4 mënyra se si të ndaloni fëmijën tuaj të bëhet i varur nga teknologjia

4 mënyra se si të ndaloni fëmijën tuaj të bëhet i varur nga teknologjia

Mirë se erdhët në gjeneratën e teknologjisë

 

A mund ta besoni që ka qënë një kohë kur njerzit nuk kalonin orë të tëra duke parë ekranet e shndritshme?  Telefonat nuk dilnin asnjëherë nga shtëpia, televizorët ishin të fikur dhe kompjuteri ishte vetëm për të shkruar letra. Teknologjia nuk vinte me ju në kënde lojrash, në shkollë ose me pushime.

Ndoshta ajo që është shkruar pak më lartë mund të duken si mendimet e një plaku, por i keni parë fëmijët sot? Të gjithë  janë përpara telefonit, televizorit, kompjuterit, ipad-it, etj.

Pyetja që duhet bërë është:  A është teknologjia duke përmirësuar harmoninë dhe ndjeshmërinë e fëmijëve me botën apo po i bën ata më të izoluar dhe të mbyllur në vetvete?

 

Varësia ndaj teknologjisë

Shumë fëmijë  kalojnë orë pafund me një telefon, tablet në dorë. Ata nuk mund të udhëtojnë pa to ose nuk mund të rrinë në asnjë vend pa to. Në këtë mënyrë teknologjia fillon të bëhet varësi.

Si çdo varësi tjetër dhe kjo ka pasojat e veta.

Fëmijët që janë të varur nga teknologjia kanë më shumë gjasa të vuajnë nga:

  • Izolimi social
  • Aftësi të dobëta sociale
  • Humor i paqëndrueshëm
  • Probleme me vetëkontrollin
  • Çrregullime të gjumit
  • Vetëvlerësim të ulët

 

Problemi më i madh më teknologjinë është se ai nuk fiket vet.

 

Rregullat e teknologjisë

Më poshtë do të gjeni disa rekomandime për prindërit, të cilët kanë një fëmijë që është i fiksuar pas teknologjisë. Patjetër, që çdo fëmijë është i ndryshëm dhe jo të  gjitha këto rekomandime mund të funksionojmë më të. Por kujtohuni sa më shumë kohë të kaloj fëmija juaj në telefon , ipad, kompjuter etj, aq më e vështirë është të shkëputet prej tyre.

 

  1. Mbyllini të gjitha mjetet teknologjike

Vendosni një orar të caktuar ku asnjë në shtëpi nuk do të përdori asnjë mjet teknologjik (përfshirë edhe prindërit). Nëse doni që fëmija juaj të bëhet më pak i varur ndaj teknologjisë, ju duhet të drejtoni dhe t’i tregoni rrugën. Gjatë kësaj kohe mund të bëni aktiveitete të tjera, të bisedoni, luani, lexoni, dilni etj.

  1. Orët e teknologjisë

Teknologjisë duhet t’I vendosni limite. Prandaj duhet të bëni një programimin kur është ora për të mëshuar, për të lozur në internet , për lozur me lodra, për të lexuar etj. Çdo gjë duhet të jetë e programuar dhe teknologjia duhet të një orar të caktuar të limituar.

  1. Hapësira e teknologjisë

Kur është e mundur, mblidhini të gjitha pajisjet teknologjike në dhomën e ndenjtjes-  jo në dhomën e fëmijëve.   Mundohuni të shmangni zhdukjen e fëmijës tuaj për orë të tëra I mbyllur në një vend me telefon në dorë.

  1. Vendosni limitet e teknologjisë

Ka shumë shërbime online ose jo ,  të cilat nuk lejojnë apo filtrojnë informacionet e dhunshme ose jo të përshtatshme. Këto shërbime gjithashtu mund të limitojnë internetin  në orare të caktuara.

 

Ndaloni varësinë ndaj teknologjisë përpara se ajo të filloj

Prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët e tyre për pasojat e teknologjisë. Ata duhet të kontrollojnë kohën që fëmija qëndron në kompjuter, smartphone, ipad etj.  Gjeni balancën e duhur të kohës që teknologjia duhet të përdoret në shtëpinë tuaj dhe eleminoni varësinë ndaj teknologjisë të fëmijëve tuaj.

 

Artikull shkruar nga  Sean Grover

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this