Tashmë janë krijuar mundësi të reja për të trajtuar dhe përmbushur pothuajse çdo detyrë, përfshirë këtu edhe mirëmbajtjen e shtëpisë, shumë prej nesh nuk punësojnë një zonjë tjetër që mund të merret me punët e ambientit tonë të banimit, për shkak të kostove shtesë! Por edhe për shkak të mendësisë ose ndjesisë së fajit, që një zonjë shtëpie përjeton kur vëmendja vjen tek kujdesi për ambientin familjar! Një zonjë e vërtetë shtëpie duhet t’i bëj të gjitha : të jetë e aftë dhe sa më profesionale në punën e saj jashtë dhe të performojë po aq shkëlqyeshëm edhe brenda shtëpisë duke pastruar, rregulluar, hekurosur, gatuar dhe kujdesur të gjithë pjestarët e familjes, 7 ditë në 7! Mirëpo studimet e fundit, në profilin ekonomiko – social, arrijnë në përfundimin se përftimi i një shërbimi pastrimi konstant në familje, përmirëson ndjeshëm marrdhënien tuaj në çift dhe më gjërë! Besojeni ose jo, kjo është e vërteta!
Hulumtuesit në Harvard Business School dhe University of British Columbia, morën në shqyrtim 7 studime që bazoheshin në një target grup prej 3000 individësh, të cilët ishin në marrdhënie serioze dhe afatgjata, për të vëzhguar nëse blerja e kohës, ndikonte në përmirësimin e marrëdhënieve në çift. Rezultatet ishin pothuajse të ngjashme në të gjitha studimet : çiftet që shpenzuan më shumë para për blerjen e kohës, ndjeheshin më të lumtur për marrëdhënien e tyre, pasi përftimi shërbimeve të tilla si pastrimi shtëpise, kujdestaria për fëmijë, shërbime kopshtarie etj ju mundësonte të gëzonin kohë se bashku duke u përfshirë në aktivitete që të dy personat e përfshirë në marrëdhënie, i gjenin me interes. Për më tepër studimet arritën në rezultatin se 25 % e njerëzve që zgjidhnin të divorcoheshin ose kalonin nëpër mend divorcin, e merrnin këtë vendim duke u bazuar edhe në element në dukje kaq të parëndësishëm si punët e shtëpisë, kujdestaria për fëmijë, mbajtja në rregull e kopshtit pas shtëpise, kujdesi për moshën e tretë në familjen etj!
Pra, gjithë ideja e studimeve mund të përmblidhet fare thjeshtë : kur çiftet në marrëdhënie afatgjata ( të martuar / në bashkëjetesë ) zgjedhin të përdorin një shumë të caktuar nga të ardhurat e tyre për të përftuar shërbime, në dukje të parëndësishme ose si ‘luks’ i tepruar siç janë shërbimet e pastrimit, një zonjë që të merret çdo ditë me mirëmbajtjen e shtëpisë, një dado, një kopshtar etj, arrijnë të gjejnë më shumë kohë për të shpenzuar së bashku, rrjedhimisht janë më të lumtur!
Kostot për fenomenin e blerjes së kohës, jo shërbimit ose produktit, nuk bëjnë vetëm martesat më të lumtura por edhe njerëzit në përgjithësi të lumtur. Një studim i vitit 2017 zbuloi se njerëzit ishin në humor më të mirë pasi shpenzonin 40 dollarë për blerjen e një shërbimi që ju kursente kohë, në vend që të shpenzonin të njëjtën sasi monetare për të blerë një produkt për veten e tyre. Që do të thoshte se nëse familja zgjidhte të punësonte dikë për 40 dollarë për pastrimin e shtëpisë një fundjavë, ata do të blinin kohë për të shpenzuar më bukur së bashku. Njëkohësisht po mundësonin dikë tjetër ( personin që merr përsipër punën ) të punësohet dhe të krijoj të ardhura! Gjërat shkojnë zinxhir, ashtu si lumturia ose ndjesia e të qenit të kënaqur ( Kuriozitet : ky studim nxorri në pah faktin se familjet dhe çiftet ishin të prirur për të shpenzuar 100 – 200 dollarë në muaj për të blerë kohë me shërbime, por niveli lumturisë dhe kënaqësisë binte nëse shuma do të ishte më e lartë).
Sidoqoftë, hulumtuesit e këtyre studimeve, arrinin në disa përfundime pozitive dhe efikase në lidhje me dukurinë e ‘blerjes së kohës’. Thënë ndryshe, duket se ka një sërë arsyesh logjike dhe të shëndeteshme përse një familje / çift, jo domosdoshmërisht me të ardhura financiare jashtëzakonisht të larta, duhet me patjetër të marr në kosinderatë faktin që të punësoj dikë për shërbime të tilla si pastrimi, kujdestaria për fëmijë, kujdestaria për të moshuar, kopshtaria etj. Disa prej arsyeve kryesore janë :
- ekziston një lidhje e fortë mes kënaqësisë dhe kohës së blerë për ta përftuar këtë emocion. Çka do të thotë se sa herë ju zgjidhni të paguani për një shërbim që ju jep kohë të lirë, edhe nëse këtë kohë nuk e përdorni për të bërë një aktivitet tjetër që sërish kërkon të ardhura, prap do të fitoni kënaqwsi pasi do të bëheni kreativ dhe do ta merrni këtë kohë të lirë të blerë, si mundësi për të pushuar.
- pavarsisht se nuk keni një ekonomi aq të fortë sa për t’ja lejuar vetes punësimin e një zonje me kohë të plotë për pastrimin e banesës suaj në mënyrë konstante çdo ditë, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të krijoni një farë buxheti për të përftuar një shërbim pastrimi një herë në dy javë ose një herë në muaj! Në këtë mënyrë ju mbani nën kontroll kostot por gjeni edhe kohë për t’ja dedikuar partnerit, vetes ose familjes tuaj
- krijoni mundësi punësimi për një person tjetër, që ashtu si ju ka nevojë të gjeneroj të ardhura për familjen e tij / saj. Prandaj kur ju zgjidhni të punësoni dikë që t’ju ndihmojë me kujdesin e fëmijëve ose mirëmbajtjen e shtëpisë, duhet të jeni të veëdijshëm që po krijoni mundësi që edhe familja tij / saj të krijoj një burim të ardhurash, që sidoqoftë, pavarsisht pagës për të cilën bini dakort, sjell kënaqësi.
Prandaj nëse jeni ende duke kërkuar motive dhe arsye të forta për t’i dhënë përgjigje dilemave të tipit : përse të punësoj dikë të më bëj punët e shtëpisë kur i bëj vete fare mirë? Përgjigjuni duke i thënë vetes sepse do të fitoni më shumë kohë për të shpenzuar duke u shlodhur, duke u argëtuar me bashëkëshortin / partnerin tuaj, duke organizuar një ditë të bukur me familjen, duke krijuar mundësi për punësim për dikë tjetër në nevojë për të ardhura etj. Zixhiri është i gjatë dhe i pafund! Mbi të gjitha, kur zgjidhni të shpenzoni para për të përftuar shërbime të tilla kujdesi, duhet të jeni të bindur se në këtë mënyrë po shpenzoni të ardhura për të fituar mundësi që të qëndroni më pranë me njerëzit tuaj më të shtrenjtë! Dhe jo sepse nuk jeni mjaftueshëm e zonja për t’i bërë të gjitha vetë, por sepse ndonjëherë ju meritoni realisht kohë për t’ja dedikuar vetes dhe partnerit tuaj!
Nëse do të keni nevojë për shërbime profesionale pastrimi, kontaktoni me Ndihma +