10 motive përse ju duhet një shërbim pastrimi

10 motive përse ju duhet një shërbim pastrimi

Një shërbim profesional pastrimi është më shumë se sa thjesht mbajtja pastër e ambientit të banimit. Është një shërbim që ju ndihmon me menaxhimin e kohës, shëndetit dhe mirëqënies së familjes në tërësi. Të mbajturit pastër dhe rregullt në mënyrë konstate, të përditshme, po merr trajtat e një aktiviteti të vështirë për tu mbajtur nën kontroll. Detyrat dhe përgjegjësit e çdo dite të secilit pjestar të familjes, bëjnë që pastrimi shtëpisë të lihet disi pas dore ose për një aktivitet që pret dhe mund të kryhet edhe të nesërmen. Për më tepër, secili nga ne duket se është më shumë i prirur të realizoj ose përmbush një aktivitet më të rëndësishëm ditore, sesa të shpenzojë kohë duke pastruar. Prandaj natyrshëm lind problematika e higjenës në shtëpi, kush e merr përsipër? A është e mundur të kryhet çdo ditë me të njëjtin intensitet? Sado i parëndësishëm të tingëlloj, pastrimi shëpisë është një ritual që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me shëndetin fizik dhe mendor të çdo pjestari në familje! A është e mundur të kryhet çdo ditë pa qenë nevoja të rraskapiteni?

Jo, nuk është e mundur! Veçanërisht për zonjat e përfshira në punë edhe jashtë ambientit familjar.

Fatmirësisht ka ardhur koha e alternativave dhe marrjes së vendimeve me rëndësi edhe për aktivitete të zakonshme ditore, por me rëndësi, siç është pastrimi shtëpisë.

Një nga këto alternativa është përfitimi i shërbimeve profesionale të pastrimit me agjensi të profilizuara në këtë shërbim. Një agjenci shërbimi pastrimi profesional do të angazhohet me profesionalizëm në realizimin e pastrimit ditor në ambientin e banimin, sipas pritshmërive tuaja.

10 janë arsyet kryesore përse ky shërbim nuk është çështje luksi :

  1. Ju duhet për veten tuaj

Duhet thjesht të imagjinoni kur ktheheni nga një ditë e lodhshme pune dhe gjeni një shtëpi të rrëmujshme nga mëngjesi : lavamanin plot me enë, pirgun e rrobave për tu hekurosur, dyshemeja që kërkon me urgjencë një fshesë a një leckë, plhurat që edhe pse përpiqeni t’i fshini çdo ditë kanë zënë sërish vend mbi tryezën e kuzhinës etj. Dhe të gjitha këto duket sikur ju thërrasin njëherësh! Tani imagjioni sërish të ktheheni në shtëpi dhe të gjeni një ambient të rregullt, me atë aromën e paqtë të pastërtisë! Pra, jo thjeshtë dhe vetëm pastrim i mirëfillt, i kujdesshëm dhe profesional, por mbi të gjitha ky lloj shërbimi, ju hedh poshtë çdo stres apo ankth rreth idesë se kur do të gjesh kohën për t’i bërë të gjitha, pa u sfilituar sa jasht dhe brenda shtëpisë!

 

 

  1. Ju duhet për partneren

Le të jemi të sinqerte! Bashkëshortja juaj shpenzon orë të tëra, çdo ditë, duke u përpjekur ta mbajë shtëpinë pasqyrë për nga pastërtia dhe rregulli, thjesht dhe vetëm që të kthehet përmbys nga ju ose fëmijët brenda ditës, për të rifilluar të njëjtin ritual ditën e nesërme! Jepini partneres / bashkëshortes tuaj të drejtën të gjej kohë për pak pushim. Kjo nuk do të thotë aspak se të punësuarit të një kompanie pastrimi për një shrëbim pastrimi profesional me periodicitet përshembull 1 – 2 herë në javë, do të trondiste ekonominë e shtëpisë. Përshembull, kur bashkëshortet tuaja që pëveç punës në profesion dhe fëmijëve, programojmë një të shtunë për të shkundur me themel gjithë apartamentin, ju mund të mendoni se e shtuna me familjen mund të shpenzohet më bukur nëse punësoni një shërbim profesional pastrimi.

  1. Për të kursyer kohë

Koha është flori dhe këtë nuk e luan as topi. Duhen minimalisht 3 orë për të pastruar një shtëpi të zakonshme, le të themi në mënyrë të pranueshme. Një pastrim më cilësor kërkon shumë më shumë kohë dhe energji. Veçanërisht nëse keni një apartament ose banesë më të madhe, një pastrim me themel kërkon më shumë se 5 orë punë. E thënë ndryshe, ju nuk keni përse të shpenzoni gjithë këtë kohë, që sigurisht është e vlefshme përderisa po kujdeseni për shëndetin e familjes, por që ju mban larg fëmijëve, familjarëve apo miqve.  Duke punësuar një agjenci profesionale pastrimi ju i jepni të drejtën vetes të fitoni kohë për tu shpenzuar më mirë më familjen tuaj.

  1. Të ulë stresin

Ju e gjeni thuajse gjithmonë veten  në tension në lidhje me punën, fëmijët, punët e shtëpisë, makinën, pazarin etj. Si mund të mendoni se do gjeni pak kohë për qetësi ose shplodhje? E mira është të merrni në konsideratë të lëshoni disa kunguj nga sqetullat, si përshembull duke punësuar një agjenci shërbimesh pastrimi për pastrimin në shtëpinë tuaj. Kjo ndihmë shtesë që kërkoni, ju lehtëson njëherësh fizikun dhe mendjen. Punonjësit e pastrimit janë gjithmonë me eksperiencë, të trajnuar, të monitoruar gjatë punës dhe janë të vetdijshëm për pritshmëritë e klientit. Të jeni të sigurtë se këta profesionist pastrimi do të dinë ta bëjnë shtëpinë t’ju shkëlqej cep më cep. Është njësoj si ushqimi! Na shijon më shumë kur e gatuan tjetërkush!

  1. Kthimi nga puna për në shtëpinë e pastër

Nuk ka ndjesi më të mirë se sa ajo që përjeton kur sapo hapni derën e banesës, ju vjen aroma e këndshme e pastërtisë dhe detergjentëve aromatik. Për më tepër, dijenia se nuk do t’ju duhet të lëvizni as gishtin për të pastruar gjësend, do t’ju fal një dozë të bollshme lumturie! Një shtëpi e pastër është burim shëndeti fizik dhe mendor.  Agjencitë profesionale të pastrimit janë të specializuar në kryerjen e këtij aktiviteti  me themel, përkushtim, deri në detajet më të vogla, që syrit tuaj prej zonjë shtëpie ka të ngjarë edhe t’ju shpëtojnë ose neglizhoni me vetëdije.

  1. Është më me leverdi

Kjo sepse shërbime profesionale pastrimit ofrohen me një gamë të gjërë lehtësisht dhe asistence profesionale, ku gjithçka ju ngelet për të bërë është thjeshtë të zgjidhni kur ju duhet shërbimi dhe madje të programoni me saktësi ditët dhe orarin më të përshtatshëm për familjen. Ku qendron leverdia në gjithë këtë? Qëndron në faktin se ky shërbim ju ndikon automatikisht në gjithë organizimin e jetës tuaj si individ por edhe në tërësi për familjen tuaj. Të gjitha ditët ose orët të cilat më parë i dedikoheshin pastrimit dhe rregullit në banesë, tashmë mund të shpenzohen duke udhëtuar së bashku si familje, duke zgjedhur të kryeni një aktivitet sportive, të merreni me studime, të vizitoni miq dhe të afërm të cilët i keni lënë pas dore! Pra jeta sa vjen dhe bëhet veç më e lehtë dhe e bukur! Sigurisht që ka një kosto, por çmimi që paguani për shërbime profesionale pastrimi është gjithmonë në raport të drejtë me të mirat që përfitoni nga ky shërbim.

  1. Profesionistët janë më të aftë të bëjnë punë më të mirë

Është e vëretë dhe sado të mundoheni të gjeni vend për interpretim, duhet të pranoni se personat e specializuar në një profil të caktuar pune, janë gjithmonë të aftë të bëjnë punë më të mirë! Sado të ndjeheni të sigurtë për talentin apo aftësitë tuaj në punë, në pastrimin e shtëpisë apo në gatim, ka disa pjesë dhe aktivitete që duhet t’ju besohen profesionistëve. Përshembull bashkëshorti juaj është shumë i dhënë pas gatimit dhe i zoti të përgatis një drekë të shijshme, por nëse ju dëshironi të konsumoni ushqim ndryshe, e gjeni veten duke kërkuar restorantin me shefin më të mirë të kuzhinës. E njëjta gjë vlen edhe për pastrimin. Për më tepër që në shtëpinë tuaj, ju hera – herës zgjidhni me vetëdije të lini shumëçka për nesër, aq sa ka të ngjarë të mos kujtoheni asnjëherë se ku e keni vendosur tasin me recel qershie apo një tenxhere të vogël supe. Një person që merret dhe e shndërron shërbimin e pastrimit në profesion është gjithmonë i përgatitur të trajtoj me të njëjtën vëmendje dhe kujdes çdo detaj që ka lidhje me shërbimin e kërkuar.

  1. Shmangni dëshirën të blini çfarëdo lloj detergjenti apo mjeti pastrimi

Realisht sa herë shëtisim nëpër supermarket mendojmë se një gamë e gjërë detergjentësh ose aksesorësh pastrimi do të na bënin shumë punë. Shpenzojm jashtëzakonisht shumë duke blerë produkte të tilla me shpresën se do të na motivojnë të merremi me shtëpinë më shpesh, më gjatë ose mbi të gjitha me më shumë dëshirë. Herë të tjera mendojmë se këto produkte janë çudi bërëse dhe do ta pastrojnë furrën e sobës sa hap e mbyll sytë! Në të vërtetë thjesht po shpenzojmë më shumë para, kohë dhe ide se do arrijmë të kemi një shtëpi më të pastër me element më magjik. Agjencitë e profilizuara në shërbime pastrimi janë të fokusuara tërësisht në misionin e tyre dhe janë të gatshëm të realizojnë shërbime profesionale, me cilëis të lartë, me dedikimin e nevojshëm dhe mbi të gjitha duke pasur në përdorim detergjent profesional, që janë shumë më të përshtatshëm se detergjentët e superamarketeve.

  1. Shërbimet e pastrimit profesional nuk janë për gjithkënd

Shërbimet e pastrimit për shtëpi dhe familje nuk ofrojnë thjesht një fshesë dhe një leckë për dyshemenë! Shërbimet e pastrimit profesional nga agjencitë ofrojnë dedikim maksimal në pastrim dhe trajtimin e çdo hapësire brenda banesës me përparsi, derisa të jetë plotësisht e pastruar. Shërbimet profesionale të pastrimit nga profesionistët e fushës janë jashtëzakonisht të dedikuara dhe me përgjegjësi për të ofruar cilësi maksimale dhe pastrim në thellësi. Ndihma + është një alternative shumë profesionale me shërbimet e pastrimit dhe tërësisht e fokusuar tek cilësia shërbimit. Çka do të thotë se ata që zgjedhin të bëhen klient të profesionistëve të pastrimit, gëzojnë mendësinë pozitive të të përftuarit të një shërbimi të zakonshëm, por me rëndësi, pa e konsideruar si çështje luksi apo rehatie. Mbi të gjitha, këto shërbime janë çështje mirëqënieje mendore dhe emocionale!

  1. Aroma e pakrahësueshme e pastërtisë në tualet

A e merrni mundimi të pastroni tualetin me themel nga hidrosanitaret tek pllakat rreth e rrotull me shumë përkushtim minimalisht 1 herë në javë? Ka të ngjarë ta bëni, por jo çdo javë. Ndoshta 1 – 2 herë në muaj do të ishte mjaftueshëm, herët e tjera pjesën më të madhe të vëmendjes në pastrim për ju e marrin kryesisht hidrosanitaret dhe dyshemja në tualet, pjesa tjetër lihet për herë tjetër! Çka do të thotë se pavarsisht mundimit, ju nuk po e përmbushni siç duhet kujdesin ndaj higjenës në familje. Ndërkohë që një agjenci me shërbime profesionale pastrimi nuk ka për ta konsideruar të përfunduar punën deri në momentin që tualeti juaj të shkëlqej maksimalisht në cilindo detaj, përfshirë këtu pllakat në mure dhe mbi të gjitha pllaken ose veshjen xham të dushit! Sigurisht që ju vetë mund të ndihmoni duke vendosur një akesor arome të mirë për tualetin, të cilin punonjësit e pastrimit e përdorin në fund për të dhënë dorën finale, por puna e tyre është e thellë, në çdo detaj.

Vizitoni website e Ndihma +

www.ndihmaplus.com

http://localhost/oldndihma/abonimet-mujore/

Kontakt 0693381880 / 0694607747

Ne jemi profesionist dhe të përgatitur t’ju gjendemi pranë për të lehtësuar jetën!

NA NDIQNI NE FACEBOOK

Klientë të kënaqur

Xhulieta Kertusha
Xhulieta Kertusha
2022-04-12T09:18:59+0000
Sherbim i shkelqyer dhe shume profesional. Faleminderit “Ndihma Plus”!
Viktor Azzurro
Viktor Azzurro
2022-02-14T16:21:13+0000
Usufruisco del servizio di pulizie fornito da questa Agenzia e devo dire che sono molto professionali, precisi ed... attenti alle esigenze dei clienti. Il lavoro viene svolto velocemente, è ben coordinato. La persona di riferimento è sempre in contatto con il cliente.As one of Ndihma+ clients I can say that their cleaning service is very professional, fast and well-coordinated. The staff are polite, always in contact with the client and ready to help. Definitely would recommend them to others.read more
Dori Guxo
Dori Guxo
2021-07-02T12:12:11+0000
Ndihma plus - sherbimi me i mire ❤️
Enida Veshi
Enida Veshi
2020-06-23T07:28:05+0000
The best company, bravo 👏👏👏
Alexander ZS
Alexander ZS
2020-05-21T07:59:22+0000
I had an exceptionally wonderful experience with this company, particularly the boss, Katie, whom I was in... communication with. She speaks English fluently, responds quickly, and most importantly is efficient and responsible with incredible customer service skills. The cleaning itself is top notch and Katie will make sure it is done to your standards. I highly recommend all Albanians and internationals to contact this company for your cleaning needs. I look forward to using their services again in the future.read more
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
2020-02-18T13:11:21+0000
I meriton te ***** yjet zgjidhje e mire e shpejte e sakte jua sygjeroj dhe ju familje te interesuar ne cdo fushe qe... Agjencia Operonread more
Erblina Shahini
Erblina Shahini
2019-06-22T10:59:09+0000
Jam shume e kenaqur nga sherbimi profesional qe kam marre nga Ndihma. Sherbim i perkushtuar, me korrektesi dhe me staf... serioz. Shume faleminderit Valbona dhe Keti.read more
Mirela Spahiu
Mirela Spahiu
2019-01-31T12:39:31+0000
Ju falenderoj pa mase.Shpejtesi dhe impenjim ne maksimum perkundrejt kerkesave.Fale jush familja ime gjeti nje ndihme... ne kohe rekord.Ju uroj pune te mbare vajzaread more
Julia Done
Julia Done
2018-12-03T09:39:19+0000
Shume e kenaqur me stafin tuaj, kam gjetur seriozitet , pergjegjshmeri dhe jeni nje zgjidhje shume e mire per cdo... person qe kerkon ndihme�read more
Kozi Aliaj
Kozi Aliaj
2018-07-24T12:42:41+0000
Te shkelqyer, te pergjegjshem dhe shume profesional.
Olta Oli OS
Olta Oli OS
2018-06-13T11:20:32+0000
Sherbim shum i mir gjithashtu dhe nje staf shum i perkushtuar..
Valbona Gjonaj
Valbona Gjonaj
2018-06-13T11:13:14+0000
Sherbim i shkelqyer, staf i perkushtuar! Eshte agjensia e duhur per sherbime pastrimi dhe kujdesi ndaj femijeve dhe... moshes se trete...:)read more
Meri Gurabardhi
Meri Gurabardhi
2018-06-11T12:59:57+0000
Sherbim i shkelqyer me nje staf te pergjegjshem dhe profesional. Jam asistuar disa here nga kjo agjensi dhe gjithmone... sherbimi ka qene maksimal. Komplimenta te vecante per Ketin. Flm Ndihma Plus!read more
Franklin Luarasi
Franklin Luarasi
2018-06-02T12:46:47+0000
Drita Malo
Drita Malo
2018-02-04T21:52:43+0000
Enida Ismaili
Enida Ismaili
2018-02-03T09:14:31+0000
Meri Bala
Meri Bala
2018-02-03T08:59:17+0000
Nilda Nika
Nilda Nika
2017-10-26T06:12:56+0000
Sherbim i mire, staf korrekt dhe cmim i arsyeshem.
Klaudia Biba
Klaudia Biba
2017-10-25T10:13:31+0000
Shume e kenaqur per pastrimin e zyres nga stafi juaj
Oltion Mihali
Oltion Mihali
2017-10-25T10:12:05+0000
Stevi Stevja
Stevi Stevja
2017-10-25T09:55:13+0000
Sherbim shume i mire dhe staf korrekt. Nje agjenci qe e rekomandoj te te gjitha miket e mia dhe jo vetem
Dritan Ziu
Dritan Ziu
2017-08-28T14:28:54+0000
Nicko Nicko
Nicko Nicko
2017-08-22T15:14:29+0000
Mark Gjoka
Mark Gjoka
2017-08-22T15:14:00+0000
Raziola Amzaj
Raziola Amzaj
2017-06-17T10:08:58+0000
Besa Serjani Islamaj
Besa Serjani Islamaj
2017-06-12T21:44:51+0000
Gena Brecani
Gena Brecani
2017-06-12T19:36:54+0000
Sherbim i shkelqyer per te gjithe ata qe kane nevoje te marrin benefite te mrekullueshme. Korrektese,siguri dhe mbi te... gjitha cilesi.. Jam shume e kenaqur nga puna juaj,faleminderit Ndihma Plus! Jua sugjeroj te gjitheve..read more
Ariola Papajorgji
Ariola Papajorgji
2017-05-26T16:01:27+0000
Migena Xhafaj Nikolli
Migena Xhafaj Nikolli
2017-04-20T12:00:35+0000
Sherbim i shkelqyer dhe staf shume i mire.Une jam shume e sigurt qe shtepine time ia kam lene ne dore NDIHMES... PLUS.Gjithcka eshte korrekte dhe e paster.read more
Trej Trey
Trej Trey
2017-04-20T11:39:21+0000
Johan Marina
Johan Marina
2017-04-20T11:38:35+0000
Ariola Muco
Ariola Muco
2017-01-31T16:48:37+0000
Anxhi Muco
Anxhi Muco
2017-01-31T13:57:34+0000
Ju falenderoj per korrektesine dhe perkujdesjen, mbetem klientja juaj e kenaqur ��
Lamepetro Anisa
Lamepetro Anisa
2017-01-25T15:42:41+0000
Lori Haxhiu
Lori Haxhiu
2016-11-22T17:45:25+0000
Saimir Koci
Saimir Koci
2016-09-13T10:30:21+0000
Erjona Bushati
Erjona Bushati
2016-09-13T09:49:35+0000
Stela Ndoka
Stela Ndoka
2016-07-07T13:19:37+0000
Kledis Qevani
Kledis Qevani
2016-07-06T19:46:20+0000
Bowling Vlore
Bowling Vlore
2016-06-30T20:35:47+0000
Devi Vlore
Devi Vlore
2016-06-30T20:27:55+0000
Nina Kerxhalli
Nina Kerxhalli
2016-06-30T20:25:58+0000
Austela Fejzaj
Austela Fejzaj
2016-06-29T20:52:16+0000
Dishnica Eda
Dishnica Eda
2016-06-29T12:08:32+0000
Erida Lice
Erida Lice
2016-02-24T10:13:11+0000
Lorena Telhaj
Lorena Telhaj
2016-02-20T07:31:09+0000
Tedi Murati
Tedi Murati
2016-01-31T18:58:00+0000
Renols Amelia Toci
Renols Amelia Toci
2016-01-26T21:55:43+0000
Keti Lame
Keti Lame
2015-11-11T19:33:20+0000
Joni Vlore
Joni Vlore
2015-11-11T02:04:35+0000
Next Reviews
Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this