Detaje që ndikojnë në ditën e fëmijës suaj

Detaje që ndikojnë në ditën e fëmijës suaj

 

Fëmijët janë njerëzit më të dashur  në jetën tonë dhe koha e kaluar me ta, është koha më e çmuar.

Më poshtë po ju rendisim 12 mënyra  , që sipas psiko-terapistit Andrea Loewen Nair, prindërit mund të bëjnë për të ndikuar në rritjen e shëndetshme dhe lumturinë e fëmijëve të tyre.

  1. Gjeni 10-15 minuta kohë çdo ditë për t’i kushtuar fëmijës suaj vëmendje pa shkëputje.
  2.  Kujdes me fjalët që zgjidhni të thoni kur merrni kohë për veten. “Me zor po pres të bëj një banjë të ngrohtë” është shumë më mirë sesa “ Shyqyr që erdhe se më duhej një pushim nga fëmijët”.
  3.  Kur nuk mund të qëndroni me fëmijën, tregojini se çfarë do të bëni dhe pse është e rëndësishme.
  4. Bëjini fëmijës pyetje që e bëjnë të mendohet se kush është, për shembull “Çfarë muzike të pëlqen?” “me kë të pëlqen të kalosh më shumë kohë?” etj.
  5. Përqafojeni dhe putheni aq sa pranon fëmija juaj, për aq gjatë sa keni mundësi.
  6. . Shikojeni në sy fëmijën kur bashkëbisedoni me të.
  7. Krijoni një “pikë rilidhjeje” në fund të ditës. Gëzojuni momentit që po ri-shiheni pas kaq shumë orësh para se të filloni me pyetjet për shkollën apo kopshtin.
  8.  Mos u fokusoni te rezultatet më shumë sesa te ndjesitë që përjetoni kur e shihni fëmijën tuaj duke u përpjekur për të arritur rezultatet
  9.  Lërini mënjanë rregullat e vakteve të ushqyeshme ndonjëherë dhe lëreni fëmijën të zgjedhë çfarë të dojë për të ngrënë atë vakt.
  10.  Lëreni fëmijën të zgjedhë një lojë që do të luajë me ju dhe aktivizohuni me të pavarësisht se mund të mos iu pëlqejë.
  11.  Krijoni një “urë afeksioni”, diçka që do i kujtojë fëmijës se ju mendoni për të edhe kur nuk jeni me të. Mund të jetë një surprizë në kutinë e ushqimit ose një mesazh për fëmijët më të rritur.
  12. Hiqni çdo gjë nga dora kur fëmija kthehet nga shkolla apo kopshti. Merrni një sekondë kohë për t’i buzëqeshur dhe për ta përqafuar.

Burimi : www.todaysparent.com

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this