Hasni vështirësi të mbani nën kontroll vetëm një fëmijë?
Imagjinoni sikur të keni për detyrë të kujdesni 20 njëherësh! Mësueset ja kanë dal mbanë të gjejnë disa mënyra praktike, për t’i bërë fëmijët më të bindur dhe lehtësisht të kontrollueshëm!
- Nëse dëshironi që fëmija t’ju dëgjoj dhe rrjedhimisht t’ju bindet, ulni zërin! Kjo nuk do të thotë se jeni duke bërtitur, kjo do të thotë se në rastet kur dëshironi ta qetësoni apo fitoni vëmendjen e plotë të fëmijës suaj, pëshpërisni sikur po i tregoi diçka të fshehtë.
- Nëse fëmija nuk dëshiron të kryej një veprim ose një detyrë të caktuar, madje kundërshton me forcë, atëherë duhet t’i jepni disa minuta më shumë! Kohë e tipit 1 minutë për të thënë të gjitha pakënaqësitë ose ankesat e veta me zë të lartë! Kjo është e mjaftueshme për t’i qëndruar ende faktit se fëmija është përgjegjës për të pastruar tasin e ushqimit të maces që aq shumë dëshironte të kishte dhe për të cilën kishte thënë se do kujdesej vetë!
- Gjatë pushimeve të verës, fëmijët duhet me patjetër të qëndrojnë në kontakt me të shkruarin dhe librin! Sigurohuni t’i blini disa libra të bukur sipas moshës dhe t’i jepni kurajo që të lexoj minimum një faqe çdo ditë! Nxitini të shkruajnë fjalitë që ju pëlqejnë nga libri, lërini ju vetë shënime me shkrim si tip pusulle mbi jastëk, ngjitur tek frigoriferi etj
- Zyshat priren të krijojnë personazhe të bukur dhe pozitiv që ju japi çmime fëmijëve sa herë ata mbajnë tavolinën pastër dhe në rregull ose të paktë përpiqe të mbajnë klasën sa më pastër të jetë e mundur! Që kjo të ndodh, çmimet për sjellje të mirë, vendosen tek tryeza fëmijës kur ata janë në pushim ose disi të pa vëmendshëm ndaj lëvizjeve të mësueses. Prandaj nëse dëshironi të bindni sa më shpejt fëmijën tuaj në mbrëmje për të larë dhëmbët dhe për tu shtrir në orarin e caktuar, provoni të ulni pak dritat dhe t’i bëni një surprizë të vogël, të cilën fëmija e gjen tek komodina pranë shtratit, në formë çmimi për faktin që bëhet i / e dëgjueshëm.
- Kini parasysh se fëmijët e moshës 1 – 3 vjeç fiksojnë dhe mësojnë më shumë nga imazhet se sa nga fjalët, prandaj duhet të tregoheni sa më kreativ të jetë e mundur! Nëse ju doni që ata të mbledhin dhe vendosin në vendin e tyre lodrat e shpërndara nëpër dysheme, duhet të krijoni kosha me gjyra dhe imazhe që korrespondojnë me llojin e lodrës përshembull kuba, libra, kukulla, makina etj
- E gjeni gjithmonë e më të vështirë ta bindni të futet në dush dhe akoma më të vështirë të dal nga dushi? Merrni disa nga lodrat më të preferuara ( plastike sigurisht ) dhe vendosini në një enë me ujë të ngrohtë sepse do të shoqërojnë fëmijën në larje. Kështu bëni 2 punë njëherësh : edhe fëmija lahet edhe lodrat higjenizohen! Më pas nëse fëmija juaj nuk do të dal nga dushi pa mbaruar uji ngrohtë, lëreni të rrij, por lodrat e tij në atë çast mbarojnë punë me të larët dhe ja kalojnë! Ka të ngjarë të ndjej pak konkurencë në këtë pikë!
- Është e vështirë të fitosh plotësisht vëmendjen e fëmijëve, për këtë mësueset përpiqen hera – herës t’ju kërkojnë t’i ndjekin duke i parë tek buzët teksa shpjegojnë mësimin. Kështuqë në shtëpi, në një moment kur fëmijët të jenë duke lozur paqësisht, drejtojuni duke i rrëfyer një gjëagjëz dhe përpiquni ta udhëzoni që t’ju ndjek me vëmendje, duke parë fytyrën dhe shprehjet në fytyrën tuaj! Nëse ata do të gjejnë disa gjëagjëza përshembull 3 nga 5, do të fitojnë të drejtën të konsumojnë një akullore! Duket motivuese dhe argëtuese gjithashtu!