Në çdo mjedis ku ndodhet, fëmija luan me një lodër apo me një send, që shpeshherë për të rriturit ngjall habi dhe kuriozitet sesi aiajo kalon orë të tëra pa u mërzitur.
“Lojë” mund të quhet çdo aktivitet spontan, i cili është argëtues. Loja për fëmijën është po aq e rëndësishme sa puna për të rriturin.
Gjatë lojës, fëmijët eksplorojnë mjedisin rreth tyre, mësojnë duke punuar dhe krijojnë lidhje me të. Ata mund të shprehin ndjenjat dhe emocionet e tyre më lehtë sesa me fjalë. Nëprmjet lojës fëmijët mund të jenë dikush, në çdo vend dhe në çdo kohë.
Loja është e rëndësishme, sepse:
- I ndihmon fëmijët të rriten shëndetshëm- Kur fëmijët vrapojnë, kapërcejnë, rrotullohen, gjuajnë ose notojnë ata janë duke forcuar muskujt. Ata shpenzojnë energji dhe kjo I bën të ndihen të lodhur dhe të uritur. Fizikisht, loja zhvillon forcën, durimin dhe aftësinë për të ruajtur
- I njeh fëmijët me botën që i rrethon- Lodrat i ndihmojnë fëmijët të mësojnë kuptimin e fjalëve në përgjithësi, nëpërmjet përdorimit të komandave të ndryshme, si : “Ndalo!”, “Shko!”, “Hajde!”, “Këndo!”, “Kërce!” etj.
- I ndihmon fëmijët të mësojnë rreth të njerëzve- Ndërsa luajnë, fëmijët mësojnë të zbatojnë rregullat e lojës, radhën dhe shprehi të tjera të lojës me të tjerët. Kur ata aktrojnë, luajnëmes ndjenjave të tyre dhe personazhit, imitojnë veprime dhe gjeste të shokëve të tyre. Gjatë lojës fëmijët mund të udhëheqin, ose të udhëhiqen nga të tjerët, të kuptojnëmë mirë vetveten dhe të tjerët.
- I ndihmon fëmijët të ndihen mirë- Fëmija i kënaq loja, pavarsisht nga rezultati i saj. Kur loja është e vështirë dhe fëmijët ja dalin mbanë, ata ndihen të gjallëruar dhe mudn të shfaqin shënja kënaqësie.
- Përcjell të fëmijët vlera humane- Fëmijët mësojnë të tregohen të kujdesshëm, të durueshëm në zhvillimin e lojës. Ata mësojnë të zgjidhin lojëra gjuhësore, fjalë kyçe, gjëegjëza dhe situate të thjeshta problemore. Në lojë fëmijët mësojnë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, mësohen të jenë sportivë, të ndershëm dhe “të mos mashtrojnë”; zhvillojnë më tej fantazinë, mësojnë të dëgjojnë të tjerët, të ndjekin udhëzime dhe të respektojnë rregullat e lojës. Këto aftësi do të jenë të rëndësishme për fëmijën kur të rritet.
Referenca: Si të ndihmojmë prindërit për t’u kujdesur për zhvillimin dhe edukimin cilësor të fëmijëve gjatë fëmijërisë së hershme.