Sot flitet në shkencën e Geriartrisë, Gerontoprofilaksisë lidhur me probleme që i takojnë moshës së tretë, domethënë mbi 65 vjec. Korrigjimi i imazhit të keq së pleqërisë ka rëndësi pasi pleqëria nuk është sëmundje, por shpesh herë pleqëria shoqërohet me sëmundje, prandaj i moshuari ka nevojë për një informacion të vazhdueshëm e të hollësishëm shëndetësor.
Vec kësaj, plakja ka një karakter shumëdimensional, pra është një fenomen biologjik, social, financiar, ekologjik. Prandaj duhet një riadaptim me kushtet e reja të moshës dhe të përballohet sëmundja në mënyrë aktive. Shkenca geriartrike sot ngre dy probleme të rëndësishme për të moshuarit, problemin e autonomisë, edhe atë të varësisë.
C’kuptojmë me autonomi të të moshuarit?
Kuptojmë refuzimin e ndihmës për sa kohë ai mund të bëjë pa të. “Supermbrojtja” krijon vartësi dhe humbje të autonomisë. Shkencëtarët kanë konkluduar se jetëgjatësia varet nga aktiviteti fizik. In-aktiviteti intelektual rrezikon degradimin e personalitetit.
Qendra e kërkimeve të Gerontologjisë amerikane flet për probleme që sjell in-aktiviteti fizik dhe mendor, të cilat cojnë në plakjen e parakohshme dhe në degradimin e shpejtë të pacientit. I moshuari duhet të marr pjesë aktivisht në rehabilitimin e tij, i cili realizohet jo vetëm me medikamente, por duke evituar edhe abuzimet që ndodhin dhe që i shohim në jetën e përditshme, si kequshqyerja që shkakton mbipeshën, abuzimi me duhanin, me pijet alkolike, me regjimin e gjumit dhe abuzimin me medikamente të tepërta. Rëndësi ka që të shmangen sa të jetë e mundur edhe ata faktorë të jashtëm që infuencojnë në përkeqësimin e shëndetit. Cdo abuzim lë gjurmë dhe “rregjistrohet” në organizëm.
Sot flitet shumë për sëmundjet e shekullit, sidomos te të moshuarit, si diabeti, hipertensioni, arteriskleroza, patologjitë kockore, patologjitë e sistemit kardio- vaskular, crregullimet e ritmit, infarktet e miokardit etj. Njerëzit thonë : “Pse më ndodhi pikërisht mua?” Këtu duhet të kuptojmë se që të krijohet sëmundja duhet shumë kohë dhe organizmi i njeriut si një nikoqir i mirë merr të gjitha masat parandaluese për një kohë të gjatë, dhe atëherë kur ai nuk c’të bëj më, shfaqet sëmundja. Pra nuk duhet munduar për shëndetin vetëm kur ai është dëmtuar. Duhet të dimë se njeriu korr atë që ka mbjell gjatë gjithë jetës së tij, që në moshën e rinisë. Pak kujdes vlen më tepër se shumë ilace.
Kujdesu për veten sa je akoma i shëndoshë!
Burimi: Manual pwr shërbimet nw familje