Bëheni gati për të hyrë në një apartament tjetër. Nëse godina është e sapondërtuar, do të duhet të bleni disa detergjentë dhe të përvishni mengët për të ‘gërryer’ çdo mbetje të materialeve të ndërtimit apo bojërave.
Dhe nëse godina është e banuar më parë, me siguri do të duhet ta lyeni, dhe pastaj të vazhdoni me ‘gërryerjen’. Shtoji kësaj situate paketimet, transportin, ç’paketimet, vendosjet nëpër vende dhe pastrimet me themel të shtëpisë së re… Duhen disa javë për ta bërë këtë proces, me siguri disa ditë shkëputje nga puna dhe ca javë më shumë për ta marrë veten pas kësaj eksperience… Bëjeni këtë eksperiencë më të lehtë me ndihmën tonë!
Plotëso formularin dhe rezervo me një klikim
Termat dhe Kushtet
- Agjencia aplikon tarifë shtesë shërbimi nëse klienti do të jetë i interesuar të shtojë kërkesën për shërbim si psh transport mobiljesh; asemblim mobiljesh, paketim/shpaketim, ose heqjen e mbeturinave të krijuara nga shpërngulja si kuti kartoni etj.
Lista e çmimeve*
Shërbimi ofrohet me cmim bazë për m2, por që varion në varësi të gjendjes së ambientit dhe nevojës për shërbim.
Do të duhet patjetër ta vizitojmë shtëpinë tuaj për t’ju dhënë një çmim të saktë.
Nëse na dërgoni foto ose video, mund t’ju japim një cmim të përafërt, por çmimi finalizohet pasi ekipi e sheh ambientin.




