TelefonoWhatsAppKërko çmim

Pastrim premium

Pajtoni ekipin e zanave të Ndihma+ per t’i dhënë shtëpisë suaj të ëndrrave prekjen e fundit magjike. Pastrim Premium aty ku jeni ju.

Pastrim premium
55+ shërbime të realizuara

Pastrim Premium Vilash

Vila juaj së shpejti është gati! Prej ditës së parë ju keni zgjedhur më të mirët për ta konceptuar, ndërtuar dhe mobiluar atë. Çdo gjë është e menduar në detaj.

Para se ajo të shkelqejë dhe të duket si në ëndrrat tuaja, kërkon një dorë profesionale si Ndihma+, që me shumë kujdes të eliminojë edhe pikën më të padukshme të bojës apo materialeve të tjera, të pastrojë aq mirë xhamat sa bëhen totalisht transparentë dhe te heqë cdo shenjë ambalazhimi në mobiljet tuaja të reja.

Të njëjtën vëmendje do i japim ambientit të jashtëm të vilës suaj, ballkoneve, oborrit dhe pishinave.

Plotëso formularin dhe rezervo me një klikim

Kërko çmim

Për këtë shërbim ‘premium’, përdorimi i detergjentëve  dhe makinerive është minimalist, çdo gjë kalon nga dyert e vyera të profesionistëve tanë të pastrimit. Për finalizimin e sukseshëm të projektit tuaj, vazhdoni të zgjidhni më të mirët, duke zgjedhur Ndihma+! Pavarësisht nëse shtëpia ndodhet afër Tiranës, buzë detit, në fshat apo në mal, ekipi yne i ëndrrave do të vijë pranë jush! Për mirembajtjen e saj, konsideroni përsëri Ndihma+ me paketat e abonimit,me qëllim që të vazhdojë të shkëlqejë si ditën e parë.

Termat dhe Kushtet

  • Për rezervimin e shërbimit nevojitet të parapaguhet 20% e vlerës së shërbimit.
  • Në ditën e nisjes së shërbimit paguhet 30% e vlerës paradhënie.
  • Agjencia ka të drejtë të faturojë shtesë nëse gjendja e ambientit në ditën e pastrimit ka ndryshime të rëndësishme nga dita që është dakordësuar për shërbimin.
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për papastërtitë e shkaktuara nga punimet që kryhen mbi një ambient ku shërbimi i pastrimit ka përfunduar.

Lista e Çmimeve*

Do të duhet patjetër ta vizitojmë shtëpinë tuaj për t’ju dhënë një çmim të saktë.

Nëse na dërgoni foto ose video, mund t’ju japim një cmim të përafërt, por çmimi finalizohet pasi ekipi e sheh ambientin. Mos hezitoni të na shprehni tekat tuaja për këtë shërbim premium dhe ne do t’i konsiderojmë një për një.  Gjithashtu, nuk do të hezitojmë t’ju japim kontaktet e disa klientëve, të cilët kanë qenë dakord,  me qëllim që ju t’i pyesni vetë për cilësinë e shërbimit.

Vlerësimet në Google

Çfarë thonë klientët tanë.

4,8★★★★★29 vlerësime në Google →
  • ★★★★★
    Shërbim shumë korrekt dhe profesional nga Ndihma Plus. Ekipi ishte i përpiktë, efikas dhe shumë i kujdesshëm në çdo detaj. Puna u realizua shpejt dhe me cilësi të lartë, duke e lënë shtëpinë të pastër dhe të ndritshme. Patjetër një shërbim që ja vlen të rekomandohet.

    Erisa Proko

  • ★★★★★
    ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ Shërbim fantastik! Ekip profesional, i saktë dhe shumë i kujdesshëm. Çdo gjë u pastrua në detaje – Do t’i zgjedh sërish pa menduar dy herë.

    doar hotel

  • ★★★★★
    Ndihma Plus ështe kompania e duhur per pastrimin e zyrave ne Tirane! Shërbimi qe ofron kjo kompani eshte shume profesional. Rekomandoj ta zgjidhni kete kompani!

    Arben Prendi

  • ★★★★★
    Ndihem plotesishte e kenaqur nga puna e "Ndihma Plus" . Zonja te perkushtuara , te shpejta , serioze dhe me shume pergjegjesi ne pastrim . Mbi te gjitha shume korrekte ! Faleminderit " Ndihma Plus ". Kontakti numer një ,sa herë qe do te kemi nevoje per pastrim ! Nese do Ishit dhe ne rrethe ( Vlore na duheni 😜) super !!!

    Elisa Mecaj

  • ★★★★★
    Sherbim shume cilesor. Do vleresoja korrektesine ne orar, organizimin dhe mbi te gjitha qe zonjave qe punojne aty u ofrohen mjete pune dhe ilace pastrimi profesionale nga kompania. Ne perfundim do e vleresoja me maksimumin e pikeve sherbimin e marre dhe cilesine e tij, pa harruar sigurine qe te jep fakti qe eshte dhe kompania qe te ofron besim me te madh sesa thjesht indivi qe punon aty dhe pergjegjesia eshte dyfish. ( shume e rendesishme per mua si klient apo marres sherbimi ) ✅✅✅ Bravo per punen.

    Melisa Ulqinaku

Le ta bëjmë shtëpinë tuaj vendin ku pushoni.

Na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë përgjigje me çmimin brenda ditës.

E Hënë – E Shtunë · 08:00 – 18:00