TelefonoWhatsAppKërko çmim

Pastrim gjeneral

Pastrim gjeneral i shtepise suaj nga Ndihma+! Çdo milimeter i shtëpisë tuaj do të pastrohet, dhe do ju duket se jeni në pranverë, pavarësisht stinës! 

Pastrim gjeneral
952+ shërbime të realizuara

Disa e quajnë pastrim pranveror, por që ne mendojmë se mund t’ju nevojitet në cdo sezon.

Për një arsye ose tjetër, ju e ndieni se shtëpia juaj ka nevojë të pastrohet edhe në cepat më të thellë,për shembull pas mobiljeve që rrallëherë i lëvizni, larje të grilave e xhamave, rregullim e sistemim të rrobave në dollapë, sistemim deposh apo ballkonësh etj.

Nëse i shtoni këtij shërbimi edhe pastrimet e dyshekëve, divanëve apo karrigeve,pas këtij pastrimi, shtëpia juaj vërtetë që do të marrë një fytyrë të re, më të rinuar.

Dhe nëse dëshironi që ky efekt të zgjasë sa më shumë, mendoni për abonimet tona të pastrimit.

Plotëso formularin dhe rezervo me një klikim

Kërko çmim

Lista e çmimeve*

Shërbimi ofrohet me cmim bazë për m2, por që varion në varësi të gjendjes së ambientit dhe nevojës për shërbim.

Do të duhet patjetër ta vizitojmë shtëpinë tuaj për t’ju dhënë një çmim të saktë.

Nëse na dërgoni foto ose video, mund t’ju japim një cmim të përafërt, por çmimi finalizohet pasi ekipi e sheh ambientin.

Termat dhe Kushtet

  • Për rezervimin e shërbimit nevojitet të parapaguhet 20% e vlerës së shërbimit
  • Agjencia nuk mban përgjegjësi për papastërtitë e shkaktuara nga punimet që kryhen mbi një ambient ku shërbimi i pastrimit ka përfunduar.
  • Agjencia ka të drejtë të faturojë shtesë nëse gjendja e ambientit në ditën e pastrimit ka ndryshime të rëndësishme nga dita që është dakordësuar për shërbimin.
  • Në ditën e nisjes së shërbimit paguhet 30% e vlerës paradhënie, dhe pjesa e mbetur ne fund

Vlerësimet në Google

Çfarë thonë klientët tanë.

4,8★★★★★29 vlerësime në Google →
  • ★★★★★
    Shërbim shumë korrekt dhe profesional nga Ndihma Plus. Ekipi ishte i përpiktë, efikas dhe shumë i kujdesshëm në çdo detaj. Puna u realizua shpejt dhe me cilësi të lartë, duke e lënë shtëpinë të pastër dhe të ndritshme. Patjetër një shërbim që ja vlen të rekomandohet.

    Erisa Proko

  • ★★★★★
    ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ Shërbim fantastik! Ekip profesional, i saktë dhe shumë i kujdesshëm. Çdo gjë u pastrua në detaje – Do t’i zgjedh sërish pa menduar dy herë.

    doar hotel

  • ★★★★★
    Ndihma Plus ështe kompania e duhur per pastrimin e zyrave ne Tirane! Shërbimi qe ofron kjo kompani eshte shume profesional. Rekomandoj ta zgjidhni kete kompani!

    Arben Prendi

  • ★★★★★
    Ndihem plotesishte e kenaqur nga puna e "Ndihma Plus" . Zonja te perkushtuara , te shpejta , serioze dhe me shume pergjegjesi ne pastrim . Mbi te gjitha shume korrekte ! Faleminderit " Ndihma Plus ". Kontakti numer një ,sa herë qe do te kemi nevoje per pastrim ! Nese do Ishit dhe ne rrethe ( Vlore na duheni 😜) super !!!

    Elisa Mecaj

  • ★★★★★
    Sherbim shume cilesor. Do vleresoja korrektesine ne orar, organizimin dhe mbi te gjitha qe zonjave qe punojne aty u ofrohen mjete pune dhe ilace pastrimi profesionale nga kompania. Ne perfundim do e vleresoja me maksimumin e pikeve sherbimin e marre dhe cilesine e tij, pa harruar sigurine qe te jep fakti qe eshte dhe kompania qe te ofron besim me te madh sesa thjesht indivi qe punon aty dhe pergjegjesia eshte dyfish. ( shume e rendesishme per mua si klient apo marres sherbimi ) ✅✅✅ Bravo per punen.

    Melisa Ulqinaku

Le ta bëjmë shtëpinë tuaj vendin ku pushoni.

Na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë përgjigje me çmimin brenda ditës.

E Hënë – E Shtunë · 08:00 – 18:00