Ngarkesë, aktivitete, nxitim. Këto terma shpesh përdoren për të përshkruar fëmijët e kohëve moderne, ku për hir të së vërtetës, gjithçka duket se lëviz ose transformohet me shpejtësinë e ditës! Ashtu si jeta është tjetërsuar dhe individët e gjejnë veten pothuajse çdo ditë në sfidë më veten dhe të tjerët, përshirë këtu ambiciet profesionale dhe personale, në të njëjtën masë dhe fomë edhe fëmijët ndikohen nga zhvillimet me hapa të mëdhenjë. Midis të qenit të impenjuar, prindërit shpesh e gjejnë veten duke pyetur nëse po i rrisin fëmijët e tyre me më shumë presion se ç’duhet?
Duhet të jenë apsolut në mësime, të mësojnë patjetër 1 ose më shumë gjuhë të huaja që në moshë të vogël ( ndonjëherë ende pa nisur të kenë njohuri mbi gjuhën amë ), patjetër që duhet të përfshihen edhe në një aktivitet fizik ( futboll, balet, karate, not etj ), të jenë jashtëzakonisht të edukuar dhe të sjellshëm, të kenë durim rreth padrejtësive të vogla gjatë ditës etj etj! Lista është e gjatë, fëmijët e kohëve modern duhet të jenë shumë të organizuar dhe të fokusuar dhe gjithë kjo mani për perfeksion, duket se po shndërrohet në tenxhere me presion!
A mos po i rrisim me më shumë stres se ç’duhet fëmijët tanë?
Nëse prindërit do të analzionin me qetësi veprimtaritë ose aktivitetet ditore në të cilat fëmijët e janë të përfshirë dhe të vlerësonin çdo element, ndoshta të arrinin të krijonin një tablo të qartë të niveli të stresit me të cilin fëmijët përabllen në mënyrë konstante. Sigurisht që është e nevojshme që fëmijët të përfshihen në veprimtari dhe aktivitete, njëherësh duhet të nxiten drejt organizimeve që i bëjnë kreativ, i mbajnë në formë ose nxisin shpirtin e konkurencës, por ndoshta nuk duhet tejlakuar masa!
Po cilët janë faktorët më të zakont të stresit tek fëmijët?
Këta faktor janë jashtëzakonisht të zakonshëm dhe aq gjithëpërfshirës saqë duket e pamundur t’i shmangësh. Të tillë element janë :
- Shkolla – shndërrohet vetiu në një faktor tepër serioz stresi. Fëmijët kanë gjithmonë presion nga familjarët dhe mësuesit të jenë ‘më të mirët’, ‘të marrin vetëm 10 –ta’, ‘t’ia kalojnë gjithë të tjerëve’ madje duhet të jenë ‘apsolut’! Gjithashtu me kalimin e viteve dhe ndryshimin e normave dhe sjelljeve sociale, fëmijët tashmë kanë edhe presion dhe stres të madh nga bashkëmoshatarët e tyre në shkollë për shumë arsye që kanë të bëjnë me aspekte fizike si gjatësia, pesha, veshjet etj.
- Pritshmëritë e prindërve për të qenë të parët në futboll, baletë, karate! Nëpërmjet aktiviteteve në të cilat prindërit rendin t’i regjistrojnë fëmijët e tyre, të tilla si sportet, të rriturit presin nga të vegjlit që ashtu si në shkollë edhe këtu duhet të shkëlqejnë. Ka të ngjarë që prindërit mund të mos e shprehin këtë pritshmëri hapur karshi fëmijës, por gjestet dhe qëndrimi tyre prej të rrituri të zhgënjyer janë lehtësisht të perceptueshme nga fëmijët. Dhe kjo është një shtesë më shumë në lëmshin e madh të trysnisë dhe stresit.
- Bashkëmoshatarët, shokët dhe miqtë e të njëjtës moshë – fëmijët kanë tendencë që të shkarkojnë tension duke u shndërruar në burim stresi për njerëzit afër tyre. Kjo shpjegon gjithë larminë e sjelljeve të fëmijëve duke nisur nga mosha çerdhes për tu agravuar disi gjatë periudhës së adoleshencës. Për më tepër fenomeni të ashtuquajturit ‘bullizëm’ që gjithmonë ka qenë prezent tek fëmijët në ambiente shkolle ose loje, vitet e fundit është bërë akoma më shqetësues dhe i rrezikshëm. Kjo për faktin se shumë shpesh fëmijët arrijnë të ngarkojnë sho – shoqin me çdo pasiguri dhe nevojë për të qënë të përkryer, pavarsisht mundësive personale apo familjare. Çdo gjë tashmë është një konkurs ku fëmijë të të gjitha moshave duhet të jenë gjatë gjithë kohës në garë për atë që është i mirë dhe i zot në gjithçka! Kjo do të thotë gjithashtu se shumë shpesh fëmijët e gjykojnë dhe vlerësojnë sho – shoqin edhe nëpërmjet veshjeve apo mundësisë për të pasur në dorë një celular të kohëve te fundit ( apsolutisht jo domosdoshmëri ).
- Gjendja financiare e familjes – prindërit, të cilitdo status financiar ose shoqëro, përpiqen maksimalisht të sigurojnë gjithmonë mundësitë më të mira për fëmijët. Kjo do të thotë se ata mund të mos kenë ngahera kushtet për të siguruar gjithçka të cilën fëmijët e shohin të ‘nevojshme’ vetëm sepse miqtë e tyre e kanë dhe vetiu krijohet një hendek midis të dyja palëve. Fëmijët kanë tendenc të jenë më të heshtur, disi më agresivë dhe prindërit nga ana tjetër më të keqardhur përse ata nuk arrijnë të kuptojnë pamundësinë e të blerit të një smart phone të shtrenjtë!
Në cilëndo status apo rang financiar dhe arsimor në të cilin prindërit bëjnë pjesë, ata natyrshëm do të kërkojnë të arrijnë më të mirën për fëmijën e tyre. Dhe të gjitha përpjekjet e prindërve rrotullohen rreth faktit ose idesë për t’i bërë të vegjlit e tyre ‘të zotë për të përballuar jetën’! Kjo taktikë e të transformuarit të fëmijës në një individ të fortë dhe thuajse të pavarur që në moshë të re, interpretohet dashur pa dashur si një sasi e madhe presioni.
Mirëpo, pak presion është i nevojshëm!
Tendenca e prindërve për të qënë kërkues, shpesh mund të interperetohet si një sasi e mirë dhe e nevojshme stresi! Ky nivel i kontrolluar stresi ose presioni shërben për të nxitur shpirtin e konkurencës në aktivitetet shkollore dhe sportive. Stresi i mirë nxit një nxënës të përpiqet që të dal sa më mirë në një provim ose në garën e notit. Është e pamundur një botë pa stres! Prandaj prindërit duhet të jenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj aftësive individuale të fëmijëve dhe duhet përpjekje e madhe nga ana tyre që t’i bëjnë fëmijët të zotë dhe të aftë për të përballuar një farë niveli të pranueshmë stresi.
Çfarë strategjish duhet të ndjekin prindërit për ndihmuar fëmijët e tyre për të mirëpritur dhe përballuar stresin?
Strategjitë më të mira janë :
- dëgjoni dhe vini re çdo shprehje ose gjest të fëmijës suaj, veçanërisht nëse është më i irrituar se zakonisht
- bisedoni me ta për ndjenjat e tyre
- diskutoni rreth situatave të vështira për të gjetur mundësi zgjidhjeje dhe t’i bëni të ndjehen më të sigurtë
- sigurohuni që janë duke fjetur mjaftueshëm, Fondacioni Kombëtar i Gjumit në SHBA rekomandon per fëmijët e moshës 5 – 12 vjeç, një orar gjumi të shëndeteshëm prej 9 – 11 orë!
- mos merrni asnjëherë vendime në lidhje me shkollimin pa u konsultuar me fëmijën tuaj dhe pa vlerësuar me gjakftohtësi prirjen apo talentin e tyre si individ. Kjo do të thotë se ndoshta ju do të dëshironit që fëmija juaj të studionte për informatik por në të vërtetë fëmija mund të jetë tërësisht i dhënë pas arteve dhe do të dëshironte të bëhej piktor.
- prindërit duhet të përpiqen maksimalisht të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre duke përfshirë gjithë familjen
- fshini një herë e mirë nga fjalori, besimi apo pritshmërit tuaja termin ‘perfekt’! Prindërit duhet të eleminojnë kategorikisht tendencën e të kërkuarit nga fëmija për të qenë apsolut në gjithçka
- pavarsisht nivelit të lartë të konkurencës në çdo drejtim ose aspekt të jetës, duhet të fokusoheni më së shumti tek ajo çka është më e rëndësishme për fëmijën tuaj! Mos i ngelizhoni dhe nënvlerësoni emocionet e tyre.
Strategjia dhe rruga më e mirë me të cilën mund të lehtësoni të përditshmen e fëmijës suaj, pa qenë nevoja të tejkalohen nivelet e presionit, është teknika me të cilën prindërit duhet ta vënë fëmijën gjithmonë në konkurencë vetëm me veten dhe jo me dikë tjetër! Prindërit ashtu siç janë individ adult dhe të përgjegjshëm për punët e tyre, duhet të kenë të njëjtën vigjilencë për të lehtësuar disi stresin e përditshëm të fëmijëve, duke mos i krahësuar me askënd dhe duke i mbështetur dhe inkurajuar në iniciativat apo prirjet vetjake.