Si ta ndihmosh të voglin tënd të komunikoj?

Si ta ndihmosh të voglin tënd të komunikoj?

Prindërit e rinjë dhe jo vetëm, kur vjen puna tek pjesa e zhvillimit gjuhësor dhe emocional të bebit të tyre, priren të kenë ose zhvillojnë një hendek të madh me pasiguri, bazuar tek frikërat personale nëse do të jenë në nivelin e duhur për ta stimuluar fëmijën të flas. Ky ngërç krijohet thuajse natyrshëm, bazuar në merakun e prindërve për zhvillimin e fëmijës. Kjo sepse etapa e zhvillimit emocional dhe gjuhësor që një foshnje me rritjen duhet të përjetoj është një fazë jashtëzakonisht e rëndësishme. Dhe prindërit duke qenë shumë të sigurtë se dëshirojnë të bëjnë më të mirën për t’ju ardhur në ndihmë të vegjëlve, shpesh ngatërrohen duke mos ditur se si të veprojnë ose cilat hapa duhet të ndërmarrin.

Më poshtë ju sugjerojmë disa strategji të thjeshta se si ju mund dhe duhet të veproni për të stimuluar komunikimin tek të vegjlit tuaj!

Është e gjitha çështje mendësie! Prindërit duhet t’ju japin fund frikërave dhe pasigurive personale dhe të mësojnë sërish nga e para bashkë me të vegjlit e tyre mënyrat dhe teknikat më të mira të komunikimit.

Hapi i parë : Lojëra aktive, të tipit që e angazhojnë fëmijën të përfshihet maksimalisht

Lojërat aktive, të tipit ku fëmija juaj duhet të ndërveproj me një person tjetër, janë jashtëzakonisht të pëlqyera nga ana fëmijës dhe ndihmuese për të zhvilluar komunikimin. Përse?

Nëse ju do të provoni të ulni të voglin tuaj në dysheme, me këmbët hapur dhe gati për të dërguar drejt tij / saj një top të vogël me ngjyra, veçanërisht nëse e shoqëron veprimin duke numëruar përshembull “1,2,3”, ju do të merrni gjithë vëmendjen e tij / saj dhe njëherësh lumturinë e të voglit në këtë proces shumë stimulues. Mund t’ju duket një veprimtari e thjeshtë por këtu ju do të përfshiheni njëherësh në shumë veprime me fëmijën tuaj, veprime të tipit : kontakt i drejtëpërdrejtë në sy, po i flisni duke numëruar dhe njëherësh po e mësoni me konceptin e pritjes dhe marrjes së një objekti! Edhe nëse fëmija juaj është duke luajtur për qejfin e vetë me lodrën e preferuar, drejtohuni duke i treguar me fjalë që keni dëshirë që ai  / ajo t’jua jap për pak ‘makinën e kuqe’ që bën ‘pi – pi’! Pergezojeni fëmijën tuaj gjatë këtyre lojërave, kur pranojnë të ndajnë një lodër me ju ose kuptojnë se duhet të presin për të marr mbrapsht diçka që ju përket!

Hapi i dytë : zgjidhni nje grumbull fjalësh, të cilin do t’ja përsërisni jashtëzakonisht shumë gjatë ditës

Nëse dëshironi të ndihmoni dhe stimuloni bebin tuaj të flas, duhet të pasuroni fjalorin dhe njëherësh të shoqëroni aktivitetet ditore të tij me fjalë. Zgjidhni disa fjalë të thjeshta ose fraza, të cilat ju e dini ose keni vënë re që fëmijën tuaj e bëjnë kureshtar dhe përsëritjani pa fund. Kjo është pjesa kur prindërit duhet të kenë shumë durim dhe vëmendje. Këto fjalë duhet të shoqërojnë një ose më shumë veprimtari ditore të fëmijës suaj! Sa më shumë t’i përsërisni, aq më mirë nguliten në mendjen e tij / saj! Prindërit duhet të kenë parasysh në këtë fazë se elementi kryesor për të forcuar suksesin e kësaj strategjie është tek përzgjedhja e fjalëve që ngjallin interes tek foshnja. Gjithsesi e rëndësishme është që ju t’ja prezantoni gjithçka atij i shfaqet përpara syve. Përshembull nëse keni dalë për shëtitje tregojani çfarë ju rrethon dhe nëse fëmija tërhiqet nga lëvizja e makinave, duhet ta përsërisni shumë shpesh fjalën ‘makinë’ dhe gjithë çfarë mund të bëhet ne makinë.

Disa fjalë të përshtatshme për tu përsëritur gjatë aktiviteteve ditore të të voglit tuaj mund të jenë :

  • Kohë kur do t’i bëni dush : sapunë, ujë, flluska, lahemi cup e cup, i / e pastër
  • Koha e ushqimit : pirun, lugë, biskot, mollë, pjata, banana etj
  • Koha e shëtitjes : këpucët, dalim da da, makina, gati, xhupi etj

Hapi tretë : bëni lojëra me zhurma, mimikë dhe lëvizje

Të vegjlit janë të aftë të imitojnë shumë mirë të rriturit në të folur dhe veprime. Dhe kjo është një aftësi që mund t’ju vijë shumë mirë në ndihmë prindërve. Ka një arsye përse fëmijët shpesh dhe shpejt kanë qejf të mësojnë se si bëjnë kafshët, përpara se të fillojnë të flasin. Arsyeja ka të bëj me tingujt, janë më të lehtë për tu përvetësuar dhe kuptuar. Kështuqë duhet të përfitoni nga kjo mënyrë komunikimin, duke e shndërruar në një aktivitet argëtues imitimin ose mësimin se si bëjnë kafshët, bashkë me të voglin tuaj.

Hapi katërt : eleminoni sa më shumë të mundeni faktorët që e hutojnë ose tërheqin vëmendjen

Nëse ju keni ndezur televizorin tek një kanal me filma vizatimorë për fëmijë dhe në të njëjtën kohë po përpiqeni t’i flisni fëmijës duke i treguar diçka ose duke i kërkuar të bëj diçka, ai / ajo do ta ketë shumë të vështirë të përqëndrohet tek ju. Shumë fëmijë e kanë disi të vështirë të ndajnë rëndësinë për të kushtuar vëmendje midis  sfondit ( aktivitetin më të gjërë që po ndodh rreth tij ) dhe personit që ka pranë dhe po përpiqet të komunikoj më të. Kështuqë kur përpiqeni ta mësoni ose të krijoni komunikim me të voglin tuaj, bëjeni gjithmonë duke marr parasysh faktin se ai / ajo nuk ka shumë element që e shpërqëndrojnë rreth e rrotull.

Hapi pestë : etiketo dhe përsërit

Gjatë shëtitjeve tuaja të gjatë e të bukura në natyrë, prindi duhe të etiketojë një objekt ose lëvizje që ndodh në vazhdimësi dhe në mënyrë konstante dhe t’ja prezantoj të voglit në vazhdimësi me durim. Përshembull nëse ju jeni duke shëtitur në një park, mund ta orientoni vëmendjen dhe kureshtjen e fëmijës tek pemët dhe gjethet. Përsëritini këto fjalë dhe i tregoni çfarë janë dhe çfarë ndodh me to. E njëjta taktikë duhet të ndiqet edhe kur prindi përpiqet ta mësoj të voglin të bëj diçka si përshembull “Ulemi, ulemi”, “topi, kapim topin” etj

Hapi i gjashtë : imitoni kërkesën e tij pa e plotësuar me shpejtësinë e dritës

Kjo do të thotë se nëse fëmija ju kërkon ujë, nuk duhet t’ju kap paniku që t’ja sillni rrufeshëm. Nëse ai / ajo nis të kërkoj diçka me forcë ose duke qarë, prindi duhet ta imitoj fëmijën duke ju drejtuar : “Do ujë? Thuaj ‘ujë, të lutem’!”. Edhe nëse fëmija juaj fillimisht nuk do të reagoj fare ndaj kësaj kërkese por do të vazhdojë të këmbëngul për të marr atë çka i duhet në atë moment, prindi duhet të ruaj qetësinë dhe shtoj durimin. Jepjani atë çka kërkon pak më me vonesë se jeni mësuar ta bëni zakonisht, duke i folur dhe treguar se si ta kërkoj. Në këtë formë ju po i mësoni të voglit tuaj të ruaj qetësinë dhe të ketë durim.

Hapi shtatë : blijini libra me figura dhe komentojani

Pavarsisht zhvillimit të teknologjisë dhe lojërave, këshillohet gjithmonë të blihen libra për fëmijët nën një vjeç. Librat janë të thjeshtë, me figura të bukur, plot ngjyra dhe shumë interesant. Duke u nisur nga mosha fëmijës blini libra të përshtatshëm për ta dhe filloni t’ja vini para syve duke i treguar objektet, kafshët ose element të tjerë të nevojshëm për të për t’i njohur pikërisht në atë periudhë! Shpesh prindërit e nënvlerësojnë këtë fazë, pasi mendojnë se fëmija është shumë i vogël për të blerë një libër. Gjithashtu lojërat me kuba dhe fromuese i ndihmojnë shumë të zhvillojnë proceset e të menduarit.

Ajo çka është kryesore në gjithë këtë strategji për të ndihmuar fëmijën tuaj të flaës është edhe mënyra se si prindërit e përdorin fjalën. Është e kuptueshme tendenca e prindërve ose të afërmve t’ju drejtohen të vegjëlve me fjalë gjysmake ose me përkëdheli, për shkak të moshës së tyre dhe instikit ose dëshirës për t’i bërë të ndjehen sa më mirë! Por ajo çka prindi duhet të pretendoj nga vetja dhe të tjerët në raport me të voglin është jo vetëm mundësia për të qëndruar sa më gjatë në kontakt me fëmijën, por edhe fakti që fjalët që i drejtohen atij / asaj nuk duhet të shtrembërohen, përgjysmohen ose tjetërsohen. Fjalët duhet të thuhen të plota dhe me saktësi, në mënyrë që fëmija të kuptoj gjithçka rreth realitetit në të cilin bën pjesë.

Burimi :  helpinghandsot.com.

 

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this