Zonjat që merren çdo ditë me shërbime pastrimi, veçanërisht ato të cilat janë të profilizuara dhe të fokusuara pranë familjeve, janë në gjëndje të thonë shumë rreth klintelës ku shërbejnë.
Kështuqë nëse jeni një zonjë që keni në shërbimin tuaj një tjetër zonjë që merret me mirëmbajtjen dhe pastrimin në shtëpi, edhe nëse ajo është jashtëzakonisht e besueshme, ka shumë vite që punon për ju dhe ju jeni jashtëzakonisht e kënaqur me shërbimin e saj, duhet të keni parasysh se ajo do të ketë gjithmonë disa të pathëna në lidhje me profilin e punës!
Prandaj nëse herës tjetër që mund t’ju bëj përshtypje natyra ose qëndrimi disi i përhumbur i zonjës suaj të shërbimit në pastrimit, duhet të keni parasysh që ajo mund të jetë duke menduar se:
- Jeni duke ia futur kot me oraret dhe objektivat e pastrimit
Të tipit që ju mund t’ju duket e arsyeshme ta porosisni që ajo duhet të pastroj të gjitha dhomat e gjumit në apartamentin tuaj brenda dy orëve! Duhet të jeni e qartë se duhet të kene kohën e mjaftueshme për t’i bërë punët siç duhet dhe dora saj si profesioniste të ketë duk.
- Duhet të jeni e sigurtë që ajo ka gjëndje produktesh dhe aksesorësh pastrimi, mjetet e punës praktikisht
Zonjave të pastrimit ju ndodh shpesh që të paraqiten në shtëpinë tuaj që është ambienti tyre i punës dhe të mos gjejnë asnjë pikë detergjenti! Sigurisht që ju mund të keni lënë një list dhe paratë, që ajo të shkoj t’i marr tek supermarket më i afërt, por ju e njihni më mirë shtëpinë tuaj dhe mbi të gjitha produktet që dëshironi të përdorni në shtëpi. Fundja fare, kaq shërbim për shtëpinë tuaj mund ta bëni edhe vetë, pa e sjell zonjën e pastrimit vërdallë lartë e posht me pazaret! Në të kundërt nuk keni pse ankoheni nëse shihni se disa gjëra mund të jenë lënë pas dore, zonja juaj e pastrimit ka qenë duke bërë pazarin ndërkohë!
- Tregohuni të arsyeshme!
Sigurisht që zonjat që merren me pastrimin dhe mirëmbajtjen në shtëpinë tuaj duhet të bëjnë gjithçka ka të bëj me pastrimin dhe higjenën, por kur ju kërkoni që ajo të kap gjilpërën qoft edhe për të qepur një kopsë, të marr postën jashtë për ju, të pastroj rrotat e bicikletës së fëmijës suaj 5 vjeç, jeni duke kërkuar vërtetë më shumë se ç’duhet! Shtëpia është një sfidë e madhe pastrimi në vetvete, çdo ditë! Fundja edhe ju si zonjë shtëpie duhet të prekni diçka me dorë brenda në shtëpinë suaj….apo jo?
- Mos e bëni shtëpinë ‘ mision të pamundur’ në lidhje me pastrimin dhe higjenën
Nëse ju dhe familja juaj jeni disi ose jashtëzakonisht të rrëmujshëm, të jeni të sigurtë që zonja juaj e pastrimit nuk është aspak e lumtur! Dhe nuk është ky problemi, pasi ju nuk e keni punësuar thjeshtë dhe vetëm për ta bërë të lumtur, madje as ajo vetë nuk e pretendon diçka të till! Është aty për të pastruar dhe vënë rregull! Por nëse ju dhe fëmijët tuaj jeni jashtëzakonisht të ç’rregullt, pastrimi për të do të jetë akoma më i vështirë!
- Të jeni të sigurtë se ajo ju urren realisht dhe me gjithë qënien e saj, në çastin kur sapo ka pastruar dyshemenë dhe ju kaloni me këpucë veshur për të marr diçka që e keni harruar!
Dyshemeja e sapo pastruar dhe larë ngelet shpejt shenjë dhe puna sikur s’ka duk, kështuqë zonjës së pastrimit i duhet të vazhdoj edhe një herë me pastrimin për tokë! Nëse ju kaloni qoft edhe pa dashje me këpucët veshur, dëmi është akoma më i madh, pasi nuk keni lënë pas vetëm shenjën por edhe papastërti! Kështuqë nëse ndodh që ajo sapo ka ngritur kurrizin nga pastrimi dyshemes dhe ju kaloni si me majë të gishtave, të jeni të sigurtë që pikërisht në atë sekond të vetëm, kjo grua e mirë dhe punëtore, ju urren!
- Jeni të lutur ta vini në dijeni për lëvizjet tuaja në lidhje me banimin tuaj ose punësimin e saj
Nëse ju synoni të shpërnguleni në një zonë tjetër të qytetit, në një shtet tjetër apo thjesht nuk dëshironi të vazhdoni marrdhënien tuaj të punës me zonjën, moralisht duhet ta vini në dijeni për këtë vendim! Shumë kohë përpara, jo thjesht javën e fundit! Ashtu si ju, zonja që merret me pastrimin dhe mirëmbajtjen, ka një familje për të mbajtur dhe paga mujore që merr nga ju për shërbimin e pastrimit, ndonjëherë është i vetmi burim të ardhurash për të dhe gjithë familjen e saj! Zgjidhni të tregoheni të drejtë, jepini kohë të angazhohet për të gjetur një mundësi tjetër punësimi, derisa ju të largoheni nga banesa ose edhe në rastin kur zgjidhni ta pushoni nga puna për cilëndo arsye.
- Të jeni të sigurtë që ajo gjen kohë për t’ju hedhur një sy gjërave të bukura nëpër shtëpi
Tani edhe mund të gënjeni veten që nuk e bën, por gjasat janë që zonja juaj e shërbimit të shpenzoj pak kohë duke i hedhur një sy biblotekës në shtëpi, parfumeve dhe aksesorëve të make – up ose bizhuve në dhomën tuaj të gjumit, shampove që përdorni etj. Me këtë nuk themi se zonja që merret me pastrimin e shtëpisë nuk është e ndershme dhe synon të përvetësoj diçka tuajën ( sado e vogël ), por ka gjasa që përpara se ta laj me duar këmishën tuaj të shtrenjtë dhe të preferuar, ajo, nëse do të ketë fizik të ngjashëm me ju, patjetër që do ta provojë një herë dhe do të shoh veten në pasqyrën tuaj, duke menduar se i rri kaq bukur!
- Nëse hera – herës i dhuroni diçka të vogël, do ta motivonit akoma më shumë
Profesionstët e shërbimeve të pastrimit, nuk ka rëndësi nëse janë të punësuar në kompani të profilizuara pastrimi ose punojnë privatisht, janë të gjitha në një mendje, nëse fjala vjen tek motivimi! Nëse zonja e shtëpisë për të cilën shërbeni dhe punoni, ju dhuron diçka material, sado e vogël në përmasë dhe çmim, ju lumturon vetiu! Kjo teknikë është si një lloj terapie për të mbajtur lartë energjitë pozitive në marrdhëniet e punës brenda shtëpisë dhe për të motivuar personelin e shërbimit sa më shumë të jetë e mundur! Ky nuk është një veprim i detyrueshëm dhe sigurisht që zonja e shërbimit në shtëpinë tuaj nuk është mikja juaj, por nëse ju keni një bluze të cilën nuk e vishni më dhe po mendoni ta hiqni qafe, nese zgjidhni t’ja dhuroni zonjës suaj të shërbimit, atëherë keni vepruar në mënyrën më të drejtë të mundshme!
- Jepni udhëzime, mos e merrni për të mirëqenë
Kjo nuk do të thotë se zonja juaj e shërbimit dhe pastrimit në shtëpi, e grupmoshës 40 – 50 vjeç nuk ja ka idenë punëve, hekurosjes apo gatimit, por ajo ka stilin ose metodat e saj të realizuarit të këtij aktiviteti. Patjetër që zonja që ju keni punësuar për të mirëmbajtur shtëpinë e di shumë mirë se si dhe ku ta nis pastrimin çdo ditë, madje brenda pak ditësh ajo mund të kuptoj fare mirë ritualet tuaja si familje dhe të jetë aq e zonja sa t’ju përshtatet dhe t’i përmbush detyrimet rreth higjenës dhe mirëmbajtjes, me përpikmëri! Por kjo zonjë, do t’jua dinte shumë për nder, nëse hera – herës ju do të merrni mundimin ta vini në dijeni ose t’ia lini me shkrim se çfarë ose si e prisni sherbimin nga ana saj, duke i rrëfyer shkurtimisht pritshmërit tuaja!
- Duhet të silleni mirë me të!
Kjo do të thotë se pavarsisht faktit që zonja juaj e shërbimit ka zgjedhur me ose pa dëshirë, të përfshihet në një profil të till pune, pavarsisht arsimimit apo statusit ekonomik, ju duhet ta trajtoni me respekt dhe mirësjellje! Kjo nuk do të thotë se nëse ka diçka që nuk ju pëlqen në punën e saj mos t’ja vini në dukje! Kjo do të thotë se nëse keni mundësi të punësoni një individ për të mirëmbajtur dhe pastruar shtëpinë, në të vërtetë nuk po punësoni një skllav! Kjo zonjë, nëse është alternativa më e mirë për ju dhe familjen tuaj, është një individ që ka personalitetin dhe dinjitetin e vetë dhe pavarsisht faktit që ndërron çarçafët e krevatit tuaj, duhet të tregoni respekt karshi saj, ashtu siç ajo tregon karshi jush dhe shtëpisë suaj! Gjithçka do të shkojë më mbarë dhe zonja do të jetë tërësisht e motivuar për të bërë punën sa më mirë të jetë e mundur dhe t’ju lehtësoj jetën maksimalisht, nëse ju do dini të silleni mirë me të!
Burimi : Molly Maid