Ja dilni dot mbanë t’i bëni fëmijët të pastrojnë dhomën e tyre?
Nëse fëmijëve ju pëlqen t’ju ndihmojnë kur jeni duke pastruar dhomën e tyre, i gjithë ky proces mirëmbajtjeje, mund të shndërrohet në një aktivtet shumë argëtues. Gjithashtu e gjithë kjo, i ndihmonë fëmijët të zhvillojnë sensin e përgjegjësisë dhe kujdesit!
Prandaj profesionistët e shërbimeve të pastrimit janë të gatshëm t’ju japin disa këshilla të vlefshme, për t’i bërë fëmijët të jenë më entuziast për të mbajtur pastër ambientin e tyre!
Disa hapa efiçent për t’i bërë fëmijët të ndërgjegjshëm për të ruajtur pastërtinë dhe higjenën në dhomën e tyre janë :
- ftoji të jenë kreativ duke përshtatur kuti me ngjyra të ndezura, njëherësh si element dekorativ për dhomën e tyre dhe si mjete ku fëmijët të sistemojnë gjithë sendet, madje duke i kategorizuar në profile dhe duke jua lidhur kuptimin ose funksionin me një ngjyrë të caktuar sipas dëshirës së tyre. Në këtë formë fëmijët do të ndjehen të përfshirë në organizim dhe do të pëlqejnë ndjesinë e rregullit që kanë vendosur me duart e tyre Gjithashtu kjo metod i ndihmohë të ndjehen të sigurtë dhe krenar se tashmë dinë si të orientohen në sendet që ju përkasin, t’i gjejnë lehtësisht dhe të kenë kujdes t’i mirëmbajnë
- nxiti të ndryshoni mobiliet në dhomën e tyre! Ka të ngjarë që në fillim të jetë shumë e vështirë, por kjo nuk do të thotë që duhet t’i merrni leje djalit / vajzës suaj 13 vjeçar për të sistemuar dhomën e tyre. Kjo do të thotë se një mëngjes të bukur të diele, ju shkoni ta zgjoni fëmijën në orën 8, duke filluar të lëvizni tavolinën ku ulet për të mësuar, duke hapur perdet dhe grilat kanat dhe duke e bërë me dije se është dita e pastërtisë dhe rregullit! Në këtë mënyrë, pavarsisht protestës ose rezistencës që mund të hasësh, duhet të qëndrosh e pa lëkundur në faktin se ju si prind, tashmë prisni që fëmija juaj të ngrihet dhe të përfshihet me ju në rimodelimin e dhomës. Ky aktivitet do filloj t’i pëlqej, pasi prindi do përpiqet të rimodeloj dhomën duke marr gjithmonë pëlqimin e tij / saj për nga stili vendosjes së gjërave!
- kur lyeni shtëpinë, merrni gjithmonë mendimin e fëmijës suaj për ngjyrën që dëshiron, madje jepini dorë të lirë për të vendosur për ngjyrën e dhomës së tij, edhe sikur kjo do të thotë se çdo faqe muri do jetë në ngjyrë të ndryshme! Jepini liri imagjinatës së tij / saj dhe përfshijeni në idetë rreth mobilimit dhe se sa mirë do të kujdeseni sistematikisht për ta mbajtur hapsirën e tyre të pastërt, të rregullt dhe të rehatshme.
- shndërrojani kujdesin për higjenin në zakon ditor. Vendosni disa rregulla të thjeshta, gati bazike, të cilat do t’ja përsërisni me durim çdo ditë, derisa të kuptoni që tashmë fëmijët i kanë shndërruar në ritual! Zakone të tipit : çorapet hiqen çdo mëngjes nga dyshemeja, rrobat nuk hidhen asnjëherë lartë e poshtë nëpër dhomë, ku te jetë e mundur, por sistemohen në një vend të caktuar dhe të posaçëm për këtë punë, asnjë ushqim i konsumuar në dhomën e tij të gjumit nuk qëndon më gjatë në komodinë ose në koshin e mbeturinave më shumë se 24 orë, dritarja e dhomës do hapet çdo mëngjës sapo fëmija të vërë këmbën jashtë krevatit ( për ta mbyllur mund të sigurohet mami ) etj.
Pothuajse të njëjtat rregulla ose rituale duhet të ndiqen nga prindërit edhe për fëmijët e grupmoshave më të vogla që kanë mundësinë të kenë dhomën e tyre, por në këtë rast ata duhet të jenë pothuajse gjatë gjithë kohës të monitoruar nga prindërit dhe sigurisht që pritshmërit nuk mund të jenë shumë të larta.
Gjithsesi prindërit duhet të bëjnë çmos ( pavarsisht gjinisë së fëmijës ) të krijojnë klimën e duhur brenda familjes që fëmijët të kuptojnë natyrshëm detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre brenda ambienteve të përbashkëta të banimit. Nëse ju zgjidhni të fokusoheni tek bija juaj, që të mësoj se si të bëj punë dhe mirëmbajë shtëpinë, por ndërkohë lejoni që djali juaj të lërë gjithçka rrotull nëpër shtëpi, tërësisht ç’rregullt dhe të pretendoj që të marr shërbime jashtëzakonisht të thjeshta nga kushdo tjetër rreth e rrotull, vetëm për faktin se është mashkull, duhet të kuptoni që nuk jeni po edukoni dhe mësoni se si të marrin përgjegjësi asnjë nga fëmijët! Gjinia fëmijës suaj nuk ka fare rëndësi, ju duhet të bëni të mundur, qoft edhe gradualisht dhe me durim, që si vajza apo djali, të marr iniciativën çdo ditë për të mirëmbajtur sado pak dhomën ose hapsirën e tyre private brenda shtëpisë!