Rëndësia e lojës tek fëmijët!

Rëndësia e lojës tek fëmijët!

Pavarsisht zhvillimeve të teknologjisë, ka ende nga ata që termin ‘lojë për fëmijë’ e lidhin ngushtësisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me një aktivitet të caktuar fizik, mendor dhe emocional. Dhe kjo është pikërisht sfida e kohëve moderne. Rëndësia e lojës, si formë kujdesi dhe ndihme e veçantë dhe me shumë rëndësi në zhvillimin e fëmijës tuaj.

Loja ka sigurisht rëndësi thelbësore në zhvillimin e fëmijës pasi e stimulon në disa drejtime :

  • intelekti
  • emocionale
  • njohje në raport me tjetrin dhe veten
  • zhvillimin e imagjinatës
  • kontaktin me botën e jashtme përtej prindërve dhe ambientit të sigurtë familjar

Psikologjia ka parë tek loja protagonistin e zhvillimit psikologjik dhe sidomos atë të personalitetit të fëmijës. Gjithashtu psikolog të ndryshëm e vlerësojnë lojën si një forcë aktive për zhvillimin emocional dhe human të fëmijës.

Përmes lojës, fëmija njihet me persona dhe objekte, pasuron kujtesën, studion shkakun dhe efektin, reflekton mbi probleme të ndryshme, ndërton dhe pasuron fjalorin e tij / saj, mëson të kontrolloj emocionet dhe përshtat sjelljen me modelet kulturore te grupit te tij social. Pra loja është e rëndësishme më zhvillimin e përgjithshëm të trupit të fëmijës, intelektit dhe personalitetit të tij.

Mund të dallohen faza të ndryshme të zhvillimit të lojës tek fëmija që ecin paralel me zhvillimin fizik :

  • loja eksploruese dhe manipulimi fillon rreth moshës 3 muajsh me lojën me gjymtyrët e duarve dhe zhvillohet më tej me integrimin e lëvizjevee të përgjithshme dhe më pas atyre më të sofistikuara ( përshembull : të kapi një objekt me dy gishta )
  • loja imituese fillon shumë shpejt në mënyrë episodike dhe manifestohet gjithnjë e më shumë mbas moshës 12 muajshe nga lindja duke pasqyruar atë që fëmija sheh dhe dëgjon rreth tij
  • loja konstruktive apo finalizuese që fillon mbas 24 muajsh dhe bazohet në aftësinë për të krijuar modele mendore dhe ti vendosi në praktikë
  • loja trillimit apo ‘të bërit me gjasme’ edhe kjo fillon aty rreth 24 muajve, pasi fëmija ka mësuar të gjitha lojërat e mësipërme
  • loja e bazuar në rregulla fillon rreth moshës 4 vjeç, kur fëmija është në gjendje të kuptojë dhe pranojë principet abstrakte, ato të përfshirjes në lojëra me njerëz të tjerë, të respektojë rradhën e lojës, të jetë korrekkt në regjistrimin e rezultateve.

Përmes lojës, fëmija fillon të kuptoj si funksionojnë gjërat : çfarë mund të bëhet dhe çfarë jo me objekte të caktuara, kupton rregullat dhe sjellje që duhen të respektohen. Eksperienca e lojës i mëson fëmijës të ketë besim në forcat e veta. Është nje proces përmes së cilit ai bëhet i ndërgjegjshëm për botën e tij të brendshme dhe për atë të jashtme që e rrethon. Sipas moshës, fëmija duke luajtur mëson të jetë krijues, eksperimenton aftësitë e tij njohëse, zbulon veten e tij, hyn në marrdhënie me moshatarët, duke zhvilluar kështu gjithë personalitetin e tij.  Ndërkohë që para loja favorizon :

  • zhvillimin afektiv ( emocional )
  • zhvillimin konjitiv ( njohës )
  • zhvillimin social ( marrdhënien me të tjerët )

Detyra kryesore për të analizuar dhe vlerësuar sjelljen e fëmijëve përmes lojës, është në radhë të parë e prindërve, edukatorëve ose kujdestarëve ( dados ). Të gjithë këta aktorë duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë lojës së fëmijës, duke u krijuar mundësinë të masin dhe zhvillojnë aftësitë e tyre. Për më tepër fëmijët janë gjithmonë të lumtur nëse prindërit ose dadot pranojnë të luajnë me ta. Pikërisht kjo formë interesi është më e rëndësishmja dhe burimi kryesor i lumturisë së fëmijëve, duke i lejuar ata të forcojnë ndjenjën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në çdo rast është e rëndësishme t’u japim fëmijëve kohën dhe hapësirën e duhur për të shprehur të gjitha ndjesitë e tyre të brendshme, të ndjehen të lirë të mendojnë dhe të luajnë ashtu siç ata e ndjejnë pa u treguar shumë strikt dhe duke bashkëpunuar me ta, por njëkohësisht duke mos e humbur rolin e drejtuesit.  Duke luajtur me fëmijët tanë, mësojmë t’i kuptojmë, t’i njohim dhe të mos i marrim si të mirëqenë, të zbulojmë botën e tyre të brendshme, e njëkohësisht zbulojmë pak më tepër edhe për veten tonë, pasi në jetën e të rriturve jo gjithmonë ka hapësirë për lojën.

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this