Ju dhe zonja pastrimit : luftë apo paqe?

Ju dhe zonja pastrimit : luftë apo paqe?

Shërbimet e pastrimit konsiderohen gjithmonë e më shumë si një lloj aktiviteti sikletshëm dhe thuajse negativ. Ky status reth higjenës dhe mirambajtjes në familje, ka të ngjarë të jetë si ndjesi e trashëguar nga familja gjatë fëmijërisë, kur nëna më së shumti, në formë ndëshkimi, të vinte të pastroje vetë dhomën ose shtratin dhe tryezën e detyrave. Por sigurisht që ndjesia e pakënaqësisë që aktiviteti pastrimit të krijon dashur pa dashur lidhet edhe me një të vërtetë të madhe! Pastrimi shtëpisë është një punë e madhe, e lodhshme dhe shumë herë kuptojmë që nuk arrijmë të gjejmë kohën e duhur për ta përmbushur këtë përgjegjësi! Prandaj, kur arrihet kjo pikë dhe kushtet financiare ta lejojnë, duhet me patjetër të viheni në kërkim të një zonje që t’ju shërbej në pastrim në shtëpinë tuaj. Por sigurisht që nuk mund të punësoni gjithkënd, më përpara duhet t’i njihni zonjat që punësoni dhe të keni gjithë informacionin e duhur për të zgjedhur atë që ju përshtatet më mirë!

Pjesa më e vështirë, vjen më pas! Për të krijuar një marrdhënie të përsosur me punonjësen tuaj të pastrimit në shtëpi, Ndihma + ju rekomandon 6 këshilla kryesore :

  1. Tregohuni realiste! Supozojm që familja juaj përbëhet nga katër pjestarë ( partnerët dhe fëmijët ), dy qenë të mëdhenjë, një mace qimegjatë, një akuarium me peshq dhe një apartament gjigand, ku secili ka hapsirën e vetë! Patjetër që duhet të pretendoni që pastërtia dhe higjena të jenë në nivele maksimale, por e gjithë kjo nuk bëhet për 30 minuta! Kjo nuk është një pritshmëri realiste! Apo ju si familje jeni jashtëzakonisht të rregullt dhe nuk lini asnjëherë rrëmujë rrotull apo kujdeseni që kafshët tuaja shtëpiake të mos bëjnë shumë pisë vërdallë? Pra akuariumi peshqve pastrohet sistematikisht dhe qent nuk lejohen të hipin në kolltuk? Çfarë sugjerohet në këtë pikë është fakti që ju të diskutoni me zonjën e pastrimit rreth kohës që i nevojitet çdo ditë për tu marr me cilindo proces të mirëmbajtjes të ambientit tuaj familjar. Nëse ju e punësoni zonjën për t’ju shërbyer çdo ditë, për 8 orë, brenda mureve të shtëpisë, nuk mund t’i ngarkoni edhe pazaret apo ndonjë punë tjetër familjare që e angazhon edhe jashtë dhe më pas të pretendoni që gjithçka në shtëpinë tuaj të shkëlqej!
  2. Vendosni një linjë të caktuar detergjentësh pastrimi duke marr në konsideratë faktin e ndonjë alergjie të mundshme tek zonja që do t’ju shërbej me pastrimin. Në këtë pikë kujdesi dhe vëmendja, nuk duhet të jetë vetëm për zonjën e shërbimit, që do të jetë në kontakt të drejtëpërdrejtë me detergjentët pasi janë mjetet e saj të punës, por edhe në një interes më të gjërë, që ka të bëjë me anëtarët e familjes suaj. Kjo pasi ju vetë mund të jeni mësuar dhe pëlqeni një lloj të caktuar arome për rrobat ose një detergjent të caktuar për dyshemenë, që mund të rezultojnë të pakëndshme për fëmijët ose edhe të rrezikshme për shkak të alergjisë! Prandaj duhet të zgjidhni produkte pastrimi duke mbajtur në konsiderat çdo informacion rreth anëtarëve të familjes, zonjës që do t’i përdor dhe kafshëve shtëpiake në banesën tuaj!
  3. Mësoni si të zgjidhni një zonjë pastrimi ideale për familjen tuaj. Sigurisht që ju mund të kërkoni në rrethin tuaj më të ngusht fisnor ose shoqëror për t’ju sugjeruar për një zonjë që merret me këtë profil pune dhe është e gatshme / interesuar të punësohet në familjen tuaj! Por duhet të mbani në konsideratë disa faktor një herësh! Kur ju vendosni të punësoni një zonjë që ofron shërbime pastrimi, ju po fusni në shtëpin një të panjohur! Edhe nëse këtë person jua rekomandon një mik ose një teze, duhet të siguroheni se besueshmëria është në nivel shumë të lartë! Ndodh që në disa raste njerëzit sugjerojnë të tjerë njerëz  sepse janë në hall dhe dëshirojnë t’i ndihmojnë të punësohen, pavarsisht faktit që zonjat mund të mos jenë shumë të afta ose kanë një jetë me shumë probleme personale, që i pengon të jenë korrekte me shërbimin që synohet të ofrojnë kundrejt pagesës. Prandaj në këtë pikë, zgjidhje e zgjuar do të ishte t’i drejtoheshit një agjencie si Ndihma +, përshembull! Agjencitë që merren me profile ndërmjetësimi ose shërbime pastrimi, janë të organizuara, koordinuara, të ligjshme, të përgjegjshme dhe rrjedhimisht janë shumë profesional prandaj mund t’ju ofrojnë disa alternativa. Alternativa për ndërmjetësim punonjëse pastrimi, kërkimin, intervistimin dhe verifikimin e realizon Ndihma + ose Ndihma + ju lehtëson jetën me abonime pastrimi mujore, me staf profesional dhe kontratë ligjore shërbimi! Ju thjeshtë duhet të zgjidhni!
  4. Tregohuni e qartë që në fillim. Që do të thotë se nëse ju jeni një njeri jashtëzakonisht i fiksuar me pastërtinë dhe dëshironi që zonja që merr përsipër shërbimin ta pastroj shtëpinë tuaj çdo ditë në atë nivel sikur do t’i duhet të kaloj gjithkund me një furçë dhëmbësh, duhet të siguroheni që ajo e kupton shumë mirë nevojën tuaj dhe është dakort me gjithë pritshmërit! Pra nëse ju e keni të nevojshme që tualetet e shtëpisë tuaj të lahen me themel çdo ditë, çarçafët e çdo dhome të ndërrohen çdo ditë, xhamat lahen çdo ditë ose të paktën t’ju kalohet çdo ditë një dorë e lehtë, duhet ta specifikoni të gjithë këtë pritshmëri dhe të siguroheni se zonja që e merr përsiper ka kapacitet fizik për ta përballuar punën. Por edhe nëse nuk jeni ekstremiste në çështjen e pastrimit por gjithsesi keni pretendime të tipit që fshesa dhe lecka i kalohet shtëpisë çdo ditë dhe një herë në javë bëhet një pastrim me themel, duhet sërish t’ja bëni të qartë zonjës që në fazën e parë të intervistimit duke pritur feedback dhe duke u përpjekur të kuptoni edhe pritshmëritë e saj apo mënyrën se si ajo e organizon punën si profesioniste!
  5. Zonjat që merren me shërbime pastrimi janë gjithashtu zonja të nderuara dhe me dinjitet! Kjo duhet të jetë diçka logjike! Fakti që disa zonja zgjedhin me ose pa dëshirë, për shkak të kushteve apo vështirësive të jetës të profilizohen në punë dhe shërbime pastrimi, që konsiderohen si punë krahu dhe të vështira, pa nevojë për arsimim apo njohuri të veçanta, nuk do të thotë se ato meritojnë të trajtohen pa respekt apo si skllave brenda ambientit tuaj familjar! Koncepti dhe mendësia e skllavërisë janë ndaluar që në 1865! Nëse ju zgjidhni të merrni një shërbim kaq të dedikuar në shtëpinë tuaj, pavarsisht se zonja është në pronën tuaj private, ajo nuk është orendi dhe as pronësi juaja! Resperktoni dinjitetin e saj dhe mos përfitoni nga pozicioni punës në të cilin gjëndet! Nëse ju bini dakort që në fillim të marrëveshjes për shërbime pastrimi, nuk duhet ta shfrytëzoni më tej duke i lënë në ngarkim edhe fëmijët përshembull (mund të ketë shumë kohë të lirë, në rastet kur mbaron punët ! Gjithashtu kini parasysh se nëse ju keni kaluar një ditë të keqe në punë ose mendja ju gëlon nga 101 problematika personale, duhet të mos i shfryni zonjës që ju shërben. Nuk jua ka për borxh dhe as për detyrë të shndërrohet në target shfryrje stresi! Sigurisht që po e paguani, por sigurohuni të merrni prej saj vetëm atë pjesë për të cilën po e paguani! Mos shfrytëzoni!
  6. Është elementi më parësor dhe elementar për çdo marrdhënie të sukssesshme në cilindo profil! Nëse ju jeni e kënqur me shërbimin e saj, vëreni në dijeni! Nëse ju keni një kritik në lidhje me një mangësi ose pjesë të lënë pas dore në shërbim, vëriani në dukje me mirësjellje, pa e mbartur dhe akumuluar! Nëse ju mendoni se zonja po shërben siç duhet dhe jeni e kënaqur por do dëshironit që ajo t’i bënte disa gjëra më ndryshe, uluni dhe diskutoni, argumentoni dhe shpjegojani përse dhe si duhet të veproj për një proces pune të caktuar! Përshembull ajo nuk e lan furrën aq mirë sa duhet! Nëse ju keni mirësinë të flisni me zonjën tuaj të pastrimit duke i treguar pritshmërit, ajo do të ndjehet më e sigurtë në çfarë pritet të bëj dhe sigurisht që do të jetë mirënjohëse në formën e komunikimit tuaj, madje deri në atë pikë, sa mund të mos ketë nevojë edhe për motivim monetar ( bakshishe ).

Mbani parasysh idenë se punësimi një zonje pastrimi në familje është çështje marrdhënieje që duhet ndërtuar, si çdo formë tjetër marrdhënieje! Prandaj nëse ju jeni të hapur, të komunikueshme dhe të respektueshëm në mundësinë e punësimit që ofroni, të njëjtët element do të gjeni edhe nga zonja që zgjidhni për t’ju shërbyer!

 

 

Previous Next
Close
Test Caption
Test Description goes like this