Nxënësi është më i suksesshëm nëse mësuesi ka mendim të mirë për prindin!

Nxënësi është më i suksesshëm nëse mësuesi ka mendim të mirë për prindin!

Përfshirja e prindit është parë gjithmonë si thelbësore në suksesin akademik të nxënësit nga shumë ekspertë edukimi dhe studiues. Studiuesit e Uniersitetit të Missouri kanë gjetur se vlerësimet e mësusve në lidhje me përfshirjen e prindit në vitet e hershme akademike mund të parashikojnë me saktësi suksesin akademik dhe social të fëmijës më vonë.

“Nëse mësuesi ka marrëdhënje të mirë me prindin e fëmijës dhe mendon se prindi përfshihet pozitivisht në edukimin e fëmijës, atëherë ai ka tendencë të japë më shumë vëmendje dhe të nxitë më shumë fëmijën.” tha Herman, autor i studimit.

Në këtë studim morën pjesë më shumë se 100 mësues dhe 1800 nxënës dhe prindër. “Perceptimet negative shpesh sjellin sjellje negative” tha Herman. “Nga ana tjetër, ne dimë nga studimet e mëparshme që mësuesit ankohen më shumë për prindërit e fëmijëve me vështirësi sociale dhe akademike”. Studimet tregojnë se mësuesit kanë nevojë për mbështetje për të ndihmuar në përmirësimin e marrëdhënjeve të tyre me këta prindër dhe për t’i përfshirë ata në edukimin e fëmijës së tyre

Përgatiti: Elona Çeço

Referenca: www.sciencedaily.com

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this