Kjo është koha më e mirë e ndryshimeve në modelin e prindërimit. Dhe pavarsisht kulturës, mendësive, normave morale dhe edukative të një shoqërie, duket se modeli prindërimit ‘modern’ është duke u shndërruar në trend global. Psikologët e fëmijëve janë duke përgëzuar përpjekjen e brezit të ri të prindërve midis të 25 – 35 viteve në lidhje me rrijten, kujdesin dhe vëmendjen që po ju kushtojnë të vegjëlve të tyre anë e mbanë botës. Prandaj duket se sot është koha më e mirë për të vendosur për të marr përsipër përgjegjësi të mëdha siç është familja dhe sjellja në jetë e fëmijëve. Për më tepër influenca e teknologjisë dhe në veçanti e rrjeteve sociale, nuk është gjithmonë përbindëshi me 7 kokë të cilin përpiqemi ta shmangim sa më shumë të jetë e mundur për të mos shkaktuar varësi. Rrjetet sociale kane lehtësuar shkëmbimin e eksperiencave rreth prindërimit dhe kjo vihet re në shakatë dhe postimet që prindërit e rinj bëjnë në llogaritë e tyre online, duke përcjell një herësh informacionin, eksperiencën dhe emocionin, për të gjithë ata që mendojnë se është koha e përshtatshme të shtrohen dhe të krijojnë folenë me të vegjlit e tyre. Mirëpo nga ana tjetër e medalje, prindërimi është pa diskutim roli më me rëndësi në jetën e një individi, aq më tepër kur të gjithë synojnë të ofrojnë diçka më shumë ose më mirë tek fëmijët, duke u bazuar tek modeli prindërve të tyre më parë. Më se tepërmi, tendenca është të evitohen disa sjellje, që në kulturën dhe mendësinë e shoqërisë sonë janë jashtëzakonisht të vështira dhe të rënda për fëmijët e çdo moshe dhe ky është një zhvillim që duhet duartrokitur për të gjithë prindërit e rinjë, që tashmë prindërimin nuk e cilësojnë vetëm si detyrë dhe përgjegjësi eksluzive të gruas, nënës!
Psikologët e fëmijëve e shohin si zhvillim pozitiv vendosjen e tyre si prioritet kryesor nga brezat e rinjë të prindërve. Sot vërehet gjithonë e më shumë nevoja e prindërve për të grumbulluar informacion rreth rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve të tyre dhe përkrahja në çdo hap që hedhin. Nevojë dhe vëmendje që shpesh herë sjell problematika të reja në rritjen dhe zhvillimin e të vegjëlve, por realisht kjo është sfida më e madhe e prindërimit sot. Gjetja e ekulibrave! Prandaj duket se me gjithë frymën pozitive të prindërimit modern, të qëndrojnë pezull në ajër edhe një sërë dilemash dhe pikëpyetjesh të tipit :
- Studimet kanë treguar se shpërblimi fëmijëve për të realizuar aktivitetet që ju takojë, në vend të ndëshkimit nëse nuk i realizojnë, ka bërë që fëmijët të jenë më të gatshëm për të bashkëpunuar dhe ju forcon pjesën e vetëbesimit. Por nga ana tjetër, kjo metodë duket se zhvillon paralel tek fëmija, përveç vetëbesimit edhe ndjenjë e të qënit individualit / egoist! Dilema është a duhen të ecin paralel këto ndjesi? Apo duhet vlerësuar njëra dhe nënvlerësuar tjetra?
- Nga ana tjetër, për grupmoshën e para adoleshencës, për shkak të kohës, prindërit e gjejnë veten të detyruar të bëjnë lëshime specifike tek fëmijët, të tipit : të dali me shoqërinë për një orar të programuar, jashtë vëzhgimit prindëror, pasi kjo i ndihmon të fillojnë të kuptojnë çdo të thotë të jesh i / e pavarur. Por nga ana tjetër a është kjo metodë e sigurtë? Sigurisht që nuk mund t’i mbrojmë në ekstrem dhe izolojmë, por për hir të të ndjerit të pavarur a duhet rrezikuar siguria jetike e fëmijëve tanë?
- Statistikat e fundit tregojnë gjithashtu se të dy prindërit janë duke u angazhuar gjithmonë e më shumë me fëmijët, duke ju kushtuar më shumë kohë, para, vëmendje dhe dashuri. Kjo metodë është pozitive në tërësi pasi i ndihmonë fëmijët të kalojnë emocione të vështira si ankthi ose depresioni. Por a mos është më shumë vëmendje dhe kontroll se ç’duhet?
Të gjitha këto dilemma dhe pikëpyetje rreth përcaktimit të kufijve dhe tolerancave për të gjetur një model ideal prindërimi, i kanë bërë psikologët e fëmijëve dhe familjeve anë e mbanë botës, të evidentojnë disa nga trendet më të përshtatshme të prindërimit në kohët moderne. Duke sugjeruar njëkohësisht edhe zgjidhje të mundshme rreth situatave më të vështira.
3 trende moderne prindërimi në 2019 :
- Prindërit modernë kërkojnë një marrdhënie të ngushtë me fëmijët gjatë rritjes dhe zhvillimit të tyre, por njëherësh kërkojnë të gjejnë mënyrën të përgatisin edhe individ të përgjegjshëm dhe të aftë për të marr përsipër përgjegjësitë e tyre si të rritur.
Studiuesja dhe sociologia e brezave Jean Twenge arriti në disa përfundime interesante pas një studimi të gjatë midis brezave, duke vënë re ndryshimin e sjelljes si tek fëmijët ashtu edhe tek prindërit e rinjë. Ajo realizoj një studim specifik dhe arriti të evidentonte sjellje dhe tendenca të vecanta dhe të ndryshme tek gjenerata e fëmijëve nga 1995 – 2007, të cilët i quajti ‘gjenerata iGen’. Këta fëmijë bien lehtë në sy sepse kanë lindur në epokën e teknologjisë se avancuar, internetit, ndikimit të rrjeteve sociale, video lojërave etj. Për të arritur të konkluzione, sociologia Twenge, krahësoj përgjigjet e pyetësorëve të kësaj gjenerate me ato të prindërve të tyre kur ishin adoleshent. Zbulimi qëndron në faktin se fëmijët e brezit iGen, po përiqen me ose pa vetëdije të shtyjnë procesin e kalimit të fazave nga fëmijë në adult. Për shembull, brezi viteve 1995 – 2007, janë duke bërë punë të mirë duke shmangur sjellje negative të tipit drogërat, marrdhëniet seksuale te parakohshme ose pa mbrojtje, pirja duhanit etj. Tendenca që shmangen nga kjo grupmoshë dhe ky breza specifik dhe kjo është diçka shumë pozitive. Por nga ana tjetër, iGen po përpiqen të qëndrojnë sa më gjatë të jetë e mundur në një fazë të ndërmjetme, as të vegjël dhe as të rritur! Kjo vihet re tek gjërat e thjeshta në jetë si psh socializimit me të tjerët, takimet e para me personat që pëlqejnë, punësimi sezonal gjatë verës ose edhe gjatë shkollës për të marr përsipër më shumë përgjegjësi etj. Çka do të thotë se këta fëmijë bëhen gjithmonë e më të varur nga prindërit, duke shtyrë shpërnguljen nga familja prindërore për tek familja vetjake, gjithonë për më vonë. Statistikat tregojnë se fëmijët e gjenerartës iGen shpenzojnë gjithmonë e më pak kohë me bashkëmoshatratë dhe zgjedhin të qëndrojnë për herë e më shumë sa më pranë prinërve dhe familjes. Nga njëra anë kjo është një tendencë e mirë, pasi po zhvillon forcimin e familjes, duke qëndruar më gjatë bashkë! Por nga ana tjetër e bënë këtë gjenarat më të varur nga ndikimi emocional, financiar dhe kulturor i prinërve, duke lënë pas dore krijimin e një individualiteti personal, vetjak! Çka do të thotë se ata kanë gjithmonë e më shumë probleme me pjesën e vetëbesimit dhe fitojnë një ndjesi rehatie, duke qëndruar lidhur pas prindërve. Është e gjitha çështje ekuilibrash! Prindërit modern po përpiqen të gjejnë të mesmen e artë në këtë pikë, me iniciativa interesante si psh gjatë verës fëmijët organziohen në kampe verore sipas grupmoshës, më të rriturve ju jepet pak më shumë liri për të qëndruar me moshatarët etj.
- Prindërit modern janë gjithmonë e më të dëshiruar të gjejnë të mesmen e artë midis përkëdhelive dhe neglizhencës
Në librin “The Coddling of The American Mind” të autorëve Greg Lukianoff dhe Jonathan Haidt, koncepti i rritjes së fëmijëve që kërkojnë mbi të gjitha siguri ( emocionalisht dhe fizikisht ) cilësohet si emergjencë ose shqetesim. Këta autor arrijnë në përfunimin se arsyet përse brezi fëmijëve iGen zgjedhin të përjashtojnë idetë që bien në kundërshtim me besimet dhe normat e tyre ( në vend që të jenë të hapur ndaj alternativave, për të krijuar edhe sensin e debatit dhe argumentimit ), bazuar në një metodë të gabuar prindërimi. Metodë prindërimi që i mëson atyre 3 element të fuqishëm dhe të pavërtetë si : a) fëmijët janë të brishtë dhe kanë nevojë për shumë mbrotje; b) emocionet e fëmijëve janë gjithmonë të drejta dhe të pranueshme, pasi reflektojnë reagimin e një momenti të caktuar; c) jeta është një luftë midis njerëzve të mirë dhe të këqinjë. Duke u përpjekur të jemi jashtëzakonisht vigjilent, prindërimi modern po kujdeset maksimalisht që fëmijëve të tyre gjatë rritjes ‘të mos ju hyj gjemb në këmbë’, duke i mësuar t’ju frikësohen situatave, emocioneve dhe përgjegjësive. Çka rrjedhimisht i bën fëmijët të besojnë se duhet të jetë patjetër gjithmonë dikush pranë tyre për t’i zgjidhur çdo problematik të përditshme, sado e thjeshtë të jetë. Me ose pa vetëdije, prindëri modern, me këtë metodë survejimi apsolut, i bën të besojnë se ata mund të lëndohen lehtësisht dhe se njerëzit që kanë ide ndryshe nga të tyret janë ‘të ligët’ që duhen shmangur. Meqë kjo metodë po rezulton gjithmonë e më pak efiçente, prindërit janë duke kërkuar çdo alternativë tjetër të mundshme për të gjetur një ekuilibër tjetër. Kjo sepse edhe vetë prindërit nuk janë edhe vetë të sigurtë se kur mund të jetë koha e duhur për t’i bërë fëmijët të hedhin hapat e tyre të pavarur në situate të caktuara, gjithmonë në bazë të grupmoshës.
3. Prindërit modern, gjithmonë e më shumë e konsiderojnë të përshtatshme rritjen e fëmijëve në një ambient familiar të veçantë, duke stimuluar pasionet, talentet dhe besimin.
Kjo është një tendencë shumë pozitive dhe angazhuese për të dyja palët. Prindërit e kohëve moderne janë duke u përpjekur maksimalisht për t’i përfshirë fëmijët e tyre në aktivitete të përbashkëta dhe kreative, duke eksploruar mundësi dhe aktivitete tek të cilat fëmijët mund të shfaqin interes ose talent të veçant. Edhe nëse kjo do të thotë se ata si familje përfshihen në aktivitete të veçanta dhe në dukje të çuditshme, jashtë kornizave tradicionale të familjes ose prindërimit. Kjo metodologji është shumë e vetëdijshme dhe e mirë organizuar, e studiuar në detaje dhe e planifikuar më parë, gjithmonë në dakordësi me të gjithë pjestarët e familjes. Këta prindër kanë një kuptim të qartë rreth prindërimit, i cili bazohet në udhëzimet e paracaktuara bazuar në vlerat që janë të rëndësishme për prindërit. Kjo ka kuptim, apo jo? Prindërit ndihen më shumë në kontroll dhe më të lumtur me vendimet e tyre të prindërimit kur marrin kohë për të menduar se si do të reagojnë ndaj një situate prindërore përpara se situata të ndodhë. Si përshembull ata mund të regjistrohen familjarisht në një kurs pastiçerie, një konkurs televiziv, të udhëtojnë së bashku në kërkim të vendeve të reja, të përfshihen në një grup letrat ose shkencor etj.
Të qenët prindër nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga personaliteti dhe identiteti juaj dhe prindërit e rinjë janë duke kërkuar gjithmonë e më shumë mënyrat më të përshtatshme për të krijuar familjen e tyre ideale, që reflekton dukshëm besimet dhe normat e tyre vetjake. Prindërimi është padyshim, sfida më e madhe e jetës, veçanërisht në kohët e zhvillimeve të mëdha sociale, ekonomike, kulturore dhe ndikimit të trendeve globale.