Interesohuni për kohën e lirë dhe për shokët e fëmijës suaj. Përkujdesuni me kë shoqërohet fëmija juaj. Interesohuni për kolegët e tij, për rrugën e shkollës, se ku luan ai. Caktojeni kohën e kthimit në shtëpi. Fëmijët nuk mund në disa raste të vendosin vetë. Organizimi i kohës së lirë Hobi: Nëse fëmijët janë (anëtarësuar) në një klub sportiv ose muzikor, ata mund të kërkojnë kënaqësi, kompetencë dhe dituri.
Aktivitetet e përbashkëta: Përkujdesuni rregullisht për ndërmarrje (nisma) të përbashkëta me fëmijën tuaj (p.sh. vizita e kopshtit zoologjik, vozitja me biçikletë, futbolli, notimi etj.). Aktivitetet e këtilla duhet t`u sjellin kënaqësi edhe prindërve. Nuk ka dalje të obliguar në ditën e diel dhe nuk ka dëfrime të tepërta! Alpamare, Säntis dhe Europapark, Legoland dhe Disneyworld duhet të jenë raste dhe përjetime të rralla! Përjetimet e përbashkëta personale i forcojnë marrëdhëniet, përmes të cilave edhe ndikimin tuaj (pozitiv) ndaj fëmijës suaj. Por mos tentoni të bëheni shok i fëmijës suaj! Nëse nuk mund të dalloheni nga djali apo vajza juaj, atëherë diçka nuk është në rregull! Fëmija juaj do të gjejë mjete dhe metoda që ta paraqesë te të gjithë dallimin e gjeneratave…merreni seriozisht rolin e babait ose të nënës.
Shëtitja: Shëtitja është një temë afatgjate midis prindërve dhe fëmijëve (të rinjve). Nuk është e mundur të definohen kohë të caktuara sa shëtitje (dalje) i takojnë një moshës së caktuar; ajo varet nga dallimet e ndryshme individuale, kulturore të cilat vlejnë në një familje, të cilat nuk mund të jepen (zgjidhen) me një recetë. Sugjerimi ynë: Shëtitja duhet të diskutohet me të rinjtë. Për fëmijët nën moshën 12 vjeçare, dalja natën është një rast shumë i rrallë dhe bëhet vetëm me ndonjë shkak, i cili ka të bëjë diçka me klasën, grupin rinor, klubin etj. Tek fëmijët prej moshës 12 – 14 vjeç ju sugjerojmë që gjatë javës mos të kenë dalje fare, kurse në fundjavë në ora 21.00 duhet të jenë në shtëpi. Për të rinjtë mbi 15 vjeç më e preferuar do të ishte që gjatë javës të jenë në shtëpi, kurse gjatë vikendit të kthehen më së voni në ora 22.00; një herë në muaj guxojnë më vonë (ahengjet fillojnë më vonë). Në këtë rast është me rëndësi të veçantë që ju të dini se ku gjendet fëmija juaj, me kë është në rrugë, dhe që të informoheni nëse shkon diku tjetër jashtë
Referenca: Edukimi Recetë me ndikime të dëshiruara anësore