Interneti është i mbushur me guida që tregojnë se si një mama mund ta mbajë shtëpinë pastër. Ato tregojnë në mënyrë perfekte sesi mund ta mbash shtëpinë të rregullt. Por të gjithë e dimë që nuk funksionojnë.
Ja sesi një mama e 3 fëmijëve ka dizenjuar guidën e vet dhe e ka ndarë me të gjithë.
Blogerja Meredith Ethington krijoj “ Një guidë e vërtetë për mamat për të mbajtur shtëpinë pastër.
Çdo ditë Çdo javë Çdo muaj
| Mbyllini dyert e dhomave të fëmijëve tuaj, për të harruar sa rrëmujaxhinjë që janë | Shikoni poshtw divaneve/krevateve pwr ushqime | Jeni shumë larg të pasurit një shtëpi të pastër, kështu që mendohuni seriozisht t’ju futeni punëve me themel |
| Bëni një kontroll të shpejt për erë urine në tualet | Bëjini një kontroll të shpejtë makinës për gota apo biberona | Qani |
| Zhysni enët në ujë me ilac, që të duket sikur do ti lani më vonë | Merrni në konsideratë të lani rrobat, por lërini në lavatrice për 3 ditë | Kaloni një ditë të tërë duke pastruar shtëpinë dhe mos i lejoni fëmijët të hyjnë brenda |
| Lëreni qenin të pastrojë thërrimet në tokë ( merrni një qen, nëse nuk e keni ) | Mos u shqetësoni, në rast se arrini ta shikoni akoma veten në pasqyrë | Qani përsëri kur ata të vijnë në shtëpi për të ngrënë dhe fjetur |
| Hidhini letrat/e-mailet që ju vijnë në një kosh që ti hapni pas 3 javësh | Kalojini një leckë shumë të shpejt në sipërfaqet e dukshme të tualetit | Përsërisni të gjitha hapat deri sa të vdisni |
| Mblidhini të gjitha rrobat nga sheshi dhe plasini në dollap | Konsideroni të merrni pluhurat, por më pas qeshni | |
| Kërcënoni fëmijët se do ja u merrni lodrat përgjithmonë | Përpiquni të kujtoni ku është fshesa e korentit | |
Realiteti I saj si një mama e 3 fëmijëve të moshës 5, 8 dhe 10 vjeç, bëri që ajo të krijojë këtë guide sa qesharake edhe të vërtetë. Ajo donte të tregonte të dyja anët si tw mirën dhe të keqen e prindërimit- gjë që nuk e shikojmë të reflektuar në mediat sociale.
Ajo thotë- “Shpresojë që nënat ta kuptojnë që nuk kanë pse të jenë perfekte”. “Po është e vertetë, ne duhet t’i pastrojmë shtëpitë tona, por jeta jonë nuk ka pse të jetë si në një revistë.” Në fund të fundit, ne aty jetojmë”
Referenca: goodhousekeeping.com