Çfarë ndodh me martesën tuaj pasi bëheni prindër?

Çfarë ndodh me martesën tuaj pasi bëheni prindër?

Ndryshimi marrdhënies nga të martuar në prindër dhe partner është njëherësh emocionues dhe sfidues! Është një përzerje midis lumturisë, rraskapitjes, tensionit dhe shqetësimit për fëmijën e sapo ardhur dhe njëherësh frikë nga të panjohurat e prindërimit. Një kombinim që shpesh herë, ju bën të harroni ose lini pas dore jetën tuaj të mëparshme si çift! Prandaj martesa, pas ardhjes në jetë të një bebi, kërkon gjithmonë e më shumë energji.

 

Gjithkund trumbetohet se edhe pas shndërrimit nga partner, në prindër, çifti duhet të përpiqet maksimalisht të ruajnë marrdhënien e tyre të mëparshme, por në praktik, gjithçka bëhet më e ngatërruar. Orët e gjata pa gjumë gjatë ditës, shqetësimet e ditëve të para të nënës dhe fëmijës, vëmendja dhe meraku tek foshnja, njerëzit përreth që ju japin 1001 këshilla se si duhet të prindërosh, shpenzimet që duken sikur nuk kanë fund etj etj! Lista është e gjatë dhe ndryshimi goxha i ndjeshëm! Është e vështirë, sigurisht! Madje shumë e vështirë! Por prindërit e rinjë duhet të përpiqen të mbajnë fokusin edhe në marrdhënien e tyre si çift! Pas ardhjes në jetë të bebit, ata nuk janë thjeshtë prindër, janë edhe bashkëshort!

 

Psikologët dhe specialistët e marrdhënieve në çift kanë evidentuar ndryshimet më të mëdha në marrdhëniet në çift dhe japin disa këshilla praktike se si të ruani një martesë të shëndetshme edhe nëse midis jush fle një beb :

 

  1. Punët brenda shtëpisë trefishohen / bashkëpunoni dhe ndani detyrat – sigurisht që edhe para fëmijës lavamani juaj ishte plotë enë ( ndonjëherë përtonit ), lavatriçja plotë, shtëpia ju thërriste hera – herës për pastrim etj. Ndryshimi është se me arrdhjen në jetë të bebit, tashmë ju duhet të bëni shumë gjëra njëkohësisht dhe shanset për më vonë, ulen ndjeshëm. Punët nuk kanë përse të jenë të ndara me thikë, ju thjesht duhet të koordinoheni dhe ndani përgjegjësinë. Shpesh shtëpia dhe fëmijët konsiderohen përgjegjegjësi apsolute e nënës! Por meqë kohët kanë ndryshuar dhe gruaja po përfshihet gjithmonë e më shumë në marrdhënie pune jashtë shtëpisë, me ose pa dëshirë, nëna nuk mund të marr përsipër të gjitha përgjegjësistë e familjes. Në mënyrë që të ulni sa më shumë shanset e debateve dhe zënkave, planifikoni detyrat dhe përgjegjësitë në lidhje me punë të caktuara në ambientin e banimit ( ose rezervoni një shërbim pastrimi nga Ndihma +, hera – herës ). Përpiloni 1 listë dhe ndani detyrat, vëreni në një vend të dukshëm për të dy dhe jepni maksimumin për t’i përmbushur.
  2. Keni modele të ndryshme prindërimi, që ju bëjnë të diskutoni / bisedojini midis jush, gjeni pikat e përbashkëta dhe mbani lartë humorin! Është i vogli juaj dhe pavarsisht mungesës së eksperiencës së më parshme me fëmijë, nëse do të mësoni të respektoni dëshirat dhe mendimin e njëri – tjetrit rreth prindërimit, për një të mirë madhore dhe të përbashkët, duhet të gjeni pikat ku takoheni. Burrat duhet të jenë më tolerantë veçanërisht në ditët e para sapo fëmija juaj ka ardhur në jetë! Nëna ka pësuar ndryshime më të mëdha fizike dhe emocionale, për më tepër ajo ka përjetuar dhimbjet e lindjes dhe është po aq e brisht emocionalisht sa edhe foshnja. Duhet të keni dërgjuar për depresionin e pas lindjes, mundohuni t’i jeni nënës së re kohë të marr veten! Bashkëshortët, pavarsisht emancipimit apo shkollimit, kur vjen puna tek prindërimi, udhëhiqen thuajse pa vetëdije nga modelet e vjetra të të qenit prindër. Çka domethënë se në fund të fundit nëna duhet t’i përgjigjet në çdo kohë bebit të sapolindur…se ç’mund t’i bëj babai??
  3. Marrdhniet tuaja intime ulen ndjeshëm për një mori të gjatë arsyesh si lodhja, stresi, dhimbjet e lindjes, nevoja biologjike e trupit të nënës për t’ju kthyer funksionimit normal, pagjumësia etj. Në këtë pikë, kjo etap nuk duhet të konsiderohet thjeshtë si nevojë ose detyrë! Sigurisht që nga ana tjetër, ashtu siç ndodh gjërësisht, partnerët fillojnë ta shikojnë veten më shumë si prindër se sa si çift! Sigurisht që jeta juaj ka ndryshuar me një vogëlush që ka nevojë për kujdes, vëmendje dhe dashuri maksimale. Por për të njëjtët element kanë nevojë edhe nënat dhe baballarët e rinjë! Nëse organizoheni dhe bashkëpunoni, duke u përpjekur të lehtësoni përgjegjësitë dhe detyrimet, do të gjeni patjetër kohë edhe për marrdhënie intime të kënaqshme, jo thjesht nga ato çaste kur jeni aq shumë të lodhur apo të eksituar dhe mbaroni punë shpejtë e shpejtë. E bukur në këtë pikë është se ju mund të organizoheni dhe planifikoni ditë dhe orar për marrdhënie intime, ashtu siç mund të keni bërë përpara se të kishit fëmijë!
  4. Koha që partnerët shpenzojnë së bashku, si partner reduktohet ndjeshëm dhe shndërrohet gjithmonë e më shumë në kohë të lirë që shpenzohet gjithmonë me familjen! Sigurisht që familja është në krye të listës, fëmijët gjithashtu, por ju jeni edhe individë më vetë, partner dhe jo thjeshtë prindër dhe familjar. Koordinoni oraret, kërkoni ndihmë të familjarëve të ngushtë, punësoni një dado ose kujdestare me orë punë dhe dilni për një darkë romantike nën dritën e qirinjve së bashku! Ashtu si në fillimet e romancës tuaj! Do të rizbuloni edhe një herë njëri – tjetrin dhe do ta kuptoni natyrshëm se sa e nevojshëme është që hera – herës të bëni gjithçka të mundur e të pamundur, për të organizuar dhe gjetur pak kohë të lirë për sho – shoqin. Kohë të lirë ku të mos jeni të detyruar të qëndroni në stres nëse fëmija grindet, duhet ndërruar, duhet ushqyer, duhet shoqëruar nga mbrapa sepse sapo është ngritur në këmbë dhe dëshiron të eksplorojë botën. Psikologët i mëshojnë faktit dhe idesë, se është pikërisht kjo kohë e lirë dedikuar partnerëve në një marrdhënie, e shpenzuar bukur së bashku, që e bën martesën të qëndroj gjallë edhe pas ardhjes në jetë të fëmijëve.
  5. Kur bëheni prindër, duket sikur koha e lirë personale, sado e shkurtër, të jetë një luks i vërtetë. Madje edhe koha e shpenzuar për të bërë pazaret e shtëpisë mund të konsiderohet luks i madh! Çka është e rëndësishme edhe në këtë pikë, është fakti që duhet të riktheni vëmendjen edhe tek vetja dhe partneri juaj si individ më vete. Patjetër që me ardhjen e bebit, fillimet dhe përshtatja me jetën e re do të jetë e vështirë, por të dy partnerët shpejt do ta kuptojnë instiktivisht se sa e çmuar është koha që mund të marrin për të bërë një dush të gjatë e shplodhës, një shëtitje të shkurtër në park ose lagje, një takim me miq ose familjar për pak, pa qenë të shoqëruar nga sho – shoqi ose fëmijët. Mund të organizoheni dhe programoni aktivitete të pëlqyeshme individuale dhe të bëni të pamundurën për t’i dhënë pak kohë të lirë për vete, në mënyrë që të dal nga rutina, të shkarkoj stresin dhe të lehtësohet sado pak nga lodhja e të gjitha përgjegjesive një herësh! Dhe jo! Kjo kohë e lirë e shtrenjtë dhe e shenjtë nuk është vetëm eksluzivitet i bashkëshortëve, nënat gjithashtu, janë mikesha dhe zonja të mira që meritojnë të mblidhen një të premte mbrëma midis tyre për një gotë verë dhe bisedë mikeshash.
  6. Gjyshërit dhe familjarët e ngushtë do të duan të jenë gjithmonë e më shumë sa më pranë familjes tuaj, sapo bebi vinë në jetë. Nga njëra anë ky është një avantazh i madh. Çifti ri që bëhen prindër për herë të parë dhe jetojnë nën çatinë e tyre, do të kenë gjithsesi shumë nevojë për pak ndihmë veçanërisht nga ana gjyshërve! Por kjo do të thotë gjithashtu më pak intimitet në marrdhënien në çift, madje edhe në rastet kur midis jush keni nevojë të diskutoni në të përditshme. Përveç fëmijës që merr gjithë vëmendjen e familjes, prindërve dhe gjyshërve, përveç ndërhyrjes së gjysheve me apo pa dëshirë duke ju mbikqyrur në çdo shërbim ndaj foshnjes, partnerët do ta kenë më të vështirë komunikimin dhe funskionimin e marrdhënies midis tyre me kaq shumë prezenc të shtëpi. Prandaj e mira është që çifti të trajtojë këtë dukuri me qetësi dhe mundësisht përpara ardhjes në jetë të bebit. Partnerët bien darkort midis tyre dhe veçanërisht me gjyshet, duke trajtuar mundësinë dhe idenë e prezencës së gjysheve në familje me ardhjen e bebit, për të kuptuar dëshirën e tyre në përfshirjen e jetës së re. Dhe pavarsisht dëshirës dhe mundësive financiare të familjes tuaj, i takon vetëm çiftit të vendos kujfit, duke ruajtur interesat e marrdhënies së tyre. Nëse palët bien dakort, me mirësjellje, gjyshet do të mbahen sa më pranë të jetë e mundur foshnjes, por me programim dhe duke bërë të qartë pozicionin e tyre të gjyshes, pa ndikuar në nevojën e çiftit për prindërim sipas modelit vetjak. E rrëndësishme në këtë pikë është të mbahet gjithmonë e hapur ideja se dera e shtëpisë tuaj do të jetë gjithmonë e hapur për gjyshet, pas ardhjes në jetë të bebit.
  7. Paratë gjithmonë kanë për të pasur rëndësi, pavarsisht klisheve në lidhje me dashurinë mbi paranë. Ardhja në jetë e një fëmijë, përtej faktorëve emocional të çmuar, sjell edhe përgjegjësi të mëdha financiare. Po, të marrësh përsipër sjelljen në jetë të një fëmijë, është ndër të tjera edhe një çështje e rëndësishme financiare. Nisur nga fakti se çiftet zgjedhin të bëhen prindër në moshë të re, dikur afër të 30 – tave do thotë se ju keni mbi shpatulla një sër përgjegjësish të tjera, të mbartura që para ardhjes së fëmijës. Përgjegjësi të tipit kredia shtëpisë, puna juaj e pasigurtë ose me probleme, ndjekja e shtatëzanisë, përgatitja për ardhjen në jetë të bebit, makina që ka nevojë të ndërrohet ose riparohet, disa pushime të merituara për të cilat keni kohë që ëndërroni etj. Lista është e gjatë dhe çdo aktivitet juaji ditor, përveçse emocional dhe shpirtëror, është edhe çështje financiare! Pra, PO! Paraja dhe stabiliteti ekononik ka gjithmonë shumë rëndëdsi kur nisni të konsideroni idenë e të sjellit në jetë një fëmijë. Sigurisht që kushtet e përkryera nuk arrihen asnjëherë, pasi për të lijkujduar një kredi shtëpi, ju do t’ju duhen të paktën 20 vite nga jeta juaj dhe në këtë pikë nuk mendoni se do të dëshironit të bëheshit prindër midis të 45 – 50 viteve të jetës. Kështuqë meqe tendenca e planifikimit familjar vjen gjithmonë e më shumë në rritje, përpara se ta gjeni veten me një mal detyrimesh financiare për të paguar dhe njëherësh me një bebe në duar, do t’ju ndihmojë të shmangni në të ardhmen një sërë debatesh dhe mëzish në çift. Çka do të thotë që sigurisht që pas ardhjes në jetë të bebit, pavarsisht të ardhurave mujore të çiftit dhe përfitimin e lejes së lindjes nga ana nënës, ka të ngjarë të duhet të shtrëngoni disi rripin në çështjet e shpenzimeve. Në ketë pikë prioriti më madhor mbetet fëmija dhe pagesa e faturave për familjen e re. Çiftet kufizohen gjithmonë e më shumë, pasi tashmë do t’ju duhet të kursejnë akoma më shumë, duke vendosur në plan të parë edhe të ardhmen afatgjatë të fëmijës. Prandaj në këtë fazë, çiftet e gjejnë veten gjithmonë e më shumë në debat, më shumë në sakrifica, duke qëndruar vigjilent ndaj raporteve të kostove jetike. Në mënyrë që të mos gjendeni gjithmonë e më shumë në sherre të vazhdueshme në lidhje me paratë, çifti këshillohet të organizoj një plan financiar mujor, duke u ulur dhe bërë llogaritë së bashkur dhe duke u përpjekur të dy bashkë që të mbajnë nën kontroll raportin midis të ardhurave dhe shpenzimeve mujore. Ka të ngjarë që në pjesë të çaktuara të kësaj faze të re, ku çifti tashmë prindër, të jenë të detyruar të heqin dorë nga aktivitete që më parë nuk i trondisnin pozitat e tyre financiare, por që tashmë që lind nevoja për të kujdesur fëmijën dhe menduar për të ardhmen dhe shkollimin e tij / saj, i bëjnë të mblidhen dhe t’i konsiderojnë ‘të shtrenjta’! Kështu nëse më parë çifti ka zgjedhur të konsumoj ushqim jashtë shtëpisë, çdo fundjavë të udhëtonin dikur, qoftë edhe me një çantë shpine mbushur me sanduiç, ditëlindjet të festoheshin çdo vit me një grup të madh miqsh, me ardhjen në jetë të bebit, këto shpenzime nuk do të duken më me rëndësi, ju mund të jetoni edhe pa to! Por çifti ka nevojë të gjejë kohë edhe për vete, dhe patjetër që koha është flori! Është e këshillueshme që çiftet e rinjë të prindërve, pavarsisht buxheteve familjare, të synojnë të zgjedhin alternativa të pranueshme ekonomike për të realizuar aktivitete të kënaqshme dhe me interes duke përfshirë njëri – tjetrin ose individuale, pa fëmijët, hera – herës. Jo domosdoshmërisht duhet të shkoni për një masazh apo një darkë të shtrenjë me mikeshat për të kaluar pak kohë të lirë jashtë. Në këtë pikë edhe një shëtitje e gjatë në parkun më të afërt me partnerin ose vetëm, do të ishte një aktivitet gjithë benefite në të gjitha drejtimet!

 

Të gjitha këto, të përmbledhura më shkurtë, sipas psikologëve të marrdhënieve në çift do të thonë :

  • kërkoni dhe komunikoni në çift me qetësi dhe argumente përse secili partner duhet të jap ndihmën e tij në cilindo profil brenda shtëpisë dhe familjes, pa qenë nevoja ta përkufizoj si ‘punë për gra’ ose ‘punë për burra’. Nëse mund të ndërroni një poç të djegur në abazhur, nuk ka rëndësi nëse jeni grua; nëse mund të gatuai një drekë të thjeshtë të dielën, nuk ka rëndësi nëse jeni burrë. Për të mirën e përbashkët, përfshihuni, bëjeni pa jua kërkuar.
  • kërkoni ndjesë pas debtave, pasi ta keni analizuar zënkën dhe personalisht ndjeni se jeni në faj apo nëse e keni stimuluar përplasjen me ndonjë kapriço ose tekë
  • mos e merrni njëri – tjetrin si të mirëqënë, flisni sa më shumë midis jush dhe përpiquni të jeni gjithmonë të drejtëpërdrejtë në komunikim, pa qenë nevoja të jeni ofendues ose gërricës.
  • në debate, përpiquni ta përmblidhni problematikë sa më shkurtë të jetë e mundur sipas ndjesive apo gjykimit tuaj dhe jepini kohën dhe të drejtën partnerit të shpreh këndvështriminë e tij. Përpiquni të gjeni alternativën më të mirë rreth ngërçit, jo fajtorin apo shkakun e zënkës
  • në mes të një zënkë të madhe midis jush, njëri nga të dy, duhet të bëj përpjekjen madhore për të ndalur bisedën dhe për të përqafuar partnerin edhe nëse tensioni është i lartë…kjo është një lëvizje jashtëzakonisht e guximshme dhe për tu përgëzuar, pasi ndihmoni veten dhe sho – shoqin të ulni mërinë dhe nivelin e konfliktit. Merrni rreth 20 minuta kohë për të qëndruar të lidhur fizikisht dhe emocionalisht edhe nëse jeni në mes të këtij sherri të madh midis jush! Do të jenë 20 minutat më të mirë të jetës suaj!
  • Nëse përpiqeni të mbani një komunikim konstat dhe të drejtëpërdrejtë në çift, do të dini si t’i trajtoni të gjitha problemet që vijnë, një e nga një! Nëse do t’i neglizhoni apo nënvlerësoni duke i akumuluar për ‘më vonë’, në një pikë të caktuar kupa do të mbushet për hic mosgjë dhe çifti do ta gjej veten në mes të një përplasjeje të madhe, që shndërrohet me shpejtësi në problem madhor.
  • Mos hiqni dorë nga problemet. Diskutojini, propozoni zgjidhje, trajtoni këndvështrime, kërkoni alternativa për të zgjidhur sa më mirë ngërçin për të dyja palët dhe rikthejuni me qetësi dhe bashkëpunim sa herë zgjidhja nuk ju rezulton me sukses. Por asnjëherë mos i lini pas dore. Në fund ose pas çdo debtati, sigurohuni të keni trajtuar çdo pjesë, në mënyrë që të mos i riktheheni sërish mbrapsht ‘të njëjtave histori’.

 

 

 

 

 

 

 

 

NA NDIQNI NE FACEBOOK

Klientë të kënaqur

Xhulieta Kertusha
Xhulieta Kertusha
2022-04-12T09:18:59+0000
Sherbim i shkelqyer dhe shume profesional. Faleminderit “Ndihma Plus”!
Viktor Azzurro
Viktor Azzurro
2022-02-14T16:21:13+0000
Usufruisco del servizio di pulizie fornito da questa Agenzia e devo dire che sono molto professionali, precisi ed... attenti alle esigenze dei clienti. Il lavoro viene svolto velocemente, è ben coordinato. La persona di riferimento è sempre in contatto con il cliente.As one of Ndihma+ clients I can say that their cleaning service is very professional, fast and well-coordinated. The staff are polite, always in contact with the client and ready to help. Definitely would recommend them to others.read more
Dori Guxo
Dori Guxo
2021-07-02T12:12:11+0000
Ndihma plus - sherbimi me i mire ❤️
Enida Veshi
Enida Veshi
2020-06-23T07:28:05+0000
The best company, bravo 👏👏👏
Alexander ZS
Alexander ZS
2020-05-21T07:59:22+0000
I had an exceptionally wonderful experience with this company, particularly the boss, Katie, whom I was in... communication with. She speaks English fluently, responds quickly, and most importantly is efficient and responsible with incredible customer service skills. The cleaning itself is top notch and Katie will make sure it is done to your standards. I highly recommend all Albanians and internationals to contact this company for your cleaning needs. I look forward to using their services again in the future.read more
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
2020-02-18T13:11:21+0000
I meriton te ***** yjet zgjidhje e mire e shpejte e sakte jua sygjeroj dhe ju familje te interesuar ne cdo fushe qe... Agjencia Operonread more
Erblina Shahini
Erblina Shahini
2019-06-22T10:59:09+0000
Jam shume e kenaqur nga sherbimi profesional qe kam marre nga Ndihma. Sherbim i perkushtuar, me korrektesi dhe me staf... serioz. Shume faleminderit Valbona dhe Keti.read more
Mirela Spahiu
Mirela Spahiu
2019-01-31T12:39:31+0000
Ju falenderoj pa mase.Shpejtesi dhe impenjim ne maksimum perkundrejt kerkesave.Fale jush familja ime gjeti nje ndihme... ne kohe rekord.Ju uroj pune te mbare vajzaread more
Julia Done
Julia Done
2018-12-03T09:39:19+0000
Shume e kenaqur me stafin tuaj, kam gjetur seriozitet , pergjegjshmeri dhe jeni nje zgjidhje shume e mire per cdo... person qe kerkon ndihme�read more
Kozi Aliaj
Kozi Aliaj
2018-07-24T12:42:41+0000
Te shkelqyer, te pergjegjshem dhe shume profesional.
Olta Oli OS
Olta Oli OS
2018-06-13T11:20:32+0000
Sherbim shum i mir gjithashtu dhe nje staf shum i perkushtuar..
Valbona Gjonaj
Valbona Gjonaj
2018-06-13T11:13:14+0000
Sherbim i shkelqyer, staf i perkushtuar! Eshte agjensia e duhur per sherbime pastrimi dhe kujdesi ndaj femijeve dhe... moshes se trete...:)read more
Meri Gurabardhi
Meri Gurabardhi
2018-06-11T12:59:57+0000
Sherbim i shkelqyer me nje staf te pergjegjshem dhe profesional. Jam asistuar disa here nga kjo agjensi dhe gjithmone... sherbimi ka qene maksimal. Komplimenta te vecante per Ketin. Flm Ndihma Plus!read more
Franklin Luarasi
Franklin Luarasi
2018-06-02T12:46:47+0000
Drita Malo
Drita Malo
2018-02-04T21:52:43+0000
Enida Ismaili
Enida Ismaili
2018-02-03T09:14:31+0000
Meri Bala
Meri Bala
2018-02-03T08:59:17+0000
Nilda Nika
Nilda Nika
2017-10-26T06:12:56+0000
Sherbim i mire, staf korrekt dhe cmim i arsyeshem.
Klaudia Biba
Klaudia Biba
2017-10-25T10:13:31+0000
Shume e kenaqur per pastrimin e zyres nga stafi juaj
Oltion Mihali
Oltion Mihali
2017-10-25T10:12:05+0000
Stevi Stevja
Stevi Stevja
2017-10-25T09:55:13+0000
Sherbim shume i mire dhe staf korrekt. Nje agjenci qe e rekomandoj te te gjitha miket e mia dhe jo vetem
Dritan Ziu
Dritan Ziu
2017-08-28T14:28:54+0000
Nicko Nicko
Nicko Nicko
2017-08-22T15:14:29+0000
Mark Gjoka
Mark Gjoka
2017-08-22T15:14:00+0000
Raziola Amzaj
Raziola Amzaj
2017-06-17T10:08:58+0000
Besa Serjani Islamaj
Besa Serjani Islamaj
2017-06-12T21:44:51+0000
Gena Brecani
Gena Brecani
2017-06-12T19:36:54+0000
Sherbim i shkelqyer per te gjithe ata qe kane nevoje te marrin benefite te mrekullueshme. Korrektese,siguri dhe mbi te... gjitha cilesi.. Jam shume e kenaqur nga puna juaj,faleminderit Ndihma Plus! Jua sugjeroj te gjitheve..read more
Ariola Papajorgji
Ariola Papajorgji
2017-05-26T16:01:27+0000
Migena Xhafaj Nikolli
Migena Xhafaj Nikolli
2017-04-20T12:00:35+0000
Sherbim i shkelqyer dhe staf shume i mire.Une jam shume e sigurt qe shtepine time ia kam lene ne dore NDIHMES... PLUS.Gjithcka eshte korrekte dhe e paster.read more
Trej Trey
Trej Trey
2017-04-20T11:39:21+0000
Johan Marina
Johan Marina
2017-04-20T11:38:35+0000
Ariola Muco
Ariola Muco
2017-01-31T16:48:37+0000
Anxhi Muco
Anxhi Muco
2017-01-31T13:57:34+0000
Ju falenderoj per korrektesine dhe perkujdesjen, mbetem klientja juaj e kenaqur ��
Lamepetro Anisa
Lamepetro Anisa
2017-01-25T15:42:41+0000
Lori Haxhiu
Lori Haxhiu
2016-11-22T17:45:25+0000
Saimir Koci
Saimir Koci
2016-09-13T10:30:21+0000
Erjona Bushati
Erjona Bushati
2016-09-13T09:49:35+0000
Stela Ndoka
Stela Ndoka
2016-07-07T13:19:37+0000
Kledis Qevani
Kledis Qevani
2016-07-06T19:46:20+0000
Bowling Vlore
Bowling Vlore
2016-06-30T20:35:47+0000
Devi Vlore
Devi Vlore
2016-06-30T20:27:55+0000
Nina Kerxhalli
Nina Kerxhalli
2016-06-30T20:25:58+0000
Austela Fejzaj
Austela Fejzaj
2016-06-29T20:52:16+0000
Dishnica Eda
Dishnica Eda
2016-06-29T12:08:32+0000
Erida Lice
Erida Lice
2016-02-24T10:13:11+0000
Lorena Telhaj
Lorena Telhaj
2016-02-20T07:31:09+0000
Tedi Murati
Tedi Murati
2016-01-31T18:58:00+0000
Renols Amelia Toci
Renols Amelia Toci
2016-01-26T21:55:43+0000
Keti Lame
Keti Lame
2015-11-11T19:33:20+0000
Joni Vlore
Joni Vlore
2015-11-11T02:04:35+0000
Next Reviews
Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this