TelefonoWhatsAppKërko çmim

Çfarë do të thuash me : nuk kam kohë???

Patjetër që hera herës, të gjithë e gjejmë veten duke përsëritur klishe të tipit ‘s’kam shumë kohë***’*** apo “dita duhet të kishte më shumë se 24 orë ( ditë / nata )”!  Dhe në shumicën e rasteve, me stilin e jetës së kohëve moderne ( puna, shkolla, fëmijët, shtëpia, miqtë etj ), ky nuk është thjeshtë dhe vetëm një justifikim, pas të cilit kapesh për të lehtësuar peshën personale të përgjegjësive ! Duket vërtetë sikur nuk ka kohë për shumëçka! Në disa raste, mungesa e theksuar e kohës, këtij elementi jashtëzakonisht jetik, na tjetërson dhe na mbledh brenda një guacke vetjake, që shpejt bëhet shumë shumë e ngushtë!  

Atëherë***,*** meqë koha gjithashtu është e guximtarëve***, ZGJIDHJEVE*** dhe ZGJEDHJEVE përse të mos përpiqeni të bëni diçka të hajrit rreth kësaj mungese***?***  

Gjithashtu KOHA rrjedh shumë shpejt, duket sikur bebet tuaja bëhen fëmijë 4 – 5 vjeçar, sa hap e mbyll sytë edhe pse në qendër të vëmendjes tuaj si prindër! Dhe ka gjasa, që në disa raste, pavarsisht fakti që jeni një prind i shkëlqyer ( nuk ka prindër të këqinjë ), thjesht dhe vetëm nga grumbullimi shumë përgjegjësive ( shtëpia, familja në tërësi, presioni punës etj ), do ta gjeni veten gjithashtu duke kuptuar se edhe kujtimet po ju fshihen nga mendja!  

Prandaj vlerësoni në maksimum KOHËN TUAJ TË ARTË***!*** 

Çka do të thotë se me një ndalesë të vetme në agjencinë e shërbimeve NDIHMA +, ju mund të ZGJIDHNI të gjeni ZGJIDHJET më IDEALE për shërbimet në familjen tuaj!  Shërbime e pastrimit në familje dhe kujdestaria për fëmijë, nuk janë më çështje LUKSI! Në fakt***,*** nuk kanë qenë asnjëherë çështje LUKSI! Kanë qenë thjeshtë mendësia e të pamundurës, që bllokon ndjeshëm mendësinë e shqiptarit në tërësi.  

Por tashmë KOHËT kanë ndryshuar***!*** Dhe kanë ndryshuar për mirë***!***  

Çfarë do të gjeni tek NDIHMA + këtë fundvit***?*** 

Oferta fantastike shërbimesh pastrimi për familje me çmimet më ideale me rastin e festave : 

  • Paketa e gjelbër: Pastrim rrënjesor shtëpie, me detergjentë profesionalë dhe pajisje me avull, duke filluar nga 8.000 ALL  

  • Paketa e kuqe**:** Pastrim rrënjesor shtëpie dhe pastrime tapicerie, me detergjentë profesionale dhe pajisje me avull, duke filluar nga 13.000 ALL  

  • Paketa e bardhë**:** Pastrim i shtëpive të sapokonstruktuara (jo të mobiluara), duke filluar nga 14.000 ALL  

Shërbime pastrimi me periodicitet konstant mujor dhe marrëveshje shërbimi me kontratë :  

  • 9000 lek sherbim pastrimi me periodicitet 1 herë në javë, me 2 zonja në shërbim për 2 orë të plotë ( në total 4 orë shërbimi pastrimit ) ose 1 zonjë nga stafi agjencisë dhe 4 orë shërbim pastrimi 
  • 18000 lek shërbim pastrimi me periodicitet 2 herë në javë, me 2 zonja në shërbimin tuaj për 2 orë pune në pastrim në familje ose 1 zonjë e përkushtuar nga stafi agjencisë për 4 orë shërbim pastrimi!  
  • 27000 lek shërbim pastrimi me periodicitet 3 herë në javë, 2 zonja në shërbimin tuaj për 2 orë intensive shërbimi pastrimi 
  • Ditën dhe orarin e shërbimeve e vendosni ju, sipas nevojës apo dëshirës suaj 

Shërbime kujdestarie për fëmijë me dado me kohë të plotë ose me orë punë : 

  • Nëse po mendoni që të vegjlit t’i kujdesni ndryshe ( jo në çerdhe, jo tërësisht nën tutelën e gjyshërve ) , duke punësuar një DADO ,  agjencia Ndihma + ju lehtëson në maksimum procesin e kërkimit, duke gjetur në bazë të kritereve tuaja, DADON më të mirë të mundshme  
  • Në të gjitha rastet kur mendoni se keni nevojë për pak kohë dedikuar vetes ose marrdhënies tuaj në çift ( fëmijët zgjidhni t’i kujdesni vetë ndërkohë ) dhe njëherësh nuk dëshironi të besdisni askënd në familje, që t’i mbikqyrë të vegjlit për 3-4 orë***,*** Ndihma + ju gjendet pranë me shërbimin ideal. Kujdestari për fëmijë me orë pune***, me*** zonjat më profesioniste të profilit  

Pra, NDIHMA + është agjencia juaj  e shërbimeve, ku mund të lehtësoni jetën tuaj me më shumë se 1 shërbim profesional për familjen!  

Jemi të lumtur t’ju shërbejmë me cilësi***,*** besueshmëri dhe profesionalizëm!  

Na kontaktoni  0693381880 / 0694607747 

Vizitoni faqen tonë web www.ndihmaplus.com 

Na dërgoni një e-mail në info@localhost

Le ta bëjmë shtëpinë tuaj vendin ku pushoni.

Na tregoni çfarë ju duhet dhe ju kthejmë përgjigje me çmimin brenda ditës.

E Hënë – E Shtunë · 08:00 – 18:00