7 motive të forta për të pastruar çdo ditë ( dhe do t’ju bëjnë të dëshironi të merreni me pastrimin më me kënaqësi )

7 motive të forta për të pastruar çdo ditë ( dhe do t’ju bëjnë të dëshironi të merreni me pastrimin më me kënaqësi )

Askush nuk ka qejf të merret me pastrimin, veçanërisht në ambinetin e banimit! Apsolutisht askush, sado maniake pastrimi ta konsiderosh veten ose sado kohë në disopozicion të zotrosh për ta realizuar siç duhet( dyshojmë shumë për kohën me bollëk në dispozicion në kohë frenetike ).  

Por mirëmbajtja e higjenës dhe rregullit në familje, është një nga përgjegjësitë më të mëdha në jetën e një zonje ( dhe jo vetëm, e çdo pjestari në familje ). Midis dëshirës së mirë për të qenë sa më të pastër në shtëpi dhe pamundësive të kohës ( shumë e angazhuar në punë jashtë shtëpisë, fëmijët, familjarët, jeta jote personale dhe bashkëshortore etj )  duhen gjetur argumenta pozitiv për t’ju bindur ta konsideroni këtë shërbim si prioritet dhe jashtëzakonisht të domosdoshëm.

7 motivet kryesore dhe më të forta për t’ju bërë të lini mënjanë përtacinë ( dhe lodhjen e ditës ) kur vjen  puna tek pastrimi janë :

  1. Është një proces që siguron shëndet

Ky është motive kryesor dhe më primar nga të gjithë të tjerët! Këtë e di edhe bufi, por shpesh ndryshe nga ç’gjejmë si shprehje klishe për të justifikuar lodhjen ose përtacinë, për ta marr më seriozisht pastrimin e shtëpisë, ky motiv duhet të qëndroj në mendje si kamban konstante alarmi. Mikrobet, parazitët, bakteret janë kudo nëpër shtëpinë tuaj, për shkak të aktiviteti jetik që banesa ka  ( por edhe kur një banesë është e mbyllur dhe e pabanuar )! Janë kudo : në dysheme, në kuzhinë, në çarçafë, në dollap, në ajër! Përvishni mëngët minimalisht çdo funjavë dhe jepini shtëpisë një pastrim dhe dezinfektim të mirë gjeneral. Çdo ditë e mira do të ishte të programonit se cilat punë do të bëni gjatë javës. Sigurohuni që familja juaj të jete sa më e mbrojtur nga papastëritë!

  1. Pastërtia të bën më miqësor

Pavarsisht kohëve në të cilat duket se marrëdhëniet midis familjarëve dhe miqve po zbehen, në fund të ditës, gjithkush ka nevojë për pak qetësi dhe shoqëri të mirë, përveç rutinës së përditshme familjare.  Për më tepër që tashmë të gjithë po ndërgjegjësohen se më shumë kohë shpenzohet me të tjerë me të cilët ke marrëdhënie profesionale, se sa familjare ose miqësore. Por një shtëpi e pa mirëmbajtur në higjenë çdo ditë, ju bën të rivlerësoni dëshirën për shoqëri të mirë! Pasi ju pushtojnë frikërat dhe ankthet e tipit : do mendoj se jam pisanjose; do ja thotë gjithëkujt për rrëmujën në shtëpinë time etj! Ndërkohë që po të merreni çdo ditë me pastrimin e shtëpisë, minimalisht nga  1 punë me radhë, do t’ju tingëlloj gjithmonë e më shumë e arritshme organizimi një mbrëmjeje mes miqsh në shtëpi, me një shishe verë të mirë dhe një antipastë për t’i shtuar lezetin muhabetit. Kështu dilni nga rutina, shlodheni dhe rindërtoni marrëdhëniet!

  1. Me pastrimin dhe mirëmbajtjen çdo ditë të ambientit të banimit, siguroni jetëgjatësi për paisjet shtëpiake

Që do të thotë se pastërtia është një nga elementët që ndikon që frigoriferi juaj të punoj më mirë dhe difektet të ndodhin më rallë. Që do të thotë se tosti / mikrovala në kuzhinën tuaj të mos ndërrohet dhe blihet e re çdo vit, duke fajësuar çmimin ekonomik me të cilin e keni blerë. Nëse hera – herës do ta pastroni nga thërrimet e bukës, jo vetëm do të merrni bukë të thekur më mirë mbrapsht, por nuk do t’ju duhet të shpenzoni çdo vit për një të re! Gjithashtu nëse ndiqni një program ditor pastrimit ku psh çdo të hënë ndërrohen çarçafët, çdo të martë dhe të enjte lahen mirë tualetet, çdo të shtunë kuzhina pastrohet me themel etj, do të minimizoni gjithmonë e më shumë kohën që shpenzoni me pastrimin gjeneral në shtëpinë tuaj.

  1. Konsiderojeni si një alternativë të mirë aktiviteti fizik

Pastrimi shtëpisë, pavarsisht sipërfaqes së banimit dhe ritmit të familjes ( ka familje shumë shkatarraqe dhe ku gjithçka pritet të bëhet veç nga duart e arta të mamit / nënës  ), pastrimi është një aktivitet i mirëfilt fizik. Edhe sikur çdo ditë t’i kushtoni me patjetër 1 orë kohë. Ky aktivitet kërkon kapacitet fizik, teknik për të realizuar shpejtë dhe mirë shumëçka rreth e rrotull shtëpisë, çka përfshinë edhe të menduarin dhe vrarjen e mendjes. Kështuqë, nëse  kuptoni që nuk gjeni kohë për palestër ose sporte,  mbani parasysh se një pastrim me themel i shtëpisë ju siguron të humbisni thuajse të gjitha kaloritë e çokollatës që keni konsumuar në mëngjes, fshehurazi.

  1. Kurseni goxha kohë nëse bëni diçka çdo ditë me pastrimin e shtëpisë

Që do të thotë se edhe nëse koha programuar për pastrimin e apartamentit është në mbrëmje ( pasi keni rehatuar fëmijët përshembull ), mund të përvishni mëngët dhe të pastroni tualetin me themel nga fundi në krye edhe pse ditë jave! Gjithashtu nëse e ndani mendjen të përballeni siç duhet me një mal me rroba për tu larë – shplarë dhe hekurosur, pavarsisht lodhjes, do t’i kurseni shumë kohë vetes gjatë pastrimit gjeneral të fundjavës. Gjithçka është çështje e një organizimi të mirë për punët e shtëpisë dhe vullnetit për të mos i lënë shumë pas dore.

  1. Ndjeheni më pak në faj, nëse pastrimit i dedikoni kohë çdo ditë

Edhe nëse ditët e javës janë jashtëzakonisht të ngarkuara dhe shpesh e gjeni veten me shumë kunguj nën sqetull, sa herë vendosni të merrni pak kohë për shlodhje, veçanërisht mbrëmjeve, mendja juaj nuk do të jetë plotësisht e fokusuar tek filmi bukur në Netfix. Mendja juaj do t’ju bëj të përjetoni ndjesi faji që po privoheni nga gjumi ose nga sistemimi ambientit të shtëpisë dhe rrëmujës që me vetëdije e lini hera – herës të ndodh! Ndjesia e fajit, sado e justifikueshme nga një ditë e mbushur me tension mendor dhe lodhje fizike dhe pavarsisht faktit se keni bërë shumëçka brenda 24 orëve, nuk do t’ju lërë të pushoni të qeta, nëse mendoni se në tel keni rroba pa mbledhur dhe shiu sapo ka filluar!

 

 

  1. Pastërtia dhe rregulli në shtëpi rrisin kreativitetin dhe ndjesinë e paqes

Studime të ndryshme në vite, rreth zakoneve, ritualeve dhe sjelljes në familje, kanë arritur në përfundimin se pastrimi dhe mirëmbajtja konstante ditore e shtëpisë, sjellin efekte shumë pozitive që lidhen edhe me pjesën emocionale.  Çka do të thotë se rregulli dhe pastërtia, aroma mirë e ajrit të lehtë në shtëpi, aroma detergjentëve ( ndonjëherë edhe e padurueshme – ato të profilit desinfektues )  të pastrimit, sigurojnë për gjithë familjen ndjesi qetësie, rehatie dhe madje i frymëzon ose nxit të jenë më të dashur, përkushtuar dhe kreativ me njëri – tjetrin.  Pastërtia dhe rregulli në shtëpi të ngjallin gjithmonë dëshirën t’i gëzohesh jetës pikërisht në atë çast, duke organizuar një drekë të mirë, ku të gjithë mblidhen rreth tryezës dhe një mbrëmje të këndshme bashkëshortore me një gotë verë në duar, pasi fëmijët  i ka zënë gjumi. Dhe sa më i lartë të jetë niveli pastërtisë dhe higjenës në shtëpinë tënde, aq më shumë do të të shijojnë kokoshkat dhe filmat në Netflix, sa herë  zgjidhnin një mënyrë të thjeshtë argëtimit në shtëpi.

Pra, thënë thjeshtë fare : përvishni mëngët dhe punën e sotme mos e lini për nesër. Se nesër nga  1 punë ju bëhen 2….:)

Por nëse realisht keni 1001 arsye të vlefshme që ju pengojnë ta merrni shumë seriozisht pastrimin në shtëpi, kujtohu që sot ka zgjidhje për çdo nevojë.

Ndihma + është gjithmonë gati t’ju shërbej me profesionalizëm me pastrimin në familje.

Hidhini një sy abonimeve konstante të pastrimit me skuadrën tonë të papërtuar

http://localhost/oldndihma/abonimet-mujore/

Ose na kontaktoni në :

0693381880 / 0694607747

info@localhost

 

NA NDIQNI NE FACEBOOK

Klientë të kënaqur

Xhulieta Kertusha
Xhulieta Kertusha
2022-04-12T09:18:59+0000
Sherbim i shkelqyer dhe shume profesional. Faleminderit “Ndihma Plus”!
Viktor Azzurro
Viktor Azzurro
2022-02-14T16:21:13+0000
Usufruisco del servizio di pulizie fornito da questa Agenzia e devo dire che sono molto professionali, precisi ed... attenti alle esigenze dei clienti. Il lavoro viene svolto velocemente, è ben coordinato. La persona di riferimento è sempre in contatto con il cliente.As one of Ndihma+ clients I can say that their cleaning service is very professional, fast and well-coordinated. The staff are polite, always in contact with the client and ready to help. Definitely would recommend them to others.read more
Dori Guxo
Dori Guxo
2021-07-02T12:12:11+0000
Ndihma plus - sherbimi me i mire ❤️
Enida Veshi
Enida Veshi
2020-06-23T07:28:05+0000
The best company, bravo 👏👏👏
Alexander ZS
Alexander ZS
2020-05-21T07:59:22+0000
I had an exceptionally wonderful experience with this company, particularly the boss, Katie, whom I was in... communication with. She speaks English fluently, responds quickly, and most importantly is efficient and responsible with incredible customer service skills. The cleaning itself is top notch and Katie will make sure it is done to your standards. I highly recommend all Albanians and internationals to contact this company for your cleaning needs. I look forward to using their services again in the future.read more
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
Albana Ndermjetsuese Per Kujdestare
2020-02-18T13:11:21+0000
I meriton te ***** yjet zgjidhje e mire e shpejte e sakte jua sygjeroj dhe ju familje te interesuar ne cdo fushe qe... Agjencia Operonread more
Erblina Shahini
Erblina Shahini
2019-06-22T10:59:09+0000
Jam shume e kenaqur nga sherbimi profesional qe kam marre nga Ndihma. Sherbim i perkushtuar, me korrektesi dhe me staf... serioz. Shume faleminderit Valbona dhe Keti.read more
Mirela Spahiu
Mirela Spahiu
2019-01-31T12:39:31+0000
Ju falenderoj pa mase.Shpejtesi dhe impenjim ne maksimum perkundrejt kerkesave.Fale jush familja ime gjeti nje ndihme... ne kohe rekord.Ju uroj pune te mbare vajzaread more
Julia Done
Julia Done
2018-12-03T09:39:19+0000
Shume e kenaqur me stafin tuaj, kam gjetur seriozitet , pergjegjshmeri dhe jeni nje zgjidhje shume e mire per cdo... person qe kerkon ndihme�read more
Kozi Aliaj
Kozi Aliaj
2018-07-24T12:42:41+0000
Te shkelqyer, te pergjegjshem dhe shume profesional.
Olta Oli OS
Olta Oli OS
2018-06-13T11:20:32+0000
Sherbim shum i mir gjithashtu dhe nje staf shum i perkushtuar..
Valbona Gjonaj
Valbona Gjonaj
2018-06-13T11:13:14+0000
Sherbim i shkelqyer, staf i perkushtuar! Eshte agjensia e duhur per sherbime pastrimi dhe kujdesi ndaj femijeve dhe... moshes se trete...:)read more
Meri Gurabardhi
Meri Gurabardhi
2018-06-11T12:59:57+0000
Sherbim i shkelqyer me nje staf te pergjegjshem dhe profesional. Jam asistuar disa here nga kjo agjensi dhe gjithmone... sherbimi ka qene maksimal. Komplimenta te vecante per Ketin. Flm Ndihma Plus!read more
Franklin Luarasi
Franklin Luarasi
2018-06-02T12:46:47+0000
Drita Malo
Drita Malo
2018-02-04T21:52:43+0000
Enida Ismaili
Enida Ismaili
2018-02-03T09:14:31+0000
Meri Bala
Meri Bala
2018-02-03T08:59:17+0000
Nilda Nika
Nilda Nika
2017-10-26T06:12:56+0000
Sherbim i mire, staf korrekt dhe cmim i arsyeshem.
Klaudia Biba
Klaudia Biba
2017-10-25T10:13:31+0000
Shume e kenaqur per pastrimin e zyres nga stafi juaj
Oltion Mihali
Oltion Mihali
2017-10-25T10:12:05+0000
Stevi Stevja
Stevi Stevja
2017-10-25T09:55:13+0000
Sherbim shume i mire dhe staf korrekt. Nje agjenci qe e rekomandoj te te gjitha miket e mia dhe jo vetem
Dritan Ziu
Dritan Ziu
2017-08-28T14:28:54+0000
Nicko Nicko
Nicko Nicko
2017-08-22T15:14:29+0000
Mark Gjoka
Mark Gjoka
2017-08-22T15:14:00+0000
Raziola Amzaj
Raziola Amzaj
2017-06-17T10:08:58+0000
Besa Serjani Islamaj
Besa Serjani Islamaj
2017-06-12T21:44:51+0000
Gena Brecani
Gena Brecani
2017-06-12T19:36:54+0000
Sherbim i shkelqyer per te gjithe ata qe kane nevoje te marrin benefite te mrekullueshme. Korrektese,siguri dhe mbi te... gjitha cilesi.. Jam shume e kenaqur nga puna juaj,faleminderit Ndihma Plus! Jua sugjeroj te gjitheve..read more
Ariola Papajorgji
Ariola Papajorgji
2017-05-26T16:01:27+0000
Migena Xhafaj Nikolli
Migena Xhafaj Nikolli
2017-04-20T12:00:35+0000
Sherbim i shkelqyer dhe staf shume i mire.Une jam shume e sigurt qe shtepine time ia kam lene ne dore NDIHMES... PLUS.Gjithcka eshte korrekte dhe e paster.read more
Trej Trey
Trej Trey
2017-04-20T11:39:21+0000
Johan Marina
Johan Marina
2017-04-20T11:38:35+0000
Ariola Muco
Ariola Muco
2017-01-31T16:48:37+0000
Anxhi Muco
Anxhi Muco
2017-01-31T13:57:34+0000
Ju falenderoj per korrektesine dhe perkujdesjen, mbetem klientja juaj e kenaqur ��
Lamepetro Anisa
Lamepetro Anisa
2017-01-25T15:42:41+0000
Lori Haxhiu
Lori Haxhiu
2016-11-22T17:45:25+0000
Saimir Koci
Saimir Koci
2016-09-13T10:30:21+0000
Erjona Bushati
Erjona Bushati
2016-09-13T09:49:35+0000
Stela Ndoka
Stela Ndoka
2016-07-07T13:19:37+0000
Kledis Qevani
Kledis Qevani
2016-07-06T19:46:20+0000
Bowling Vlore
Bowling Vlore
2016-06-30T20:35:47+0000
Devi Vlore
Devi Vlore
2016-06-30T20:27:55+0000
Nina Kerxhalli
Nina Kerxhalli
2016-06-30T20:25:58+0000
Austela Fejzaj
Austela Fejzaj
2016-06-29T20:52:16+0000
Dishnica Eda
Dishnica Eda
2016-06-29T12:08:32+0000
Erida Lice
Erida Lice
2016-02-24T10:13:11+0000
Lorena Telhaj
Lorena Telhaj
2016-02-20T07:31:09+0000
Tedi Murati
Tedi Murati
2016-01-31T18:58:00+0000
Renols Amelia Toci
Renols Amelia Toci
2016-01-26T21:55:43+0000
Keti Lame
Keti Lame
2015-11-11T19:33:20+0000
Joni Vlore
Joni Vlore
2015-11-11T02:04:35+0000
Next Reviews
Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this