“Kur u rrit i vogli im kaq shpejtë? Ku isha unë?”
Këto janë disa nga pyetjet që mundojnë një pjesë të mirë të prinërve, veçanërisht të atyre që janë gjithashtu të përfshirë në marrdhënie pune. Një mënyrë jetese modern me ritme të shpejta shpesh rezulton të kufizojë kohën dhe veçanërisht kohën cilësore që duhet të shpenzojmë në familje. Nga gjithçka e rëndësishme në jetë, të gjesh dhe shpenzosh kohë cilësore me fëmijët e tu, është një domosdoshmëri absolute.
Pse duhet të kaloni më shumë kohë cilësore me fëmijën tuaj?
“Fëmijët imitojnë duke vëzhguar se çfarë bëjnë modelet e tyre, më shpesh prindërit. Kalimi i një kohe cilësore me ta do t’i ndihmojë të mësojnë më shumë rreth jetës”, thotë Neha Taparia, një lektor i psikologjisë në Kolegjin St Francis për Gratë, Hyderabad.
Prindërit ndihmojnë në edukimin e aftësive të ndryshme duke përfshirë komunikimin, shoqërimin, shkrimin, leximin, etj.
“Kaloni kohë cilësore pasi ajo formon personalitetin e një fëmije. Kur nuk është ky rasti, ai / ajo ka të ngjarë të zhvillojë një sjellje që kërkon vëmendjen, veçanërisht kur është në publik pasi prindërit do të duhet ta dëgjojnë atë, ”shton Neha.
Krijoni kohë jashtë orarit tuaj të punës, edhe nëse është vetëm për disa minuta.
Për më tepër, të kalosh kohë me të voglin tënd sot ia vlen – sepse ata rriten shumë shpejtë dhe po aq shpejtë, prindërit do të ndjehen nostalgjik për fëmijët e tyre dhe në faj kur nuk ju gjenden pranë.
Propozojmë 7 mënyra të thjeshta për t’u lidhur me fëmijën tuaj, pothuajse çdo ditë:
1. Përfshije në punët e tua prej të rrituri
Qofshi një prind që qëndroni në shtëpi apo prind që punoni, sigurohuni që të bëni kohë për fëmijën tuaj. Mund të jetë pas orëve të shkollës, para darkës ose para gjumit. Kjo nuk do të thotë që të bëheni bashkë vetëm për të bërë detyrat e shtëpisë, kjo do të thotë se edhe pas një dite të gjatë, kur lani enët ose përgatisni një vakt, i kërkoni fëmijës t’ju ndihmojë! Pastrimi shtëpisë së bashku është një tjetër aktivitet pozitiv dhe gjithashtu kohë shumë cilësore për tu shpenzuar së bashku.
2. Hiqni celularët, tabletët dhe laptopët nga duart
TV, telefona celularë, lojëra video, etj janë një vrasje e ngadaltë e të qënit social dhe të afrueshëm edhe brenda familjes. Le të themi që është një rehati për të cilën, më vonë do të bëheni shumë pishman se koha fluturon shpejtë. Çdo ditë, disiplino si fillim veten që ta mbash telefonin larg sapo të jesh në shtëpi. Në vend të kësaj, luani lojëra me fëmijët, bëni aktivitete sportive, ngjyrosni dhe hani në tryezë të gjithë së bashku, si familje. Këto janë moment të shkëlqyeshme së bashku si familje.
3. Mos mbani shumë kunguj nën një sqetull
Nëse jeni prindër që jeni në marrdhënie pune ose edhe nëna shtëpiake, shpesh herë ju do të ndjeni lodhje nga punët dhe përgjegjësitë e përditshme. E rëndësishme është të riorganizoheni, nëse jeni në marrëdhënie pune, mund të gjeni kohë për fëmijën tuaj nëse i kushtoni më pak vëmendje mirëmbajtjes së shtëpisë. Për të cilën, hera – herës mund të kontaktoni Ndihma + për një pastrim të mirë me themel ose një abonim mujor ( vendos link abonimet ). Nëse jeni një nënë që qëndron në shtëpi, sërish keni të drejtën të gjeni kohë për të shpenzuar sa më bukur si vetëm por po ashtu edhe me fëmijët tuaj. Delegoni përgjegjësitë dhe krijoni kohë me fëmijët. Përshembull mund të dilni për një shëtitje të gjatë ose të shkoi në një kurs noti së bashku me të vegjlit tuaj.
4. Ruani ritualet e darkës, para gjumit
Nëse keni krijuar një rutinë të bukur para gjumit, si përshembull leximi i një libri ose thjeshtë dhe vetëm përkëdhelitë në krevatë përpara se të voglin tuaj ta mund gjumi, ruajeni me fanatizëm. Mund të jetë gjithçka : të bësh këngë pa kuptim me fjalë qesharake, luftë me jastëk ose të lexosh një libër! Thjesht bëje të veçantë. Thuaj “Do të jetë koha e gjumit së shpejti, le të bëhemi gati për të fjetur”. Lëreni fëmijën tuaj të qeshë me lojërat dhe marrëzitë tuaja.
5. Organizoni një aktivitet së bashku, vetëm ju dhe fëmijët
Po, e keni lexuar saktë. Ju ose partneri juaj, duhet të organizoheni dhe vendosni të shpenzoni me radhë një ditë ose pak orë vetëm me fëmijët tuaj, pa askënd tjetër përreth! Përcakto një ditë, nxite vogëlushin tënd të zgjedhë një aktivitet dhe të dy mund të kaloni kohë cilësore. Bëni që ai / ajo të flasë me ju lirshëm. Me siguri, do të dëgjoni shumë gjëra interesante! Ndërsa kur këtë kohë të shpenzuar mirë fëmijët e marrin me babin, ju mund të pastroni mirë me themel shtëpinë.
6. Luani sa më shumë së bashku
Loja është një nga metodat më efektive për të krijur afrimitet me fëmijën dhe gjithashtu për ta ndihmuar të voglin tuaj të zhvillohet dhe rritet shëndetshëm. Ndërtoni shtëpi me jastëqe në sallonin e ndenjes, lozni me çarçafë dhe gjithçka tjetër që i stimulon imagjinatën. Të luash brenda ose jashtë shtëpisë , është gjithmonë një mënyrë argëtuese për tu lidhur me fëmijën tuaj.
7. Dilni një xhiro me makinë ose për një shëtitje të gjatë
Shkoni në qendrën tregëtare më të preferuar, sheshin e lojërave ose të takoni familjarë të tjerë si gjyshërit dhe kushërinjtë. Ose thjeshtë dilni të ecni me fëmijën tuaj.
Realizoni udhëtime të shkurtra pranë qytetit tuaj. Thjesht le të jetë — një udhëtim i qetë në mënyrë që të mund të diskutoni pothuajse gjithçka në një ditë të bukur me diell.
Sepse është shumë e rëndësishme të mbani mirë në vëmendje shprehjes se : “Për të qenë në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, duhet të jeni present në jetën e tyre sot”.