Pastrimi është mollë sherri në shtëpinë tuaj?? Shmangni debatet duke ndjekur 4 këshilla të thjeshta pastrimi dhe rregulli!

Pastrimi është mollë sherri në shtëpinë tuaj?? Shmangni debatet duke ndjekur 4 këshilla të thjeshta pastrimi dhe rregulli!

Që të jemi plotësisht të sinqertë, duhet të pranojmë botërisht se askush nuk ka qejf të madh të merret me pastrimin. Por ashtu si vdekja dhe taksat, është një proces i pashmangshëm! Kur vëmendja fokusohet tek pastrimi, nuk ka rëndësi nëse në ambientin për tu mirëmbajtur jeton 1 çiftë i ri, një familje me fëmijë ose më shumë se dy familje me shumë pjestarë, zakonisht kjo detyrë ju varet në qafë zonjave të shtëpisë!

Ndërkohë që studimet e fundit rrëfejnë se punët e shtëpisë kanë tendencë të ndahen në mënyrë të barabartë tek çiftet e të njëjtës gjini; ndërkohë që për personave beqarë ( që sigurisht nuk kanë kujt t’ja varin në qafë detyrën e të ngriturit të çorapeve nga dyshemeja çdo mëngjes ), ky aktivitet mbetet debatë i nxehtë, në cilindo status social, shoqëror apo sentimental!

Nëse jeni ju që mbani gjithë peshën dhe përgjegjësinë e të mbajturit pastër dhe rregull në shtëpi, si ja dilni për të ndërgjegjësuar pjesën tjetër të shtëpisë që duhet të kontribuojë? Po nëse neglizhoni dhe përpiqeni t’ja hidhni dikujt tjetër në familje këtë përgjegjësi, po përpiqeni qoftë edhe sado t’ja lehtësoni jetën tjetrit duke mbajtur pakëz pastër?

Nëse jeni në pikën e kacafytjes në lidhje me përgjegjësinë e pastrimit dhe rregullit brenda mureve të shtëpisw dhe keni nevojë për ndihmë, ndiqni 4 këshilla të thjeshta dhe praktike :

1 . Komunikoni, bashkwpunoni dhe bëni kompromise

Seriozisht, aktiviteti pastrimit mund të marr përmasat e një konflikti të rëndë dhe të mirëfillit në familje, veçanërisht në ato me shumë pjestarë që jetojnë nën një çati! Nuk ka rëndësi nëse jeni familje e ngushtë apo një grup mikesh që ndajnë bashkë qeranë e apartamentit. Pika kyçe e menaxhimit të aktivitetit të pastrimit në këtë rast është fakti që të gjithë pjestarët madhor të ambientit të banimit të ndajnë detyrat, periodicitetin e kryerjes se aktivitetit dhe punët që marrin përsipër. Përshembull në një familje të thjeshtë me partnerët, 2 fëmijë dhe gjyshen, çdo mëngjes fëmijët mund të nxjerrin mbeturinat në kosh, babi duhet të merret me pazaret e fruta perimeve, secili duhet të kujdeset që rrobat për t’u larë të jenë në koshin e rrobave, gjyshja mund të merret me gatimin dhe mami me pastrimin! Sekreti këtu është bashkëpunimi dhe të mos vihet re fare gjinia e personit që kryen pastrimin / rregullimin!

  1. Dilni vullnetar dhe jepni kontributin tuaj në aktivitetin e mirëmbajtjes dhe pastrimit në shtëpisë

Një studiuese e Universitetit të Melburnit, ka arritur në përfundimin se nëse ju besoni se jeni shumë tolerant karshi rrëmujës ose mungesës së pastërtisë në familje, kjo nuk do të thotë aspak që duhet të lehtësoheni nga përgjegjësia e të marrit përsipër të kryerjes së disa ritualeve pastrimi ose ndihme. Prandaj herës tjetër që mendoni se mund të jetoni edhe në pisllëk vetëm e vëtëm për të mos lëvizur gishtin për pastrim, mbani parasysh se :

  • gjithkush është i lodhur / stresuar kur kthehet nga puna, kështuqë nuk ka asnjë arsye përse të lehtësoheni nga përgjegjësia e të ngriturit të pjatës tënde nga tavolina, për ta shplarë dhe vendosur në vendin e vetë
  • sa më shumë të jenë të ngarkuar njerëzit, aq më lëmsh bëhet shtëpia. Përpiquni të mos shndërroheni në maniak pastrimi, thjesht bashkëpunoni me gjithë pjesën tjetër të familjes : fëmijët, bashkëshorten, prindërit për të mbajtur sa më pastër të jetë e mundur rreth e rrotull.
  • mos bëj me hile, veçanërisht fundjavave, kur shtëpia duhet shkundur me themel dhe të gjithë janë nëpër këmbë! Merrni lani enët nëse është nevoja, zonja juaj ka nevojë gjithashtu për pakëz pushim të dielave
  1. Organizohuni, planifikoni dhe ndani mirë detyrat

Veçanërisht në familjet me shumë pjestarë, njerëzit kanë tendencën të neglizhojnë ose përfitojnë nga zonjat si mami, gjyshja etj! Aktiviteti pastrimit në familjet e mëdha është pothuajse gjithmonë një debat i nxehtë dhe i pashtershëm! Për të shmangur shndërrimin e këtij debate në një konflikt të fortë e të dukshëm brenda mureve të shtëpisë, është e udhës të organizoheni dhe planifikoni me detaje çdo aktivitet që lidhet me higjenën dhe rregullin në ambientin familjar. Uluni dhe diskutoni, bini dakort se secili pjestar i shtëpisë dhe familjes, duhet me patjetër të marr përsipër me vullnet të lirë një proces të caktuar pune që ka lidhje me mirëmbajtjen e higjenës në banesë. Mosha dhe gjinia ( përjashtuar bebet nga 0 – 2 vjeç dhe të moshuarit + 80 vjeç ) nuk duhet të serviren më si faktor që pengojnë dhe ulin fuqinë e punës.

Çka do të thotë se higjena në dhomën e secilit prej jush është përgjegjësi juaja, por personi me të cilin ndani dhomën, ka gjithë të drejtën e dynjasë t’ju kërkoj të keni mirësinë të ngrini nga dyshemeja rrobat dhe të pastroni poshtë krevatit gjithashtu!

  1. 4. Prindër, përfshijini fëmijët në aktivitetin e mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtëpisë

Veçanërisht nëse janë në grupmoshën + 5 vjeç! Dhe veçanërisht nëse ata kanë kërkesa specifike ( për të cilat nuk rreshtin së kërkuari derisa e harrijnë ) si përshembull të keni një mace / qen! Kush kujdeset që qeni nxirret jashtë për nevojat personale, që akuariumi peshqve pastrohet një herë në dy ditë, që breshkat e ujit nuk lihen të ngordhin urie nëse nuk i ushqen mami?? Gjithashtu, prindërit janë të lutur të mbajnë parasysh edhe faktin se elementi gjini, pra djem ose vajza, nuk ka fare rëndësi tek ideja e të bërit ose jo punë shtëpie! Sa më shpejt t’ju jepni përgjegjësi të shëndetshme fëmijëve aq më shpejt do t’i shkathtësoni dhe edukoni rreth mënyrës se si një familje funksionon! Mund ta lehtësoni procesin duke hartuar një program javor pastrimi ku secili nga fëmijët tuaj i ka të mirë përcaktuara detyrat që duhet të përmbush për të mbajtur pastër dhe rregullt shtëpinë ku jeton. Prandaj procese të tilla si shtrimi tryezës dhe ngritja nga tavolina pas drekës / darkës, pastrimi dhomës së vetë, ngritja e rrobave nga dyshemeja dhe vendosja në koshin e rrobave të palara, sistemimi librave dhe lodrave, shëtitja e qenushit, pastrimi akuariumit, derdhja e mbeturinave etj mund të jenë disa detyra të përshtatshme për të cilat fëmijët tuaj mbi  5 vjeç, mund dhe duhet të fillojnë të marrin përsipër me shumë besim dhe kurajo nga ana prindërve.

Sigurisht që në disa raste, veçanërisht fundjavave, kur gjithë familja ka nevojë të gjej kohë për të shpenzuar bukur së bashku, mami mund të rezervoj shërbimet e pastrimit profesional nga Ndihma + dhe pastrimi nuk shndërrohet më kurrë në mollë sherri!

 

 

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this