Roli i kujdestares së fëmijëve në shoqërinë tonë po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm dhe i kërkuar. Kemi një numër në rritje të familjeve që preferojnë kujdesin e kujdestares si zgjidhje për të mbuluar mungesën e prindërve për arsye pune apo një tjetër. Por shpesh herë ajo që vihet në diskutim është e ardhmja e këtyre fëmijëve, zhvillimi i personalitetit të tyre dhe mundësia që kujdestarja bëhet një figurë ”zëvendësuese”e nënës.
Figura e kujdestares së fëmijëve mund të ketë efekte pozitive pasi fut në botën e fëmijëve një takim të “afërt” me një person të ndryshëm nga ata që i përkasin botës së tij “familjare”. Në fakt prezenca e kujdestares “shënon” mungesën e prindërve por në të njëjtën kohë e “riparon” atë.
Sigurisht alternimi i “prezencave” dhe i “mungesave” favorizon zhvillimin psikologjik dhe përgatit shkëputjen nga varësia me nënën që mund ta shprehim në mënyrë metaforike si “shkëputja nga kordoni ombelikal”.
Cfarë kërkohet nga një dado në kontaktin e parë?
- Mosha
- Eksperienca dhe përvoja e punës
- Formimi shkollor
- Statusi familjar
- Dashuria për fëmijët
- Aftësia për të qenë novatore, për të improvizuar lojra et.
- Njohuria rreth kulturës së të ushqyerit të fëmijës
- Njohuri rreth edukimit seksual të fëmijës
- Njohuri rreth mënyrës së sjelljes me të
- Njohuri rreth programit të veprimtarisë edukative-artistike
Cfarë duhet të kërkojë dadoja nga prindi në prezantimin e parë?
- Të dhëna rreth moshës së fëmijës, ecurisë, sëmundjeve, alergjive, traumave, kafshëve shtëpiake etj.
- Detyrimet që kërkon prindi ndaj jush, si raportimet etj.
- Mënyrën e të ushqyerit, mbajtja e higjenës personale.
Burimi- Manual për shërbimet në familje; Shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare”