Lodrat më të mira për vitin e parë të bebit tuaj.
Lodrat që mund ti merrni në konsideratë:
- Pasqyrë e sigurt e bebit
Shumë bebe e gjejnë mjaft interesante dhe argëtuese reflektimin e imazhit të tyre në pasqyrë.
- Lodër me muzikë
Për të qetësuar të qarën e fëmijës tuaj në orarin e gjumit.
- Lodra prej lecke
Janë ë thjeshta për t’u mbajtur, kanë një cilësi të mirë që u lejon bebeve të eksplorojnë me duart e tyre.
- Lodra zhvilluese
Mënyra të këndshme për të ndihmuar fëmijën të aftësitë e tij.
- Koha e fiskulturës
Vendosni lodrat ku fëmija juaj mund t’i arrijë lehtësisht dhe inkurajoni ata të lëvizin.
- Lodra që merren me vete
Lodra të vogla mjaftueshëm sa mund të futen në një çantë apo mund të lihen në makinë.
- Kafshë pelushi
Një kafshë pelushi u jep disa bebe një ndjenjë dashurie dhe sigurie
- Libra të lehtë
Janë shumë interesantë për fëmijët dhe i ndihmojnë ata që të eksplorojnë apo të luajnë.
- Kënd lojrash
Ushtime dhe stimulin për beben tuaj dhe një pushim i mezi pritur për ju.
- Sende që keni në shtëpi
Gota , tasa plastikë, ose gjëra prej druri mund të jenë disa lodra argëtuese.
Disa lodra shtesë për bebet 9-12 muaj
- Lodra që e ndihmojnë të eci
Jepini fëmijës tuaj një shans për të praktikuar të ecurën me pak ndihmë.
- Formë ndarëse
Vendosja e formës në vendin e duhur është një sfidë e vërtetë për fëmijën tuaj.
- Blloqe
Fëmijët e kanë shumë qejf të marrin gjëra dhe ti hedhin në tokë.
- Kove dhe lopatë
Mbushja me dhe hedhja në kovë është loja më e pëlqyer për këtë grup-moshë.
Këshilla:
- Çfarëdolloj gjëje që jeni duke luajtur me fëmijën tuaj, ndaloni kur shikoni që fëmija juaj është mërzitur ose lodhur. Kjo është mënyra e tyre për të thënë që kanë nevojë për një pushim.
- Për t’i mbajtur gjërat më interesante për beben tuaj, ndryshoni vazhdimisht lojën.