6 mënyra se si të organizohemi për të mirëmbajtur shtëpinë pastër dhe në rregull përpara së të lindi bebi

6 mënyra se si të organizohemi për të mirëmbajtur shtëpinë pastër dhe në rregull përpara së të lindi bebi

Përpara se periudha e shtatëzanisë të përfundoj dhe më në fund të keni në duar bebin tuaj, zonjat e kanë të nevojshme të gjejnë mënyra për të pastruar shtëpinë sa më mirë të jetë e mundur, duke synuar një nivel higjene të lartë! Sigurisht që shtatëzania në periudhën e terminit është disi e vështirë dhe ka të ngjarë ta gjeni pastrimin një sipërmarrje të papërballueshme! Por ka disa hapa që mund t’jua thjeshtëzojnë punën edhe pse tashmë jeni fizikisht të rënduara!

  1. Vlerësoni edhe një herë ambientin tuaj të banimit

Ju tashmë gjithçka e shikoni në optikën e një nëne të re dhe apsolutisht gjithçka që ju rrethon, përfshi banesën e imagjinoni si alternativën më të mirë të mundshme për të mirëpritur fëmijën tuaj. Nisur nga ky instik natyral i njeriut dhe veçanërisht nënës, ju mund të rivlerësoni edhe një herë punët që duhet të kryeni në shtëpi për të siguruar higjenë maksimale. Gjithashtu do ta gjeni veten duke menduar akoma më gjërë për sigurinë e fëmijës edhe brenda ambienteve të shtëpisë. Përshembull nëse më parë nuk i kishit kushtuar rëndësi të veçantë vendit të detergjentëve, tani do të shikoni se sa rrezik mund të përbëjnë nëse do të jenë shumë të ekspozuar! Foshnja juaj do të rritet shumë shpejt dhe detergjentët e pastrimit që përmbajnë një seri kimikatesh janë rrezik konstant për fëmijën. Sigurohuni që të krijoni zakonin e të pozicionuarit të këtyre elementëve në vend më të sigurtë siç mund të jenë të gjithë të mbledhur në një dollap dhe të vështirë për tu arritur lehtë nga të vegjlit!

  1. Përgatituni për vizita të shpeshta nga familjarët dhe miqtë

Menjëherë pasi të sillni në jetë fëmijën tuaj, do të keni shumë njerëz të dashur rreth e rrotull. Kjo do të thotë që shtëpia juaj do të jetë për një farë kohe një vatër e ngrohtë mikërpritëse! Të vegjlit kanë fuqi magjike, i tërheqin miqtë dhe familjarët pranë dhe krijojnë një ambient me shumë dashuri! Njëherësh përveç gëzimit të statusit si nënë e re, ju duhet të mbani gjithmonë parasysh edhe pjesën e pastrimit të banesës dhe shkallën e higjenës. Edhe nëse nuk keni arritur t’i jepni një dorë të mirë pastrimit shtëpisë përpara lindjes, ndjehuni të lirshme t’i kërkoni pak ndihmë familjarëve tuaj në këtë fazë! Veçanërisht rrethi ngusht familjar do të bëj gjithçka për t’ju bërë të ndjeheni sa më mirë dhe patjetër që do t’ju ndihmoj edhe me pastrimin. Mos kini komplekse në lidhje me atë se çfarë do të mendojnë, përkundrazi, kini parasysh vetëm faktin që punët e shtëpisë janë një aktivitet jetik dhe asnjëherë i mjaftueshëm apo i realizuar ‘një herë e mirë’! Interesi juaj është të përpiqeni të ruani sa më shumë pastërtinë dhe me shumë njerëz rreth e rrotull dhe një foshnje për t’u kujdesur, kjo do të shndërrohet në një sipërmarrje të vështirë! Familjët mund fare mirë të të ndihmojë t’i kalosh një shtupë dyshemesë ose një leckë të mirë plhurave mbi mobilje!

  1. Targetoni zonat me tendencë më të lartë papastërtie

Zonat që përmbajnë nivel më të lartë papastërtish dhe mikrobesh, të cilat janë të dëmshme për fëmijën tuaj të sapolindur, janë gjithmonë kuzhina, tualetet dhe divanët! Pavarsisht shërbimit konstant të pastrimit dhe vëmendjes nga ana juaj për ruajtjen e higjenës në këto pika, zona të tilla janë gjithmonë vatër mikrobesh dhe papastërtish! Kërkoni ndihmë me mirësjellje tek familjarët tuaj gjatë kohës që ju jeni ende shtruar në spital duke marr veten nga procesi të sjellit në jetë të fëmijës suaj! Motra, mami madje edhe kushërira juaj më e ngushtë mund t’ju jap një ndihmë të madhe në këtë pikë! Ato janë nëna dhe familjare, për më tepër janë njerëzit tuaj më të ngusht dhe do të kërkojnë vetiu t’ju gjenden sa më pranë të jetë e mundur! Këta janë njerëzit që janë të gatshëm t’ju ofrojnë çfarëdo lloj ndihme kështuqë mos hezitoni aspak t’i kërkoni t’ju ndihmojnë me pastrimin e kuzhinës, tualeteve dhe divanëve në shtëpinë! Do ta bëjnë me kënaqësi! Por nëse me të vërtetë nuk dëshironi të besdisni askënd, as nënën tuaj, përkundrazi dëshironi t’i jepni edhe asaj kohën për të shijuar rolin e ri si gjyshe, mund të kontaktoni kompani ose agjenci shërbimesh që janë të profilizuara dhe profesionist në shërbimet e pastrimit! Në të vërtetë është një alternativë ideale për të mos prishur raporet me asnjë familjar apo për të përfituar nga rasti nëse keni problem me çështjen e imazhit tek të afërmit tuaj!

  1. Gjejuni vend rrobave

Nëse gjatë shtatëzanisë edhe mund t’ju falej rrëmuja nëpër shtëpi, veçanërisht rrëmuja e krijur nga rrobat, pak përpara ose pak pasi keni sjell në jetë fëmijën tuaj, duhet t’i gjeni një zgjidhje sistemimit të veshjeve dhe krijimit të një rituali konstant për t’i vendosur në vendin e tyre menjëherë pasi keni mbaruar punë. Kjo do të thotë se si në pjesën e rrobave të pa lara, në tualet pranë lavatriçes ose në dollapë dhe varëset murale, rrobat tuaja dhe të familjarëve do të duhet të jenë sa më në rregull të mundet! Pasi me ardhjen e bebit në shtëpi ju do të përfundoni duke pyetur bashkëshortin se cilën këmshië mendon të vesh të nesërmen në mëngjes për punë, pasi takimi me hekurin do të jetë realisht më i shpeshtë, por kryesisht gjithçka do të rrotullohet rreth nevojave të fëmijëve. Kështuqë pak përpara se të lindni, sigurohuni që dollapët dhe veshjet tuaja të kenë marr një pastrim të mirë! Dërgojini rrobat në pastrim kimik, përfshi këtu mbulesat, merrni një zonjë për t’ju ndihmua me hekurosjen për disa orë në një ditë të caktuar, kërkojini motrës t’ju ndihmojë të sistemoni dollapin dhe të krijoni hapsirë për rrobat e bebit! Gjithçka duhet të jetë sa më praktike dhe e organizuar në atë mënyrë që t’ju lehtësoj jetën pas kthimit nga spitali me bebin tuaj!

  1. Sterilizimi

Sigurisht që rëndësi të madhe gjatë procesit të pastrimit ka pjesa e sterilizimit dhe pas ardhjes në jetë të bebit, ky do të jetë problemi dhe shqetësimi juaj kryesor. Kjo do të thotë se ju duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi detergjentëve që përdorni për pastrim dhe njëherësh të programoni rituale konstante pastrimi për banesën tuaj, veçanërisht të pjesëve më alarmante si kuzhina apo tualetet! Kuzhina duhet të jetë në fokusin kryesor pasi me ardhje ne bebit, aty do të shtohen një mori paisjesh të cilat kërkojnë nivel të lartë sterilizimi. Biberonat, pjatat plastike, gotat e ujit për fëmijë, të gjitha duhet të vihen në përdorim për të voglin tuaj pasi të jeni të sigurta që janë të sterilizuara mirë. Dhe që këto element të përmbajnë nivel të lartë higjene dhe steriliteti, kërkojnë një kuzhinë po aq të pastër dhe sterile

  1. Vendos një ritual ditor pastrimi gjeneral

Niseni këtë trajnim të vetes për të përmbushur nevojat për pastrim brenda shtëpisë suaj që në fazën e shtatëzanisë! Shpesh do ta gjeni veten të sikletosur nga të gjitha ndryshimet fizike dhe emocionale që shtatëzania sjell, por nëse synoni të ruani sa më mirë ambientin tuaj të banimit dhe për ta shndërruar në një fole mikërpritëse për të voglin tuaj, krijoni rituale ditore pastrimi dhe mundohuni t’i realizoni çdo ditë! Në këtë mënyrë, pasi bebi të jetë prezent në jetën tuaj, pavarsisht dedikimit dhe lodhjes që do të keni në përiudhën e parë, do ta gjeni veten duke u përpjekur të ndiqni të njëjtat ritual pastrimit ditore edhe si më parë! Përshembull edhe pse të bërit dush pasi bëhesh nënë është një aktivitet jashtëzakonisht i vështirë dhe thuajse çështje luksi, mundohuni të mos dilni nga banja pa i dhënë një dorë të shpejtë hidrosanitareve! Nuk është e thënë të qëndroni aq gjatë sa të lani të gjithë tualetin në çdo detaj, mjafton të ndaloni për pak shplarjen e trupit dhe të kaloni një sfungjer me detergjent me shpejtësinë e dritës nëpër pjesët hidrosanitare! Mund t’ju duket sikur në të vërtetë nuk keni bërë kushedi çfarë, por realisht ju po veproni dhe po mbani pastër në mënyrë sa më efektive shtëpinë tuaj!

 

Tashmë që ju duhet edhe pak për tu bërë nënë, ju do të jeni tërësisht e fokusuar tek emocionet që kjo fazë e jetës sjell, përfshirë këtu një mori pikëpyetjesh me të njohura dhe të panjohura përsa i përket të voglit tuaj! Shtatëzania është një periudhë aq sa e bukur dhe e paqtë për nënat e reja, të cilën fatmirësisht po përpiqen ta shndërrojnë në një nga fazat më të bukura të jetës, duke mbajtur fokusin tek shijimi ndjesisë së të qenit shtatëzanë dhe dashurisë për krijesën tuaj, roli juaj si zonjë shtëpie kërkon pothuajse të njëjtin nivel vigjilence dhe përkushtimi! Në mënyrë që t’i siguroni fëmijës suaj një ambient sa më të mirë banimi dhe zhvillimi! Por nuk ka asnjë problem nëse nuk arrini t’i bëni dot të gjitha me perfeksion! Kujtohuni se e përkryera nuk ekziston! Kërkoni ndihmë nga të afërmit tuaj ose nëse vërtet nuk dëshironi të vini në siklet askënd, përfshi veten tuaj me barkun tashmë tejet të rrumbullakosur dhe ku çdo lëvizje ju bëhet e vështirë, prenotoni një shërbim pastrimi profesional dhe mirëpriteni të voglin në një shtëpi të organizuar, të pastër dhe të higjenizuar deri në detaj!

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this