Sipas një studimi të realizuar nga universiteti i Pittsburgh, të bërtiturit në vend të edukimit të fëmijës shkakton te ai ndryshime të ndjeshme në sjellje.
Fëmijëve që u bërtitet vazhdimisht janë më të prirur të shfaqin shenja depresioni, të jenë agresive dhe të kenë një vetvlerësim të ulët.
Ti bërtasësh fëmijës për cdo gjë ka të njëjtat pasoja emocionale si ndëshkimi fizik.
Nuk mund të prisni nga fëmija juaj që të kontrollojë emocionet negative kur ju nuk e bëni.
Por është gjithmonë e mundur që të shmangen ulërimat. Kur ju mendoni se jeni duke humbur kontrollin, largohuni dhe lëreni fëmijën vetëm për pak kohë. Jo çdo gjë që fëmija juaj bënë duhet marrë seriozisht, në fund të fundit është thjesht fëmijë.
Proçesi i rritjes së një fëmijë të shëndetshëm emocionalisht varet vetëm nga ju. Dhe nëse doni që fëmija juaj të jetë dhe të rritet i shëndetshëm psikologjikisht, gjëja më e mirë që mund të bëni është të shmagni qëndrimet negative dhe mizore.