Pastrimi i dritareve në shtëpi nuk është një punë shumë e thjeshtë. Sidomos nëse keni dyer shumë moderne ose dritare të mëdha, kjo sepse puna bëhet e rëndë pasi kërkon shumë energji dhe është gjithashtu e vështirë të pastrohet në pikat më të larta. Ekziston edhe problemi i vijave që formohen kur dritaret nuk pastrohen mirë ose në kohën e gabuar. Shpenzimi i kohës me këtë punë shtëpie është gjithmonë i papëlqyeshëm, veçanërisht pasi jeni marr me të dhe shikoni se xhamat janë të pastër por me vija
Në thelb ju duhet të filloni të pastroni dritaret përsëri , në të kundërt do të duken sërish të pista. Qëllimi i këtij artikulli është pikërisht të shpjegojë se si të pastroni dritaret pa lënë vija falë përdorimit të produkteve natyrore dhe disa këshillave praktike.
4 produkte natyrale dhe gjithmonë të gjendura në shtëpi, për të pastruar dritaret pa lënë vija
1. Alkooli dhe gazeta
Pavarsisht sa i lexoni gazetat e printuara ( që ngadal po zhduken ) armatosuni me to dhe alkool, të dy element që do t’ju ndihmojnë të pastroni mirë dhe pa lënë asnjë gjurmë vije në sipërfaqet e xhamit.
Pra, merrni faqet e vjetra të gazetës, lagini në gotën me alkool dhe filloni të fërkoni mirë e mirë dritaret. Kini parasysh se nëse nuk fërkoni mirë, duke i kushtuar vëmendje edhe tharjes së xhamit gjatë pastrimit, atëherë vijat do të shfaqen në përfundim të procesit. Dhe mundi juaj do të shkoj dëm, pasi nuk do të keni ende xhama të pastër.
Nëse dritaret janë shumë të lëna pas dore me pastrimin, një kalim i vetëm pastrimi, ka të ngjarë të mos jetë i mjaftueshëm për t’i bërë ato të shkëlqejnë përsëri.
2. Uthulla
Ju mund të përdorni uthull për të pastruar dritaret në mënyrë natyrale, duke hequr kështu papastërtitë dhe njëkohësisht duke dezinfektuar këto sipërfaqe. Lehtësoni procesin me një leckë mikrofibre. Zhyteni pecetën në uthull dhe filloni ta përdorni në të gjithë sipërfaqen. Pasi të keni mbaruar, përsëriteni procesin në anën tjetër të xhamit. Gjithashtu në këtë rast, mos harroni ta thani mirë sipërfaqen përndryshe tharja e uthullës vetëm do të krijojë vija.
3. Ujë dhe sodë buke
Përzierja e ujit dhe sodës së bukës, ju ndihmon të pastroni në mënyrë optimale dritaret e shtëpisë dhe më gjerë. Në fakt, kjo përzierje është gjithashtu e përsosur për shumë sipërfaqe të tjera. Për ta pastruar edhe më thellë dhe për t’i dhënë shtëpisë një erë të freskët dhe të pastër, shtoni 2 pika vaj aromatik në përzierjen tuaj, kjo përdoret gjithashtu për të pastruar mirë sipërfaqen dhe për të lënë një erë të këndshme. Zakonisht mentja ose trumza janë vajrat esenciale që përdoren dhe shkojnë më mirë në përzierjen midis ujit dhe sodës. Kini parasysh të përdorni 1 lugë sodë buke të tretur në 300 ml ujë, përfshi këtu edhe pak pika vaj aromatik për t’i dhënë dorën e fundit.
4. Ujë i distiluar dhe ilaç enësh
Mund të përdorni sapun për enët për pastrimin e dritareve në shtëpi. E dinit? Prandaj në një tas të vogël me ujë të distiluar shtoni një pikë ilaç enësh dhe përdoreni të gjithë masën për të pastruar dritaret. Edhe një herë ju mund të përdorni gazetat e vjetra për të pastruar dritaret dhe mos harroni të siguroheni që i keni tharë mirë.
Këshilla të dobishme për mbajtjen e dritareve të pastra
Më poshtë gjeni disa këshilla të dobishme që ju lejojnë të keni më shumë kontroll mbi pastrimin e dritareve të shtëpisë tuaj. Nëse zbatoni këto këshilla të thjeshta ju mund t’i mbani dritaret të pastra dhe për këtë arsye nuk duhet të humbni shumë kohë kur merreni me pastrimin e tyre.
a) Jo pastrimit të xhamave në ditët me diell
Mos i pastroni dritaret kur ato janë direct nën rrezet e diellit. Arsyeja është e qartë, nxehtësia përshpejton kohën e tharjes. Pra, është e vërtetë, xhamat në këtë mënyrë thahet më shpejt, por edhe vijat formohen më lehtë. Prandaj gjithmonë vendosni ti pastroni dritaret në orët kur dielli nuk shkëlqen me fuqi e nxehtësi të lartë.
b) Jo ujit të rubinetit
Uji është thelbësor gjatë pastrimit të shtëpisë. Por jo kur bëhet fjalë për xhamat dhe pasqyrat.
Pjesërisht sepse nuk keni nevojë për të, pjesërisht sepse uji i rubinetit përmban element të gëlqeres, ose nëse zona ku jetoni është mjaft gëlqerore, nuk duhet ta përdorni për pastrimin e dritareve. Më mirë se uji në shishe gjithashtu, është uji i distiluar.
c) Mbyllni grilat
Nëse dritaret tuaja bien nga një rrugë veçanërisht me lëvizje të lartë makinash ose këmbësorësh, mbyllni grilat në kohën e pikut. Në fakt, pluhuri vendoset në xhama dhe i ndot ato së pari. Prandaj mund të mbyllni grilat dhe të zgjidhni pjesërisht problemin e papastërtive. Natyrisht duhet t’i mbyllni edhe kur bie shi.
d) Pastroni grilat
Nëse grilat tashmë janë të pista, shiu do të bartë papastërtitë mbi dritaret që keni pastruar më parë, ndoshta edhe në të njëjtën ditë! Prandaj, përpiquni të mbani gjithmonë një rutinë të caktuar edhe për pastrimin e grilave. Kjo këshillë do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë kur të vij radha për pastrimin e xhamit!
e) Mos harroni të fshini pluhurat
Pluhuri është gjithmonë në akumulim dhe nëse nuk e fshini shpesh, larja e dritareve do te marr shumë kohë. Për më tepër, nëse spërkatjet e shiut arrijnë në sipërfaqen e xhamit, pluhuri do të ngjitet akoma më shumë. Prandaj, fshijeni plhurat në parvaze dhe grila në mënyrë të përsëritur.