TelefonoWhatsAppKërko çmim

Abonimet mujore të pastrimit

Ne prezantuam per herë të parë Abonimet mujore të pastrimit në Shqipëri; bëhu klient i liderave të tregut!

Lista e çmimeve

Një ritëm që i përshtatet jetës suaj.

Një herë në javë

Studio ose shtëpi 1+1

  • Orar fiks ose variabël
  • Kontroll cilësie çdo muaj
  • Mjete profesionale çdo muaj

Dy herë në javë

Apartamente familjare

  • Të njëjtat orare çdo javë
  • Kontroll cilësie 2 herë në muaj
  • Mjete profesionale 2 herë në muaj

Tre herë në javë

Vila dhe apartamente të mëdha

  • Kontroll cilësie 3 herë në muaj
  • Mjete profesionale 3 herë në muaj
  • Shërbime surprizë besnikërie

Çdo ditë për biznese

Zyra, dyqane dhe lokale

  • Orare mëngjesi ose darke
  • Kontroll i vazhdueshëm cilësie
  • Çmim i negociueshëm

* Çmimi varet nga madhësia dhe gjendja e ambientit — ju dërgojmë ofertën e saktë brenda ditës.

Keni vendosur që ju duhet ndihmë për mirëmbajtjen e shtëpisë…

 Urime, njihuni me Abonimet mujore të pastrimit, të cilat ju ofrojnë një cilësi më të mirë jetese! 

Nëse kërkon vetë një zonjë pastrimi, duhet të:

  • Flisni njohje pas njohje derisa të gjeni një zonje për pastrim
  • Ato qe gjeni të mira, nuk kanë disponibilitetin që ju dëshironi
  • Herët e para të pastrimit do rrini me frikë derisa të krijoni besim
  • Pastrimi mund te anullohet ne moment të fundit, gjëra që ndodhin…
  • Kur pastruesja largohet, rifillon kërkimi

Plotëso formularin dhe rezervo me një klikim

Kërko çmim

… nderkohe me kompaninë e pastrimit Ndihma+

  • Zgjidhni skemën e abonimit të pastrimit që ju intereson, sipas frekuencës së dëshiruar
  • Pastrimi është gjithmonë i garantuar
  • Hapësirat dhe sendet tuaja private gjenden në duar të profesionistëve
  • Bëni planifikimin e punëve në komunikim me koordinatoren tuaj
  • Marredhënia rregullohet me një kontrate, ku cdo palë ka përgjegjësinë e vet
  • Në menyrë të rregullt, agjencia kontrollon cilesine e pastrimit
  • Agjencia përdor mjete profesionale nje here ne muaj per t’i dhënë shkëlqim ambientit tuaj
  • Shërbime bonus apo promocione sipas vjetërsisë e besnikërisë se klienteve (6-muaj, 1 vit, 2 vjet etj) apo ngjarje të veçanta
  • 5% ulje për parapagesë 6-mujore dhe 10% ulje për 1-vjeçare

Termat dhe Kushtet per Abonimet mujore të pastrimit

  • Faturim mujor dhe gjithmonë paradhënie e plotë
  • Marrëveshja mund të pezullohet për një periudhë më pak se një muaj, maksimumi dy here në vit.
  • Eshtë përgjegjësia e përbashkët e klientit dhe agjencisë të përcaktojnë priorietet e shërbimit në cdo herë shërbimi, në përputhje me marreveshjen e nënshkruar
  • Nuk zevëndësohet me shërbime të tjera
  • Klienti dhe agjencia rezervojnë të drejtën të anullojnë ose riplanifikojnë shërbimin deri 48 orë para ditës së përcaktuar.

Përshkrimi i shërbimit

Informacioni i kërkuar

Pasi të na kontaktoni për herë të parë, do të duhet të marrim disa informacione rreth ambientit tuaj të banimit për të identifikuar skemën dhe ekipin më të përshtatshëm të pastrimit. Pyetjet tona më të shpeshta mund të jenë:

  • Cila është adresa e saktë e shtëpisë suaj dhe datat e preferuara për pastrim?
  • Sa është sipërfaqja e ambientit tuaj? Është një apartament, shtëpi priavate apo vilë?
  • Sa është numri i dhomave, duke përfshirë dhomat e gjumit, tualetet, dhe hapësirat e tjera si p.sh sallon ndjenjeje, kuzhinë, verandë, studio,zyrë, bodrum, papafingo, apo dhoma të tjera?
  • Sa banorë jetojnë në shtëpi? Keni fëmijë të moshës nën 3 vjec? Keni kafshë shtëpiake?
  • Cfarë lloj dyshemeje keni? Parket, qilima, pllaka, tjetër? A keni ndonje sipërfaqe të vecantë të tilla si granit, mermer ?
  • A ka ndonjë nga ambientet myk, lagështirë apo papastërti të grumbulluara?
  • Si janë kushtet në shtëpinë tuaj? A është ajo një shtëpi e re? A e kini rimodeluar së fundmi? A ka pësuar ajo ndonjë dëmtim kohët e fundit? A keni pastruar kohët e fundit?
  • Cilët detergjentë apo mjete pastrimi zotëroni? Do të blini ato që mungojnë apo jeni të interesuar që N+ të përdorë materialet e saj?
  • Ka objekte apo sende me vlerë të vecantë në shtëpinë tuaj (piktura, vazo apo objekte të tjera dekorative, bizhuteri etj)?

Pasi ju t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve, agjenti i N+ do ju sugjerojë një tarifë për pastrimin, do ju shpjegojë si do të kryhet pastrimi, do ju flasë shkurtimisht mbi ekipin dhe eksperiencën e tij si edhe do të bini dakord mbi nje date dhe orar.

Ndihma+ mund t’ju kërkojë të paguani një tarifë paraprake për rezervimin e kryer.

Ndihma Plus do ju rikujtojë me nje e-mail një ditë përpara datës së pastrimit duke ju dhënë edhe disa këshilla për përgatitjen e shtëpisë për pastrim. Nuk ka asgjë që ju duhet të përgatisni në vecanti, vetëm një përgatitje e vogël që ti lejojë ekipit tonë të jëtë sa më eficent në pastrimin e shtëpisë.

Në përfundim të shërbimit, ekipi i N+ do të plotësojë një formular për shërbimet e kryera dhe ju do të shprehni nivelin tuaj të kënaqësisë në këtë formular. Stafi N+ do t’ju dorëzojë kuponin mbi bazën e të cilës ju do të kryeni pagesën.

Nëse ju jeni të interesuar, ekipi i N+ mund t’ju sugjerojë një skemë të programuar pastrimi të shtëpisë suaj, e cila do të garantonte që shtëpia juaj të mbetej në cdo moment ambienti juaj i vërtetë i clodhjes.

Skema e pastrimit

Skema jonë e pastrimit është konceptuar në mënyrë të tillë  që të sigurojë një proces të shëndetshëm dhe ekologjik pastrimi si edhe të  garantojë ambientin më të pastër dhe të shëndetshëm ku mund të jetoni.

Skema bazohet në pastrimet e përhershme, të cilat kryhen sa herë që ekipi N+ vjen në shtëpine tuaj dhe ato që kryhen me rotacion, në rastin e skemave të programuara.

Pastrimi i tualeteve

Të përhershme

  • Pastrim i pllakave, vaskës dhe kabinës së dushit
  • Pastrim dhe dezinfektim i lavamanëve dhe rubinetave
  • Pastrimi pasqyrave dhe kornizave metalike deri në shkëlqim
  • Pastrimi dhe dezinfektim i WC-së dhe bideve
  • Pastrim i dyerve, dritareve dhe grilave
  • Pastrim i cepave të mureve për heqje të merimangave
  • Pastrim i dyshemesë dhe rrugicave
  • Ndërrim peshqirësh

Me rotacion

  • Pastrim i kanaleve ndarës të pllakave
  • Pastrim dhe rregullim i hollësishëm i dollapeve dhe dyerve të tyre
  • Pastrim i abazuhrëve llambave të ndricimit
  • Pastrim i kujdesshëm i dorezave të dyerve, dritareve apo kabinës së dushit
  • Zëvendësim i sapunit të duarve dhe përpilimi i listës së detergjentëve për t’u blerë
Pastrimi i dhomave të gjumit

Ju i doni të gjitha dhomat të pastruara shumë mirë, këtë bën edhe N+. Ja cfarë përfshin skema jonë e pastrimit për dhomat e gjumit.

Të përhershme

  • Pastrim i mobiljeve nga pluhurat
  • Pastrim i dyerve dhe kornizave te dyerve
  • Pastrim sipërfaqësor i dritareve, xhamave dhe grilave
  • Pastrim i kornizave të pikturave, abazhurëve dhe ndricuesve
  • Pastrim i dyshemeve dhe parketeve
  • Pastrim me vakuum i tapetëve, rrugicave apo qilimëve
  • Pastrim deri në shkëlqim i pasqyrave
  • Pastrim sipërfaqësor i dollapëve
  • Ndërrimi i carcafëve dhe rregullimi i shtratit

Me rotacion

  • Pastrim i objekteve zbukuruese (kristal,alabastër etj)
  • Larje e xhamave të dritareve dhe grilave
  • Orgaizim i sirtarëve dhe dollapëve (me kërkesë)
  • Organizim dhe pastrim i rrobave (me kërkesë)
  • Pastrim i dyshekut
Pastrimi i dhomave të ndenjes

Të përhershme

  • Pastrim i mobiljeve nga pluhurat
  • Pastrim i dyerve dhe kornizave te dyerve
  • Pastrim sipërfaqësor i dritareve, xhamave dhe grilave
  • Pastrim i kornizave të pikturave, abazhurëve dhe ndricuesve
  • Pastrim i dyshemeve dhe parketeve
  • Pastrim me vakuum i tapetëve, rrugicave apo qilimëve
  • Pastrim deri në shkëlqim i pasqyrave

Me rotacion

  • Pastrim i objekteve zbukuruese (kristal,alabastër etj)
  • Larje e xhamave të dritareve dhe grilave
  • Pastrim i divanëve,kolltukëve, karrigeve apo sipërfaqeve të lëkurës
Pastrimi i kuzhinës

Të përhershme

  • Larje enësh
  • Pastrim i banakëve
  • Pastrim  i aspiratorit
  • Pastrim i lavamanit, rubinetave
  • Pastrim i frigoriferit
  • Pastrim i sobës së gatimit dhe furrës së gatimit, mikrovalës
  • Pastrim i lavastoviljes
  • Pastrim sipërfaqësor i mobiljeve të kuzhinës

Me rotacion

  • Pastrim i thellë i dollapëve të kuzhinësPastrim i detajuar i enëve të kuzhinës
  • Pastrim i divanëve,kolltukëve, karrigeve apo sipërfaqeve të lëkurës
  • Zhbllokim i tubacioneve
  • Pastrim i thelluar i sobës, frigoriferit ose lavastrovilies
Të tjera
  • Programim i lavatrices për larje rrobash në ambientet e shtëpisë
  • Nderje rrobash dhe mbledhje në tharje
  • Hekurosje të rrobave në ambientet e shtëpisë
  • Organizim i garderobës
  • Pastrim i kopështit
  • Kujdes për lulet
  • Psonisje sipas një liste
  • Shërbime të tjera sipas kërkesës

Kërko çmim

Vlerësimet në Google

Çfarë thonë klientët tanë.

4,8★★★★★29 vlerësime në Google →
  • ★★★★★
    Shërbim shumë korrekt dhe profesional nga Ndihma Plus. Ekipi ishte i përpiktë, efikas dhe shumë i kujdesshëm në çdo detaj. Puna u realizua shpejt dhe me cilësi të lartë, duke e lënë shtëpinë të pastër dhe të ndritshme. Patjetër një shërbim që ja vlen të rekomandohet.

    Erisa Proko

  • ★★★★★
    ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ Shërbim fantastik! Ekip profesional, i saktë dhe shumë i kujdesshëm. Çdo gjë u pastrua në detaje – Do t’i zgjedh sërish pa menduar dy herë.

    doar hotel

  • ★★★★★
    Ndihma Plus ështe kompania e duhur per pastrimin e zyrave ne Tirane! Shërbimi qe ofron kjo kompani eshte shume profesional. Rekomandoj ta zgjidhni kete kompani!

    Arben Prendi

  • ★★★★★
    Ndihem plotesishte e kenaqur nga puna e "Ndihma Plus" . Zonja te perkushtuara , te shpejta , serioze dhe me shume pergjegjesi ne pastrim . Mbi te gjitha shume korrekte ! Faleminderit " Ndihma Plus ". Kontakti numer një ,sa herë qe do te kemi nevoje per pastrim ! Nese do Ishit dhe ne rrethe ( Vlore na duheni 😜) super !!!

    Elisa Mecaj

  • ★★★★★
    Sherbim shume cilesor. Do vleresoja korrektesine ne orar, organizimin dhe mbi te gjitha qe zonjave qe punojne aty u ofrohen mjete pune dhe ilace pastrimi profesionale nga kompania. Ne perfundim do e vleresoja me maksimumin e pikeve sherbimin e marre dhe cilesine e tij, pa harruar sigurine qe te jep fakti qe eshte dhe kompania qe te ofron besim me te madh sesa thjesht indivi qe punon aty dhe pergjegjesia eshte dyfish. ( shume e rendesishme per mua si klient apo marres sherbimi ) ✅✅✅ Bravo per punen.

    Melisa Ulqinaku

Le ta bëjmë shtëpinë tuaj vendin ku pushoni.

Na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë përgjigje me çmimin brenda ditës.

E Hënë – E Shtunë · 08:00 – 18:00