Si të rrisim fëmijë të lumtur?

Si të rrisim fëmijë të lumtur?

Ju ka ndodhur ndonjëherë të pyesni një prind se çfarë do të dëshironin më së shumti për fëmijët e tyre? Nëse jo dhe do të filloni të pyesni, do të vini re se përgjigja e parë dhe më kryesorja do të jetë : të jenë të lumtur!

Në kohën e teknologjisë dhe informacionit, do të gjeni material pa fund me sugjerime se si mund të rrisni një fëmijë të zgjuar ose të suksesshëm, por do ta keni më të vështirë të gjeni diçka rreth lumturisë së fëmijëve!

Fëmijët janë e vetmja gjë në jetë që vijnë pa manual dhe shpesh herë prindërit e gjejnë të vështirë se si duhet të sillen me fëmijët e tyre, duke kaluar herë në rend parësore atë çka është më e mira për ta ose faktin e të qënit të lumtur! Kur vjen fjala për fëmijët, prindërit do dëshironin dhe do vepronin duke marr çfarëdo lloj mase brenda mundësisë së tyre, për të siguruar mirëqënien fizike dhe mendore të fëmijëve.

Studimet shkencore dhe psikologjike në vite, kanë arritur në përfundime se individët që kalojnë një fazë fëmijërie në të cilën janë ndjerë më së shumti të lumtur, transformohen në njerëz të suksesshëm dhe të aftë për të arritur objektivat e tyre.

Nëse sot do të kërkonim rregulla ose këshilla më të besueshmë prindërimi, studimet shkencore duket se kanë arritur të evidentojnë 5 faktorët kryesor që do t’ju ndihmojnë të rrisni fëmijë të lumtur, jo vetëm të shëndetshëm!

  1. Prindërit duhet të kujdesen që të jenë edhe vetë të lumtur

Hapi parë për tu hedhur në këtë rrugëtim ose strategji, tingëllon disi egoist! Por studiuesit e konsiderojnë vërtetë me rëndësi faktin se gjëndja shpirtërore dhe emocionale e prindërve, ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek lumturia fëmijëve tuaj. Duke u përpjekur të kaloni shpejt situata personale të vështira ( depresion, ankth etj ), ju do të arrini të keni vëmendjen më shumë të përqëndruar tek fëmijët. Sa më të qetë ju, aq më të mbarë fëmijët! Edhe pse disa probleme të shëndetit mendor mund të kenë bazë gjenetike nga familja juaj, duhet të kërkoni ndihmë dhe të mjekoheni, në mënyrë që të mbani nën kontroll shqetësimin. Por nëse thjesht jeni të lodhur dhe disi të tensionuar nga puna dhe përgjegjësitë, duhet me patjetër të kaloni në planë të dytë gjithçka dhe çdo fundjavë t’jua dedikoni fëmijëve dhe kohës së bukur së bashku! E dini se e qeshura është ngjitëse? Neurologët besojnë se kur dëgjoni dikë tjetër të qesh neuronet e përcjellin këtë tingull në pjesën e trurit përgjegjëse për emocionet tuaja dhe fare natyrshëm edhe ju vetë do t’ju vijë të qeshni! Gjeni kohë për veten dhe mbani nën kontroll stresin. Duke pasur gjithmonë të qartë objektivin e fëmijëve tuaj të lumtur, duhet t’i jepni dhe t’i gjeni kohë vetes të pushoni gjithashtu!

 

  1. Mësojini të krijojnë dhe zhvillojnë marrëdhënie

Është disi e vështirë të mendosh se prindërit i kushtojnë vëmendjen e duhur mësimit ose edukimit të fëmijëve në pjesën e të qenit të socializuar! Kjo është lehtësisht e dukshme në jetën e përditshme. Nëse do të qëndroni në një park lojërash për fëmijë dhe të vëzhgoni për fare pak kohë sjelljen e tyre dhe të prindërve, do të kuptoni se ky element është tërësisht i nënvlerësuar. Do të shikoni se nëse dy fëmijë ndodh të konfliktohen me njëri – tjetrin, njëri ose të dy prindërit do rendin t’i ndalojnë dhe t’i largojnë nga sho – shoqi, hera herës edhe duke debatuar midis të rriturish! Kur në të vertetë ata duhet të ndalen dhe t’i mësojnë fëmijës se si të kërkojë ndjesë nëse është në gabim ose të qetësoj situatën midis të dyve duke u përpjekur t’i bëjë shok! Prindërit duhet të mundohen t’ju mësojnë fëmijëve se si të bashkëpunojnë dhe të jenë më të shoqërueshëm me moshatarët e tyre. Prindërit duhet t’ju mësojnë në cilëndo formë fëmijëve të tyre se ata nuk duhet t’i bëjnë tjetrit atë çka nuk do dëshironin ta përjetojnë vetë! Inkurajojini të ndajnë një ëmbëlsirë ose një lodër me bashkëmoshatarët e tyre dhe lavdërojini sa herë janë të sjellshëm me miqt e tyre.

  1. Krijoni pritshmëri që bazohen tek përpjekjet dhe iniciativat, më shumë se sa tek të qënit perfekt

Kjo sepse së pari dhe më e rëndësishmja, askush nuk është i përsosur! Studimet shkencore rreth sjelljes, tregojnë se prindërit që kanë standarde të larta karshi fëmijëve për të qënë perfekt dhe të parët në gjithçka ( mësime, sport, shoqëri etj ) nxisin dhe krijojnë tek ata emocione të tilla si depresioni, ankthi dhe zemërimi që qëndrojnë gjithmonë nën presion dhe krahësohen në mënyrë konstante me bashkëmoshatarët e tjerë! Të gjitha studimet sociale dhe shkencore i mëshojnë të njëjtit rezultat në këtë pikë : krijoni dhe vlerësoni shpirtin e tyre të iniciativës dhe tendencën e fëmijëve për të bërë përpjekje për të arritur rezultate më të mira në shkollë, në sport dhe në marrdhënie më të tjerët, më shumë se sa t’i detyroni të sillen ashtu siç ‘duhet’. Nëse do të vini në provë një fëmijë të rritur nën presionin i të qënit më ‘i miri nga të gjithë’ dhe një fëmijë të rritur me frymën e përpjekjes dhe mundësisë për t’ja dalë mbanë, do të vini re se nëse do t’ju duhet të zgjedhin një puzzle për ta formuar, fëmijët që rriten me sloganin se duhet të jenë më të mirët dhe më të zgjuarit do të zgjedhin një puzzle të lehtë për tu formuar, kjo për të mos humbur statusin e të qënit ‘i zgjuar’! Ndërsa fëmijët e tjerë do të kenë natyrshëm prirjen të zgjedhin një puzzle të vështirë, pasi dëshirojnë të tregojnë se mund t’ja dalin mbanë me pak përpjekje! Përse? Sepse kur prindërit i japin kurajo fëmijëve të tyre për punën e mirë dhe përpjekjet që kanë bërë për të arritur diçka, ata nxiten dhe stimulohen vetiu për të qenë më të përkushtuar në arritjen e objektivave ose detyrave që kanë për të përmbushur. Ata nuk kanë frikë të duken më pak të zgjuar ose inteligjent, ata thjesht do të përpiqen të bëjnë në çdo rastë akoma më mirë nga sa mund të jenë sjellë apo të kenë realizuar më parë!

  1. Mësojini të jenë optimist

Dëshironi të keni të bëni me adoleshentë sa më pak problematik në të ardhmen? Atëherë duhet t’i ushqeni fëmijët tuaj të vegjël me optimizëm dhe t’i bëni të shikojnë gjithmonë anën më të mirë të situatave ose ndodhive në të cilat përfshihen! Studimet tregojnë se një fëmijë 10 vjeçar, që është rritur duke e mësuar se si t’i shoh gjërat nën optikën e optimizimit, do të jetë një adoleshent më pak problematik në moshën e pubertetit. Sipas studiuesve, optimizimi dhe lumturia janë element të lidhur ngusht me njëra – tjetërën, aq sa shpesh herë mendohet ose synohet që këto dy gjëndje emocinale, në të vërtetë janë e njëjta dukuri! Disa nga përparësitë që kanë fëmijët e rritur me frymën e optimizimit janë :  më të vëmendshëm dhe kanë rezultate më të mira në shkollë dhe në sporte, janë më të shëndetshmë fizkisht dhe jetojnë më gjatë, kanë mundësi më të larta të krijojnë një jetë martesore të kënaqshme dhe të ruajnë familjet e tyre, janë më të aftë të përballojnë dhe menaxhojnë më mirë situate depresioni ose ankthi!

  1. Mësojini inteligjencën emocionale

Inteligjenca emocionale është cilësi, jo diçka e lindur! Të besuarit se fëmijët do të arrijnë të kuptojnë vetë dhe fare natyrshëm çdo lloj emocioni personal, nuk është një teknikë që detyrimisht do t’jua lehtësoj rrugën. Prandaj është e rëndësishme që prindërit të përpiqen t’ju gjenden pranë dhe t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të kuptojnë emocionet, veçanërisht kur bëhet fjalë për emocione të rënda ose të vështira si zemërimi ose frustrimi. Prindërit duhet t’ju gjenden pranë fëmijëve për të kuptuar kur diçka nuk shkon dhe janë të trishtuar, gjithashtu duhet t’ju gjenden pranë edhe kur ata janë të lumtur ose të gëzuar! Duke u përpjekur të flitet rreth mënyrës se si ndihen, prindërit mund t’i përfshijnë në histori të njëjta nga fëmijëria e tyre dhe t’ju tregojnë fëmijëve se si janë përballur pikërisht në atë çast me inatin, zemërimin ose edhe gëzimin!

Të njëjtat hapa duhet të ndjek edhe dadoja me fëmijën tuaj!

Një dado profesionale do të dijë t’i zbatojë me përpikmëri të gjitha udhëzimet e prindërve në lidhje me rritjen dhe kujdesin emocional të fëmijëve!

 

Burimi : The Time Magazine

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this