[vc_row][vc_column][vc_column_text]Nëse është një fjalë e cila mund të përshkruaj në mënyrën më të mirë të mundshme“adoleshencen”është“ndyshim”. Adoleshentët ndryshojnë shumë shpejt emocionalisht,fizikisht,intelektualisht,shoqërisht dhe shpirtërisht.Në qendër të këtyre ndryshimeve është ndjesia e të riut për t’u shfaqur si një i rritur. Adoleshentet kanë disa burime të stresit ne jeten e tyre . Në të njëjtën kohë që trupi i tyre pëson ndryshime ne mënyrë të cuditëshme, ata ndiejnë shqetesimin rreth gjykimit nga të tjerët, veccanërisht nga bashkëmoshatarët e tyre,të cilët mund të mos jenë gjithmonë shumë të sjellshëm.Për më tepër ata janë duke matur veten e tyre me piketat të ofruara nga një kulture shpesh jo me ide realiste rreth paraqitjes dhe arritjeve.Kemi të bëjmë me një presion koni=uz ndaj konformitetit, e cila shpesh përfshin sjellje të rrezikshme të cilat mund të lidhen me moshën e rritur, por për të cilat ata akoma mund të mos i kuptojnë pasojat e ketyre sjelljeve.
Adoleshentët ende nuk janë të përshatur me emocionet e tyre dhe teknikat qetesuese mund të jene shumë ndihmuese per ta.Ata kanë nevojë të aftësohen në kontrollimin e emcioneve të tyre. Adoleshentët nuk jetojnë në një botë, e cila përcaktohet nga të rriturit por në një botë të përcatuar nga bashkëmoshataret e tyre. Në një kohë kur ata na largojnë ne, ne fakt ata ende kanë nevojë per udhëheqjen dhe mirëkuptimin e një personi të rëndesishëm në jetën e tyre për ti ndihmuar në këtë periudhë ndryshimesh per ta.Të rinjtë kanë nevoje per reflektim për të përcaktuar kuptimin dhe qëllimin per jetet e tyre.
Cfarë duhet të mbajmë mend rreth kësaj moshe!
- Adoleshentët kanë nevojë për një vetëvendosje që lidhet me moshen e rritur. Ata do të kenë nevoje për arsyet dhe motivacionin e tyre për ketë gje më tepër se ndonjë arsye motvuese nga jashtë si përshembull ajo e dhënë nga prinderit.Sigurojini mundësi për të diskutuar të mirat e këtyre arsyeve duke filluar me rritjen e aftesive sociale për të ndihmuar në rritjen e vetëbesimit.
- Duke qenë se të rinjtë të kesaj moshe kanë një vetëbesim disi delikat, jepini fëmijes suaj kohën e mjaftueshme, mundesi dhe suportin për të mësuar aftesitë. Një nga mënyrat më të miraqë fëmijët e kesaj moshe të mund të rrisin vetëbesimin e tyre është duke mësuar aftesi të reja.Përqëndrohuni në gjetjen e një qasjeje që ta ndihmojë fëmijën tuaj të ndihet mirë me veten në të kundert ata mund të refuzojnë të gjithë idenë e të bërit gjera te vlefshme.
- Të rinjtë e kësaj moshe kanë një nevojë të ndihen se i përkasin një grupi.
- Duke qenë se adoleshentët janë shumë të fokusuarrreth ndryshimeve ne trupin e tyre perpiquni që tu mësoni atyre mënyrën se si të mbajnë posturen e trupit os efaktin se si stresi ndikon në paraqitjen e tyre.
- Mbeshteteni fëmijët tuaj në gjetjen e mundësive për vetëreflektim duke u dhënë atyre kohën e nevojshme, privacinë dhe autonominë që mund t’u duhet ne punën e tyre.
Faqe 98,99,100
Referenca :“Building Emotional Intelligence” -Linda Lantieri 2008,Faqe 98,99,100[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]