TelefonoWhatsAppKërko çmim

4 lëmshe që vetëm një fëmijë mund të bëjë.

Fëmijët e vegjël janë një rrëmujë e vërtetë. Ndonjëherë ata janë si një makinë që krijon rrëmujë. Ata marrin gjëra në dorë , pastaj i derdhin ato dhe bëjnë njolla në cdo vend. Dhe gjithmonë prindërit pyesin veten , cfarë do të ndodh akoma ? Por kur bëhet fjala për fëmijët, cdo gjë rreth tyre është e mrekullueshme.
Ne nxitëm stafin tonë, të vinin me 4 Rrëmujat më të mira qe një fëmijë mund të bëjë. Ky shkrim është një paralajmërim për prindërit e rinj , por nuk ka rëndësi se sa shume dëme mund të bëjë fëmija juaj i vogël dhe i mirë, ju një ditë do t’i gëzoheni këtyre kujtimeve ashtu sic i gëzoheni një shtëpie të pastër.
Rrëmuja #1 : Për fëmijët cdo mur është si një kanavace bosh. Nqs jeni me fat, do ta kapni ne kohë përpara se ai të përfundojë kryeveprën e tij. Në qoftë se jeni me shumë fat, ju kurrë nuk ju ka pëlqyer ngjyra apo letra e vjetër e murit.

Rrëmuja #2 : Besoj e mbani mend herën e parë që fëmija juaj ka derdhur lëngun e frutave në divan apo tapetë .Ka qen dicka e tmerrshme duke parë fëmijën tuaj të derdhi lëngun e frutave në tapetin apo divanet e bardhë.

Rrëmuja #3 : Fëmijët janë si sfungjer, por jo nga ata sfungjerët e pastër. Një mama kujton momentin kur fëmija i saj u mundua të ushqente qenin, njësoj si mami dhe babi. Dyshemeja , padyshim ishte e mbushur me thërrime .

Rrëmuja #4 : Nuk ka gjë më të bukur se e qeshura e fëmijës, ndërkohë ai është duke lozur mbi kokën e mamit dhe të babit. Cfarë vallë mund ta prishë këtë moment ? Ju ndoshta e gjetët- nxjerrja e ushqimit në flokët tuaj, fytyre, gojë dhe në të gjithë divanin. Mësimi i nxjerrë : Mos e ngrini fëmijën hopa pasi ka ngrënë ushqim.

Tani është rradha juaj :
Ne duam të dëgjojmë disa nga momentet kur fëmija juaj bëri një rrëmujë dhe ju bëri për të qeshur dhe për të qarë në të njëjtën kohe. Mund të na i tregoni ndodhitë tuaja duke shkruar një koment.
Koha shëron të gjitha plagët. Me kalimin e kohës ju do të qeshni me të gjitha rrëmujat që ka bërë fëmija juaj. Koha nuk është e mjaftueshme, por gjithsesi rrëmuja duhet pastruar. Nqs keni nevojë për ndihmë për të pastruar rrëmujën e bërë apo doni të rrini më shumë kohë me fëmijën tuaj, kontaktoni stafin e Ndihma Plus 069 33 81 880 për të mësuar më shumë mbi programet tona të pastrimit.

Le ta bëjmë shtëpinë tuaj vendin ku pushoni.

Na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë përgjigje me çmimin brenda ditës.

E Hënë – E Shtunë · 08:00 – 18:00