Sipas një studimi të fundit, foshnjët e dallojnë kush është figura dominante në një situatë që kur janë 17 muajshe. Studiuesit u treguan 80 foshnjave video të situatave sociale mes personazheve dhe matën kohësgjatjen e vështrimit të tyre në situata ku personazhet fitonin një shpërblim. Ata vunë re se foshnjat shikonin më gjatë kur një personazh jodominant fitonte një shpërblim, fakt i cili tregon se ato e kanë perceptuar situatën si të habitshme kur një personazh jo dominant fiton.
Këto rezultate tregojnë se foshnjat mund të dallojnë shumë mirë kush është personi dominant në situata të caktuara sociale. Ky ka qënë rezultat i papritur për studiuesit. “ Kjo na tregon se fëmijët që në moshë të hershme perceptojnë situata në një nivel më të lartë konjitiv nga ç’kishim menduar. Ata janë të vëmendshëm dhe marrin parasysh koncepte shumë të sofistikuara”tha studiuesja Jessica Sommerville. “ Nëse në moshë të hershme ti shikon se personi dominant fiton më shumë gjëra, dhe kur rritesh e sheh këtë situatë dhe mendon se kështu është normalisht bota, kjo ndodh sepse këto lidhje situatash të janë paraqitur që në zhvillimin tënd të hershëm”.
Marrë nga: Prindër të Edukuar
Referenca: http://www.parents.com/toddlers-preschoolers/everything-kids/your-baby-knows-whos-the-boss-at-just-17-months-old/