13 strategji për të nxitur kureshtjen tek fëmijët

13 strategji për të nxitur kureshtjen tek fëmijët

Kurioziteti është elementi që na udhëheqë dhe ndihmon për të mësuar gjëra të reja, prandaj është  me rëndësi të veçantë në procesin e të nxënit. Si të rritur, mënyrat për të nxitur kuriozitetin janë më të gjëra dhe të larmishme, por tek të vegjlit ky proces është disi më i vështirë dhe i ngatërruar.

Sipas studimeve të Association for Psychological Science, kurioziteti është një element kyç në formimin dhe performancën akademike të individit. Fëmijët janë natyralisht dhe instiktivisht kurioz, dukuri që shpjegon pjesën e të qenit aktiv dhe gjithmonë në zbulim të botës. Por ndryshe nga të rriturit, fëmijët kanë probleme të mëdha me përqendrimin dhe vullnetin. Prandaj është detyra dhe përgjegjësia e prindërve, zgjimi dhe nxitja e kureshtjes tek fëmijët.

Më poshtë gjeni 13 strategji efikase për t’i bërë fëmijët tuaj më kurioz :

  1. Ndryshoni rutinën

Për fëmijët është e rëndësishme të kenë një rutinë ditore, por ndryshime të vogla në aktivitete, ndihmojnë trurin e tyre të funksionoj ndryshe dhe në disa drejtime në të njëjtën kohë. Dukuri që e bëjn të jetë më kureshtar dhe i interesuar. Jo domosdoshmërisht kërkohen ndryshime të mëdha, përshembull do të mjaftonte t’i ndryshonit pastën e dhëmbëve dhe lëreni të merret me shijen ose freskinë e re që ky produkt i jep në gojë.

  1. Surprizojini

Aktivitetet dhe gjestet, sado të vogla, të  papritura dhe argëtuese, e ndezin shumë kureshtjen e fëmijës. Kështuqë mos përtoni t’i shkruani një pusull përpara se të rendni për në punë dhe t’ja lini pranë jastëkut; ftoni shokun e ngusht të tij / saj për një drekë në familjen tuaj në fundjavë, pa dijeninë e fëmijës. Bëni një udhëtim ditor të gjithë së bashku si familje, në një destinacion për të cilin jeni të sigurtë që do ta pëlqejë. Gjithçka që përfshinë interesin e tij / saj dhe e bën të jetë kureshtar dhe në harmoni më familjen dhe pjesën tjetër të shoqërisë.

  1. Merreni ju nga shkolla

Tashmë, fëmijët po mësohen të qëndrojnë gjithmonë e më shumë kohë larg prindërve gjatë ditëve të javës. Gjyshërit dhe dadot po angazhohen nga prindërit në marrdhënie pune, për t’i ndihmuar me kujdesin e fëmijëve duke i shoqëruar në shkollë / kurse ose aktivitete të tjera për ta. Sigurisht që kjo kohë e shpenzuar larg njëri – tjetrit nuk është e shëndetshme dhe as e qëllimshme, prindërit duhet të angazhohen profesionalisht për të siguruar të ardhura për familjen. Fëmijët e kuptojnë këtë, por ndonjëherë gjithsesi do të donin të shpenzonin qofte edhe disa minuta kohë më shumë me prindërit e tyre. Prandaj, hera – herës programoni dhe organizohuni të gjeni kohë për t’i shoqëruar në shkollë ose për të qenë aty kur ata mbarojnë mësimin, pa jua bërë me dije. Do të lumturohen shumë dhe do ta mbajnë mend gjatë. Dhe nuk është e thënë të niseni si shigjet në shtëpi, mund të ndaloni për një akullore dhe të flisni rreth ditës suaj!

  1. Gatuani një ëmbëlsirë së bashku

Fëmijët i duan shumë ëmbëlsira. Dhe në këtë pikë, gjinia nuk ka fare rëndësi. Por jo të gjithë fëmijët dinë si të përgatisin një ëmbëlsirë në kushte shtëpie. Nëse prindërit angazhohen të shpenzojnë një mbasdite të këndshme në kuzhinë duke gatuar një kek të thjeshtë bashkë me fëmijët e tyre, mund të duket si diçka jo shumë me rëndësi, por për fëmijët do të jetë një eksperiencë dhe ndodhi shumë shumë e pëlqyeshme. Për më tepër që ky është një proces që do t’i bëj të përqëndrohen, të tregojnë kujdes dhe të mësojnë se si të arrijnë një rezultat të shijshëm!

  1. Lexojini një libër / sajoni njw histori

Në epokën e teknologjisë, ky aktivitet duket tërësisht si pa rëndësi ose i dal mode, por në të vërtetë, për fëmijët e brezit të ri ( maksimalisht të ndikuar nga teknologjia ), leximi një libri në mbrëmje me prindërit, pak përpara gjumit, tingëllon diçka vërtetë e veçantë dhe ndryshe! Por jo domosdoshmërisht duhet të lexoni diçka gati ose klasike, prindërit mund të bëhen më kreativ në këtë fazë. Thjesht shtrihuni bashkë me fëmijën tuaj në mbrëmje dhe rrëfejini një përrallë, duke u përpjekur ta përfshini  sa më shumë të jetë e mundur. Kjo do t’i ndihmojë jo vetëm të rrisin kureshtjen por gjithashtu do t’i ndihmojë të zhvillojnë imagjinatën. Në ditë të tjera në të njëjtin ritual, prindërit mund ta angazhojnë më shumë fëmijën, duke i kërkuar që ata të rrëfejnë një përrallë.

  1. Jini të përgatitur për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre

Fëmijët janë gjithmonë duke shtruar pyetje. Dhe në disa raste, këto pyetje mund të jenë vërtetë të sikletshme. Që prindërit të jenë në gjëndje dhe të aftë për t’ju përgjigjur sa më afër pritshmërive të tyre, duhet si fillim të kuptojnë përse fëmija është kureshtar rreth një teme të caktuar. Si përshembull, nëse ata ju pyesin ‘përse duhet të shkoni në punë?’, nuk kanë aspak nevojë të dëgjojnë një listë të gjatë me arsye. Ata thjeshtë po përpiqen të të tregojnë se kanë dëshirë të qëndrojnë më shumë kohë me ty si prind. Të kuptuarit e nevojës kryesore të fëmijës nëpërmjet pyetjeve të tyre, sado të sikletshme, do t’i ndihmojë prindërit të jenë më të qartë rreth nevojave të tyre dhe për më tepër, të mësojnë t’i njohin fëmijët. Sigurisht, janë fëmijët tuaj, por njëkohësisht janë individ më vete, prindërit kanë për detyrë t’i njohin dhe pranojnë fëmijët e tyre.

  1. Nxitini të pyesin më shumë rreth pikëpyetjeve që kanë në kokë

Kureshtja tërheq kureshtjen. Nëse fëmija ju shtron një pyetje të tipit ‘përse bie shi?’, prindi mund të përpiqet t’ja shpjegoj sa më thjesht këtë dukuri natyrore, duke qëndruar vigjilent tek vëmendja fëmijës. Nëse ata duken të interesuar gjatë shpjegimit, do të thotë se i keni ngjallur kureshteje dhe do të jenë të interesuar për të mësuar më shumë. Kjo lidhet me idenë se nëse nuk kemi infomacion rreth një teme të caktuar, nuk kemi as kureshtje, por sapo fillojmë të mësojmë diçka, dëshirojmë të dimë akoma më shumë rreth dukurisë, fenomenit etj. Prandaj, nxitini fëmijët të shtrojnë pyetje.  

  1. Prindërit duhet të pyesin të parët

Duke ju shtruar pyetje fëmijëve, po ju tërhiqni vëmendjen dhe e stimuloni trurin e tyre të mendoj ndryshe rreth temës ose problematikës. Prandaj prindërit duhet të jenë të parët që shtrojnë pyetje dhe gjithashtu t’i mësojnë fëmijët me idenë se duhet të japin gjithmonë një përgjigje dhe një shpjegim, sipas tyre, në varësi të temës së diskutimit. Prindërit duhet të jenë të përgatitur për të dëgjuar versione fantastike rreth temave të thjeshta. Disa ide interesante që prindërit mund të përdorin për të krijuar komunikim me fëmijët, në këtë pikë, janë :

– Mendon se je shok i / e mirë?

– Cili vend të pëlqen më shumë?

– Nëse do të të duhej të shpikje diçka që të lehtëson jetën, çfarë do të ishte?

– Nëse do të kishe superfuqi, cilat do të ishin ato?

  1. Darkoni në një restorant etnik

Zbulimi dhe njohja e kulturave të tjera, veçanërisht nëpërmjet gatimit dhe kulinarisë, është një aktivitet shumë interesant dhe kureshtar. Është një nga mënyrat më të mira për të ngjallur kureshtjen tek fëmijët. Prandaj sa herë të jetë mundësia, drekoni / darkoni në një restorant kinez / indian/ spanjoll etj! Cilindo variant, ushqimin e të cilit, prindërit mendojnë se fëmija mund ta pëlqejë. Kjo varet shumë edhe nga mosha fëmijës, por me fëmijët e grupmoshës +7 vjeç, eksplorimi kulturave të reja nëpërmjet ushqimit është më i lehtë.

  1. Udhëtoni dhe vizitoni vende të reja

Është shumë e rekomandueshme për prindërit, që sa herë t’ju jepet mundësia, të udhëtojnë me fëmijët jashtë vendit  të origjinës. Gjitmonë në kërkim të eksperiencave të reja me kultura dhe njerëz të ndryshëm. Një nga arsyet kryesore përse njeriu udhëton gjatë gjithë kohës lidhet ngushtësisht me kureshtjen. Udhëtimi është stimuli më i mirë! Kështuqë sa më shpejt dhe herët t’i mësoni fëmijët me udhëtime, aq më kureshtar dhe të kënaqur do të jenë, çka do t’i ndihmojë në procesin e rritjes, veçanërisht në fazën e adoleshencës.

  1. Nxitini të dëgjojnë / studiojnë muzikë

Kjo nuk mund të jetë shumë e vështirë. Të gjithë e kanë qejf muzikën, fëmijët akoma më shumë. Vetë prindërit tashmë i kanë rënë në të idesë pozitive dhe shumë efikase në zhvillimin emocional të fëmijëve, se të mësuarit të luajturi të një vegle muzikore, pavarsisht faktit nëse fëmija ka ose jo talent, i ndihmonë ata të zhvillohen më shpejt, më mirë dhe më shëndetshëm. Muzika ndikonë në mënyrë të drejtpërdrejtë në tru dhe në psikikën e njeriut. Njerëzit që merren ose studiojnë mirëfill muzikë, kanë një sistem nervor më të zhvilluar se njerëzit normal, pasi arrijnë të përdorin njëkohësisht të dy hemisferat e trurit. Muzika do t’i ndihmojë fëmijët tuaj të jenë më krijues dhe pranues rreth ngjarjeve apo dukurive rreth tyre. Të stimuluarit të imagjinatës dhe një mendjeje kreative, do t’i nxisë fëmijët tuaj të jenë më kureshtar për të eksploruar botën përreth. Dhe nuk është e thënë që të bëhen patjetër muzikant!

  1. Vëzhgoni dhe kushtojini rëndësi interesave dhe prirjeve të fëmijëve tuaj

Njerëzit kanë prirje dhe talente të ndryshme. Studimet shkencore kanë arritur përfundimin se njeriu është i aftë të përqëndrohet për të mësuar më shumë, në momentin e parë që ka kuriozitet dhe interes rreth një dukurie apo çështjeje. Prindër, mos i sforconi fëmijët të rriten në hijen dhe dëshirat tuaja të pa realizuara. Nxitini kureshtjen që të ketë sa më shumë informacion rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve në jetë, por asnjëherë mos ju impononi. Për më tepër, mos i trajtoni si pa rëndësi prirjet dhe talentin e fëmijës tuaj! Sigurisht që nëse përshembull fëmija juaj ka talent dhe do dëshironte të merrej me pikturë, rruga tij / saj drejt artit, do të jetë e vështirë! Por jo e pamundur! Sigurisht që nëse do të zgjidhte të studionte informatik ose mjeksi do të ishte më mirë, mund të mendojnë prindërit, por kjo do të ishte diçka e sforcuar dhe fëmija nuk do të shkëlqejë kurrë në një profil pune tek i cili jo vetëm që nuk ka prirje apo talent, por as interes për ta zhvilluar në afatgjatë!

  1. Lërini fëmijët të jenë fëmijë

Prindërit, shpesh e kanë të vështirë t’i lënë fëmijët të jenë të lirshëm. Kjo pasi, sigurisht, në shumicën e rasteve, nëse nuk do të mbikqyren, ata do të harrohen në argëtimet e tyre dhe mund të shkaktojnë problem, duke vënë në rrezik edhe shëndetin. Por për sa kohë aktiviteti dhe idetë e tyre rreth argëtimit nuk janë të rrezikshme, hapjuni rrugë dhe lërini të zbulojnë botën dhe mjedisin përreth. Në një moshë të caktuar, grupmosha e fëmijëve +2 vjeç, do të fillojnë të shfaqin tendencën që t’i bëjnë vetë gjërat, sipas mënyrës së tyre.  Duke ju thënë se ‘mos e bëj këtë ashtu, se je gabim’, është një formë komunikimi negative që jo vetëm i shuan kureshtjen, por e dëmton, duke e ushqyer me pasiguri, në një kohë që fëmija mund të ndjehet gati. Prindër, lërini fëmijët të jenë fëmijët dhe shumë herë të gabojnë dhe nxjerrin mësimet e tyre.

 

.

 

NA NDIQNI NE FACEBOOK

Klientë të kënaqur

Xhulieta Kertusha
Xhulieta Kertusha
2022-04-12T09:18:59+0000
Sherbim i shkelqyer dhe shume profesional. Faleminderit “Ndihma Plus”!
Viktor Azzurro
Viktor Azzurro
2022-02-14T16:21:13+0000
Usufruisco del servizio di pulizie fornito da questa Agenzia e devo dire che sono molto professionali, precisi ed... attenti alle esigenze dei clienti. Il lavoro viene svolto velocemente, è ben coordinato. La persona di riferimento è sempre in contatto con il cliente.As one of Ndihma+ clients I can say that their cleaning service is very professional, fast and well-coordinated. The staff are polite, always in contact with the client and ready to help. Definitely would recommend them to others.read more
Dori Guxo
Dori Guxo
2021-07-02T12:12:11+0000
Ndihma plus - sherbimi me i mire ❤️
Enida Veshi
Enida Veshi
2020-06-23T07:28:05+0000
The best company, bravo 👏👏👏
Alexander ZS
Alexander ZS
2020-05-21T07:59:22+0000
I had an exceptionally wonderful experience with this company, particularly the boss, Katie, whom I was in... communication with. She speaks English fluently, responds quickly, and most importantly is efficient and responsible with incredible customer service skills. The cleaning itself is top notch and Katie will make sure it is done to your standards. I highly recommend all Albanians and internationals to contact this company for your cleaning needs. I look forward to using their services again in the future.read more
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
2020-02-18T13:11:21+0000
I meriton te ***** yjet zgjidhje e mire e shpejte e sakte jua sygjeroj dhe ju familje te interesuar ne cdo fushe qe... Agjencia Operonread more
Erblina Shahini
Erblina Shahini
2019-06-22T10:59:09+0000
Jam shume e kenaqur nga sherbimi profesional qe kam marre nga Ndihma. Sherbim i perkushtuar, me korrektesi dhe me staf... serioz. Shume faleminderit Valbona dhe Keti.read more
Mirela Spahiu
Mirela Spahiu
2019-01-31T12:39:31+0000
Ju falenderoj pa mase.Shpejtesi dhe impenjim ne maksimum perkundrejt kerkesave.Fale jush familja ime gjeti nje ndihme... ne kohe rekord.Ju uroj pune te mbare vajzaread more
Julia Done
Julia Done
2018-12-03T09:39:19+0000
Shume e kenaqur me stafin tuaj, kam gjetur seriozitet , pergjegjshmeri dhe jeni nje zgjidhje shume e mire per cdo... person qe kerkon ndihme�read more
Kozi Aliaj
Kozi Aliaj
2018-07-24T12:42:41+0000
Te shkelqyer, te pergjegjshem dhe shume profesional.
Olta Oli OS
Olta Oli OS
2018-06-13T11:20:32+0000
Sherbim shum i mir gjithashtu dhe nje staf shum i perkushtuar..
Valbona Gjonaj
Valbona Gjonaj
2018-06-13T11:13:14+0000
Sherbim i shkelqyer, staf i perkushtuar! Eshte agjensia e duhur per sherbime pastrimi dhe kujdesi ndaj femijeve dhe... moshes se trete...:)read more
Meri Gurabardhi
Meri Gurabardhi
2018-06-11T12:59:57+0000
Sherbim i shkelqyer me nje staf te pergjegjshem dhe profesional. Jam asistuar disa here nga kjo agjensi dhe gjithmone... sherbimi ka qene maksimal. Komplimenta te vecante per Ketin. Flm Ndihma Plus!read more
Franklin Luarasi
Franklin Luarasi
2018-06-02T12:46:47+0000
Drita Malo
Drita Malo
2018-02-04T21:52:43+0000
Enida Ismaili
Enida Ismaili
2018-02-03T09:14:31+0000
Meri Bala
Meri Bala
2018-02-03T08:59:17+0000
Nilda Nika
Nilda Nika
2017-10-26T06:12:56+0000
Sherbim i mire, staf korrekt dhe cmim i arsyeshem.
Klaudia Biba
Klaudia Biba
2017-10-25T10:13:31+0000
Shume e kenaqur per pastrimin e zyres nga stafi juaj
Oltion Mihali
Oltion Mihali
2017-10-25T10:12:05+0000
Stevi Stevja
Stevi Stevja
2017-10-25T09:55:13+0000
Sherbim shume i mire dhe staf korrekt. Nje agjenci qe e rekomandoj te te gjitha miket e mia dhe jo vetem
Dritan Ziu
Dritan Ziu
2017-08-28T14:28:54+0000
Nicko Nicko
Nicko Nicko
2017-08-22T15:14:29+0000
Mark Gjoka
Mark Gjoka
2017-08-22T15:14:00+0000
Raziola Amzaj
Raziola Amzaj
2017-06-17T10:08:58+0000
Besa Serjani Islamaj
Besa Serjani Islamaj
2017-06-12T21:44:51+0000
Gena Brecani
Gena Brecani
2017-06-12T19:36:54+0000
Sherbim i shkelqyer per te gjithe ata qe kane nevoje te marrin benefite te mrekullueshme. Korrektese,siguri dhe mbi te... gjitha cilesi.. Jam shume e kenaqur nga puna juaj,faleminderit Ndihma Plus! Jua sugjeroj te gjitheve..read more
Ariola Papajorgji
Ariola Papajorgji
2017-05-26T16:01:27+0000
Migena Xhafaj Nikolli
Migena Xhafaj Nikolli
2017-04-20T12:00:35+0000
Sherbim i shkelqyer dhe staf shume i mire.Une jam shume e sigurt qe shtepine time ia kam lene ne dore NDIHMES... PLUS.Gjithcka eshte korrekte dhe e paster.read more
Trej Trey
Trej Trey
2017-04-20T11:39:21+0000
Johan Marina
Johan Marina
2017-04-20T11:38:35+0000
Ariola Muco
Ariola Muco
2017-01-31T16:48:37+0000
Anxhi Muco
Anxhi Muco
2017-01-31T13:57:34+0000
Ju falenderoj per korrektesine dhe perkujdesjen, mbetem klientja juaj e kenaqur ��
Lamepetro Anisa
Lamepetro Anisa
2017-01-25T15:42:41+0000
Lori Haxhiu
Lori Haxhiu
2016-11-22T17:45:25+0000
Saimir Koci
Saimir Koci
2016-09-13T10:30:21+0000
Erjona Bushati
Erjona Bushati
2016-09-13T09:49:35+0000
Stela Ndoka
Stela Ndoka
2016-07-07T13:19:37+0000
Kledis Qevani
Kledis Qevani
2016-07-06T19:46:20+0000
Bowling Vlore
Bowling Vlore
2016-06-30T20:35:47+0000
Devi Vlore
Devi Vlore
2016-06-30T20:27:55+0000
Nina Kerxhalli
Nina Kerxhalli
2016-06-30T20:25:58+0000
Austela Fejzaj
Austela Fejzaj
2016-06-29T20:52:16+0000
Dishnica Eda
Dishnica Eda
2016-06-29T12:08:32+0000
Erida Lice
Erida Lice
2016-02-24T10:13:11+0000
Lorena Telhaj
Lorena Telhaj
2016-02-20T07:31:09+0000
Tedi Murati
Tedi Murati
2016-01-31T18:58:00+0000
Renols Amelia Toci
Renols Amelia Toci
2016-01-26T21:55:43+0000
Keti Lame
Keti Lame
2015-11-11T19:33:20+0000
Joni Vlore
Joni Vlore
2015-11-11T02:04:35+0000
Next Reviews
Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this