Si të rrisim fëmijë që besojnë në barazinë gjinore?

Si të rrisim fëmijë që besojnë në barazinë gjinore?

Të gjithë ne duam që fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm, të jenë të dashur dhe të përgjegjshëm për çdo veprim.  Pjesë e rritjes dhe zhvillimit të tyre është edhe kuptimi i barazizë gjinore.

Disa nga këshillat sesi duhet të rrisni një fëmijë që të besojë në barazinë gjinore janë:

  1. Bëhuni shembull për ta

Shkencat Sociale na kanë treguar se zhvillimi i fëmijës ndodhë përmes vëzhgimit dhe imitimit. Duke treguar se ju vet besoni  në barazinë gjinore dhe veproni në mënyrë të tillë, fëmijët tuaj do ta shikojnë atë mes veprimeve tuaja të përditshme.

  1. Pranoni rolin e prindërimit dhe te babi

Është koha që të thyhet rregulli nëna qëndronë në shtëpi kujdeset për fëmijët dhe babi shkon në punë për të sjellë të ardhura.  Sot roli i babait vjen në shumë forma, ai mund të jetë i martuar ose beqar, i divorcuar, i papunë, ose  i  punësuar, gay ose jo. E rëndësishmja është që fëmijët të ndjejnë dashurinë dhe të shikojnë përkushtimin e babit të tyre në shtëpi dhe ndaj tyre. Kjo i ndihmon ata që të rriten të shëndetshëm psikologjikisht dhe mos të bëjnë dallime në rolin e prindërimit.

  1. Filloni herët

Nuk është kurrë herët që t’i flisni fëmijës tuaj për barazinë gjinore. Gjeni mundësitë në çdo aspekt të jetës së përditshme për t’i mësuar gjëra të reja.

  1. Mësojini atyre se gjinia është fluide

Gjinia është një prej kategoroive të para sociale që ata mësojnë.  Qysh në moshën 3 vjeçare ata mësojnë gjininë e tyre. Limitet se çfarë është për goca dhe çfarë është për çuna është e lidhur me zhvillimin social-kulturor  për atë ç’ka lejohet ose jo. Lejojini fëmijët tuaj të eksplorojnë gjininë e tyre në  lirshmëri të plotë.

  1. Flisni rreth seksualitetit

Fëmija juaj duhet të mësojë nga ju rreth seksualitetit të shëndetshëm. Kjo është  një gjë shumë e rëndësishme njësoj siç është siguria, ushqimi i shëndetshëm apo sjelljet e pranueshme shoqërore.

  • Fillojeni këtë bisedë përpara se fëmija juaj t’ju pyes
  • Jepini përgjigje të sinqerta rreth seksit dhe seksualitetit
  • Sigurojini që ju do t’i përgjigjeni gjithmonë pyetjeve të tyre rreth seksit pavarsisht sesa të sikletshme mund të jenë

 

  1. Mësojini inteligjencën emocionale

Sipas psikologjisë , inteligjenca emocionale është aftësia të jesh i vetdijshëm, të kontrollosh dhe të shprehësh emocionet. Fëmijët me inteligjencë të lartë janë më të prirur të jenë empatikë dhe të pranojnë diversitetin.

  1. Inkurajojini që të festojnë diversitetin

“Fëmijët nuk vijnë  në jetë me udhëzime, por ata vijnë mendje hapur”-  Dr. Christopher Metzler

Si prindër duhet të vihemi në pozicionin e një guide për ta që të vlerësojnë  ndryshimet që e bëjnë secilin prej nesh unik.

8.   Flisni mbi media sociale dhe jo vetëm

Sipas raportit të vitit 2014 në Kanada nga institucioni  i Fëmijëve aktivë dhe të shëndetshëm  rezultoi që fëmijët nga mosha 6-19 vjeç qëndronin mesatarisht 7 ore në ditë para Tv ose pajisjeve të tjera teknologjike.

Dhe pavarsisht sesa shumë prindërit përpiqen që ta shmangin këtë gjë, fëmijët do të jenë gjithmonë  kureshtar për të eksploruar dhe për të parë qëndrime të ndryshme rreth seksualitetit dhe dhunës.

Çfarë mund të bëni?

Duke parë television me fëmijën tuaj pyeteni atë për mendimin e tij për atë që është duke parë dhe diskutoni sëbashku. Mësojini atyre të pyesin për atë që shikojnë dhe ta diskutojnë dhe më shokët-shoqet e tyre.

9. Merrni në konsideratë steriotipet gjinore kur zgjidhni libra, lodra apo veshje

Kjo mund të duket e padëmshme por librat dhe lodrat janë instrumente, të cilat ndihmojnë në socializimin e fëmijës.  Ndalimi i fëmijëve tuaj për libra, lodra të caktuara, u tregon atyre që qielli ka limite kur bëhet fjalë për potencialin e tyre.

 

Referenca:  yëcavan.org

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this