Oferta e muajit gusht për larjen e divanëve duke përfituar 50% zbritje në larjen e një dysheku tek, ka pasur një reagim shumë të mirë nga klientët.
Ndihma Plus ka vendosur që këtë ofertë ta përsërisë edhe për muajin shtator! 😀
Më poshtë po ju rendisim disa nga arsyet kryesore se pse duhet marr një shërbim profesional për larjen e divaneve dhe dyshekëve:
- Larja e dyshekëve…Pse?
Ne shpenzojmë mbi një të tretën e jetës sonë në krevat. Dhe është një fakt, që sado e pastër të jetë shtëpia jonë, dysheku pothuajse gjithmonë do të mbajë bakterie, kërpudha dhe mirimanga pluhhuri, të cilat do të jenë në nivele potencialisht të rrezikshme dhe të gjitha do të festojnë në lëkurën tonë. Mirimangat e pluhurit janë janë mikroskopike dhe ushqehen me lëkurën e vdekur që ka rënë nga trupi jonë ndërkohë që ne jemi duke fjetur.
Mirimangat e pluhurit banojnë edhe në shtëpitë më të pastra. Ato riprodhohen vazhdimisht dhe jetojnë në dyshekun tonë. Ato lëshojnë një kimikat, i cili quhet “guaninë”. Sipas studimeve guanine shkakton reaksione alergjike dhe probleme të tjera shëndetësore si : astma, dhimbje koke, tështitje etj. Mendohet, por nuk është e provuar ende që guanine ndikon në lodhjen dhe depresionin tone.
- Larja e divaneve… Pse?
Më të shumtën e kohës ne qëndrojmë në dhomën e ndenjtjes dhe konkretisht të divanët dhe kolltukët që kemi aty. Se sa shpesh një divan duhet të lahet, kjo varet nga shpeshtësia e përdorimit dhe kush është duke e përdorur. Fëmijët dhe kafshët shtëpiake kanë tendencën të jenë çrregullt, hedhin ushqim, krijojnë njolla, kafshët shtëpiake lëshojnë qime etj. Larja e kolltuqeve nga vet ju mund të heq disa njolla të vogla, por asnjëherë nuk mund të bëhet pastrim i detajuar- prandaj nevojitet shërbimi profesional i larjeve të kolltuqeve, divaneve
Cilat janë të mirat e marrjes së një shërbimi profesional për larjen e kolltukëve?
Divanet janë një investim i kushtueshëm dhe mirëmbajtja e tyre është diçka e nevojshme. Shpesh herë njerzit duan të kursejnë dhe ti lajnë vet, por kjo shkakton më shumë dëme. Ka disa arsye se përse duhet që të merret shërbimi profesional i pastrimit të divaneve dhe ato janë:
- Punohet me solucione të sigurta pastrimi- nuk kanë përmbajtje toksike, të cilat mund të ndikojnë te fëmijët apo kafshët shtëpiake
- Bëhet proçesi i larjes dhe i tharjes
- Punonjësit janë të trajnuar specifikisht për atë punë.
Për më shumë informacione mund të kontaktoni në numrin 069 33 81 880