. A tregon ai/ajo respekt?  Ai mbajnë premtimet e dhëna? Si sillen me bashkëmoshatarët e tyre apo ndaj atyre që i mërzisin? Mos harroni nga e merr shembullin fëmija juaj?

  1. Kaloni më shumë kohë sa bashku

Nëse komunikimi me fëmijën tuaj është i lidhur vetëm me disiplinën, atëherë gjërat nuk do të shkojnë drejt suksesit. Mundohuni që të krijoni një marrëdhënie besimi me fëmijën tuaj. Luani me të, bisedoni për gjëra të ndryshme, kaloni kohë së bashku, shkoni në një udhëtim dhe sigurisht, asnjëherë mos harroni t’i tregoni sesa shumë e doni. Të gjitha këto gjëra do ta ndihmojnë atë të bëhet një njeri i sinqertë , i mirë, i cili do të kuptojë cfarë është dashuria dhe respekti , si edhe do të jetë në gjendje ta ndajë atë me të tjerët.

 

Bazuar në materialet e: mcc.gse.harvard.edu

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this