Nëse shqetësoheni shumë për fëmijët tuaj do të thotë që dhe ju jeni si gjithë prindërit e tjerë, por duke bërtitur “Kujdes!” nuk është se i keni ndihmuar ata. Në fakt ju thjesht keni shprehur ankthin dhe shqetësimin tuaj. Për tu ardhur në ndihmë konkrete vetes dhe fëmijës suaj ndiqni hapat e mëposhtëm për menaxhimin e ankthit tuaj:
1. Filloni të evidentoni momentet kur mendja juaj fillon të shqetësohet
Kur e vini re se po filloni të shqetësoheni për diçka, ndaloni, merrni frymë thellë dhe lerini ato frikëra të ikin duke i dërguar kështu mendjes mesazhin se nuk ka ndonjë urgjencë.
2. Kini parasysh se nuk duhet të besoni çdo gjë që ju thotë mendja
Shumica e mendimeve nuk janë të vërteta sepse ato vijnë nga frikërat apo historitë e vjetra. Nëse mendimet tuaja lidhen me të ardhmen, ju nuk mund të flisni me siguri për to, po ashtu nëse janë për të shkuarën, mbase nuk janë të gjitha të vërteta.
3. Risiguroni veten
Ndjeni zemrën tuaj për të qënë në kontakt me mençurinë e brendshme dhe zgjidhni atë mendim që ju jep më shumë shpresë dhe optimizëm.
4. Reprogramoni subkoshiencën
Ndërsa krijoni objektivat tuaja, jepini subkoshiencës suaj një pamje të rezultatit të dëshiruar. Mos u shqetësoni se si do ta arrini objektivin, fokusohuni tek ndjenjat e mira gjatë rrugës së arritjes së objektivit dhe subkoshienca juaj do ju ndihmojë ta arrini atë.
5. Veproni
Pyeteni veten se çfarë hapi duhet të ndërmerrni sot për të arritur objektivin e madh dhe bëjeni atë hap. Duhet të ndjehemi mirë kur ndërmarrim veprim, në mënyrë që të veprojmë nga vetja jonë e lartësuar dhe jo nga ajo “e vogla”, por nëse duam të ecim para, duhet të ndërmarrim hapa veprimi.
Sa herë që e kapni veten të shqetësuar, përsërisni këto hapa. Shkencëtarët kanë zbuluar se mendja tenton të lëshojë mendime në të njëjtat rrugë, ndaj nëse ju ndërprisni një mendim që ju krijon ankth dhe shqetësim, ju formoni një rrugë të re për mendime më të gëzuara dhe shumë shpejt do të gjendeni në një mënyrë më të qetë jetese.
Përgatiti: Elona Çeço
Referenca: http://www.ahaparenting.com/b…/Dont_Worry_Be_HappyIn_5_Steps